Prokuroria e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka hedhur poshtë padinë e kryetarit të komunës së Tetovës, Bilall Kasami ndaj ish kryetares, Teuta Arifi për shpërdorim të detyrës. Kasami tha se refuzimi i padisë është rezultat i zgjedhjes së Islam Abazit në krye të prokurorisë për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kasami tha se për këtë rast ka informuar të gjitha ambasadat e huaja në vend dhe se për luftimin e korrupsionit nevojitet ndërhyrje më agresive nga SHBA-të. “Sikur për ironi të fatit, ditën e premte, javën që kaloi nga Prokuroria për Krim të Organizuar na erdh përgjigja…
Author: Hamdi Kumanova
Kjo qeveri, kampione e skandaleve, tenton që të njëjtat t’i relativizojë dhe t’i dërgojë në harresë. Është kjo një praktikë disavjeçare e cila dëmton shumë qytetarët dhe imazhin e institucioneve publike. Sistemi shëndetësor po përjeton grushtime të njëpasnjëshme dhe rëndohet edhe më shumë funksionimi i saj si një ndër fushat më të rëndësishme në shoqërinë njerëzore, ndërsa Qeveria nuk ndërmerr asnjë hap konkret për zbardhjen e aferave të shumta. Klinika Universitare e Onkologjisë qe disa muaj dridhet nga afera e keqpërdorimit të ilaçeve, të cilat në emër të pacientëve të vdekur u aplikohen pacientëve privat dhe kështu në mënyrë të…
Ministria e Punëve të Brendshme informoi se janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme në lidhje me denoncimet e sotme nga shkollat në Shkup dhe Bankën Popullore, të cilat kanë marrë mesazh në adresën elektronike me kërcënim për vendosjen e mjetit shpërthyes, dhe është konstatuar se bëhet fjalë për alarme të rreme. “Menjëherë pas marrjes së kallëzimeve, nga nëpunësit e policisë janë ndërmarrë masa për evakuimin e sigurt të objekteve, ndërsa janë kryer edhe kontrolle të hollësishme nga ekipet për kontrolle antiterroriste dhe bëhet fjalë për alarme të rreme”, kumtuan nga MPB-ja.
Sekretari i Këshillit të Qytetit të Shkupit, Zoran Gligorov në konferencën e sotme i bëri thirrje Ministrisë për Punë të Brendshme që të ndërmerr masat e duhura për t’iu mundësuar qytetareve lëvizjen e lirshme. Sipas tij nuk ka ngecje në punën e NQP-së, por ngecje dhe tollovi shkaktojnë bllokadat e transportuesve privat. “Nga ana e Qytetit të Shkupit janë ofruar disa zgjidhje, por janë hedhur poshtë nga pala tjetër. Dua të theksoj se nuk ka ngecje për shkak të NQP-së por për shkak të bllokadave të cilat kanë prapavijë politike. Andaj i bëjmë thirrje MPB-së që të ndërmerr masa sepse…
Një ditë pas samitit BE-Ballkani Perëndimor të zhvilluar në Tiranë, kryeministri Edi Rama, presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç po marrin pjesë në sesionin e diskutimit në Bruksel rreth samitit historik të mbajtur në vendin tonë. Gjatë fjalës së tij, Pendarovski është shprehur se dëshiron të shikojë nëse Bashkimi Europian pas luftës në Ukrainë do ta ketë sërish vëmendjen tek Ballkani Perëndimor. Stevo Pendarovski: Evenimenti kryesor ndodhi në verë kur hoqëm bllokadën nga një anëtar i BE që na e kishte ndalur këtë ecuri për në BE. Më pas…
Studentët e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tetovës, të udhëhequr nga prodekania për arsim, Doc. Dr. Vjollca Hasani Limani, Doc. Dr. Elsana Aqifi dhe profesori Arben Halili, realizuan vizitë studimore në Kompaninë “Vezë Sharri” në Tetovë, ku u pritën nga drejtori i përgjithshëm i kësaj kompanie, Abdulezel Dogani. Fillimisht, përfaqësuesi i kompanisë i njoftoi studentët me historikun e kompanisë, hapat e zhvillimit dhe zgjerimit të biznesit, deri te linjat e reja të prodhimit të bioenergjisë. Pastaj, ai foli edhe për procesin e zgjerimit të kompanisë, i cili ka ardhur si rezultat i angazhimeve të vazhdueshme për të tejkaluar sfidat që…
