Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu është shprehur se me çmimoren e re të Trafikut Urban qytetarët mund të udhëtojnë pa limit me 80 cent në ditë. Duke bërë thirrje që të mos përdoren veturat, Sahatçiu ka njoftuar se nëse blini një biletë 80 cent, atëherë mund ta përdorni sa herë të doni brenda 24- orëve, po ashtu edhe në linja të ndryshme.“Lëre veturën në shtëpi. Nise ditën sot me biletë ditore. Me vetëm 80 cent, bleje biletën ditore, ruaje atë dhe udhëto pafund sa herë që ke nevojë brenda 24 orëve në linjat e Trafiku Urban Prishtinë. Çdo ditë, shumica e 35,000 udhëtarëve ditor të Trafikut Urban përdorin autobusin dy herë brenda një dite (vajtje-ardhje). Për këto dy udhëtime, deri më 31 janar janë paguar 80 cent për dy bileta. Në rastin më të keq, nëse për të bërë një rrugë nga puna e deri në shtëpi dhe anasjelltas është dashur të ndryshohet linja, janë paguar edhe 80 cent të tjera për dy bileta shtesë. Tashmë me 80 cent të njejta këta udhëtarë mund të enden pa limit në linja e pa shpenzuar shtesë në 24 orë”, ka shkruar Sahatçiu në Facebook.
Data 04.11.2026
Aktuale
- Klinika për Sëmundjet e Fëmijëve: Sigurohet terapia “Trikafta” për 126 pacientë me fibrozë cistike
- VLEN: Rritja e pagave vazhdon, 10 për qind për Armatën
- Universiteti i Tetovës zgjeron bashkëpunimin ndërkombëtar me Universitetin Sapienza të Romës në fushën e arkitekturës
- “Safe City” zgjeron kontrollin: Kamerat do të jenë edhe në automjetet e policisë, shoferët nën vëzhgim edhe në lëvizje!
- Dhuna në familje nuk ndalet, burri sulmon gruan në Berovë
- Deri më 30 nëntor, qytetarët pritet t’i marrin paratë për tre muajt e fundit nga “TVSH-ja Ime”
- Marta Kos “godet” Ramën: Kusht liria e medias dhe gjyqësori i pavarur. Në qendër të reformave duhet të jetë shteti i së drejtës!
- Në Selanik arrestohet një burrë i cili kërkohej me urdhër arresti ndërkombëtar për vjedhje të rëndë në Maqedoni