Ish drejtori i spitalit klinik të Tetovës, Florin Besimi ka përshëndetur fillimin e procesit gjyqësorë për rastin e djegies së spitalit modular në Tetovë, përcjell TV21. I akuzuari Besimi thotë se procesi do t’i mundësojë që sa më shpejt të dëshmojë pafajësinë e tij në këtë rast. “Ky fillim i procesit për mua është shumë i rëndësishëm për shkak se kjo për mua do të thotë mundësi për dëshmimin e pafajësisë time lidhur me ketë rast tragjik! Atë që pres nga ky proces gjyqësor është mundësimi i paraqitjes së të gjitha dëshmive materialë por dhe dëshmitarëve të cilët pa asnjë…
Është shtyrë sërish seanca gjyqësore për zjarrin në spitalin modular të Tetovës, seanca e radhës do të mbahet më 27 dhjetor. Seanca shtyhet për shkak të dëshmive të pa mjaftueshme nga prokuroria pasi avokatët kërkuan një gjë të tillë. Deri më tani janë anuluar disa seanca për këtë çështje ndërsa gjykimi për spitalin modular nisi më 6 shtator. Në seancën e kaluar më 8 nëntor, gjyqtari Jordan Velkovski e shtyu shqyrtimin për sot (7 dhjetor) për shkak se njëri nga të akuzuarit nuk kishte mbrojtës. Ndryshe nga zjarri në Spitalin e Tetovës më 8 shtator 2021 humbën jetën 14 persona…
Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se mbrëmë ka privuar nga liria 41 vjeçarin A.A. nga Tetova me qëndrim të përkohshëm në Gostivar i cili akuzohet për dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shkruan Alsat. “Zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, dje mbrëma (06- dhjetor) rreth orës 22:30 në Gostivar e kanë privuar nga liria personin A.A. (41) nga rrethina e Tetovës me qëndrim të përkohshëm në Gostivar, i cili paraprakisht ishte raportuar nga bashkëshortja e tij e pakurorëzuar se e kishte sulmuar fizikisht. Pas dokumentimit të plotë të çështjes ndaj tij, do të vijojë një…
MPB njofton se gjatë ditës së sotme, respektivisht menjëherë pas mesnatës në vendkalimin kufitar ”Dojrani i Vjetër” policia ka parandaluar kontrabandë të cigareve nga Greqia, përcjell TV21.MPB njofton se cigaret janë kapur në një veturë me targa të Malit të Zi që po drejtohej nga një shtetas i Greiqsë. “Gjatë kontrollit të automjetit të pasagjerëve ”audi A8” me targa regjistrimi të Malit të Zi, i drejtuar nga S.P. (66) nga Republika e Greqisë, në vende të posaçme, të ndara, janë gjetur 1.250 pako të cigareve për të cilat nuk ka poseduar dokumentacion. Automjeti dhe cigaret janë sekuestruar nga ana e…
Këshilli drejtues i Akademisë së Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Publikë pritet të zgjedhë drejtorin e ri në mbledhjen e sotme pasi tentativa paraprake gjatë verës dështoi, transmeton Portalb.mk. Anëtarët e Bordit drejtues do të duhet të zgjedhin ndërmjet tre kandidatëve të cilët kanë aplikuar në shpallje, përkatësisht drejtoreshës së deritanishme Natasha Gaber-Damjanovska e cila ka aplikuar për mandat të dytë katërvjeçar, gjyqtarit të Gjykatës Themelore Penale Shkup Nenad Saveski dhe gjyqtarja e Gjykatës Themelore Civile Shkup Emilia Shopar- Jovanova. Në shpalljen paraprake gjatë verës, nga të paraqiturit aktual vetëm Gaber-Damjanovska kishte paraqitur kandidaturë. Kundër-kandidatja e saj ishte gjyqtarja Olja Ristova nga…
Maqedonia e Veriut nuk do t’i vendosë viza Kosovës, kështu deklaroi sot ministri i Punëve të Jashmte, Bujar Osmani, transmeton TV21. Osmani tha se bëhet fjalë për gabim të Komisionit Evropian, i cili është përmirësuar ndërsa theksoi se përkundrazi po tentohet që të implementohet “one stop shop” nëpër pikat kufitare me Kosovën, që mos të krijohen kolona të gjata dhe qytetarët të qarkullojnë lirshëm. “Është gabim i Komisionit Evropian. Vendosja e Kosovës në listën e vendeve me të cilat duhet të kemi regjim vizash është lëshim i cili është rishikuar nga ana e Komisionit Evropian, asnjëherë nuk ka kaluar nëpër…

