Shpifjet dhe trillimet e fundit të VMRO-DPMNE-së dhe kreut të saj Hristian Mickoski ndaj ASh-së, nuk kanë asnjë motiv tjetër, pos hakmarrjes, pasi Aleanca për Shqiptarët zbuloi skandalin korruptiv në një tender publik me vlerë prej 12 milionë euro që çon deri te Mickoski.
Bëhet fjalë për blerjen abuzive të një sistemi për identifikim biometrik të votuesve që asnjëherë nuk ka funksionuar e që Krenar Lloga, anëtari i KShZ-së i propozuar për Ministër të Drejtësisë, e zbuloi dhe denoncoi në Komisionin Antikorrupsion dhe në organet e drejtësisë.
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Revizioni Shtetëror tanimë kanë hapur lëndë për këtë rast korruptiv të partisë së Mickoskit, ndërsa janë informuar edhe ambasadat në vend.
VMRO-DPMNE ka një të kaluar të gjatë kriminogjene dhe korruptive nën udhëheqjen e Gruevskit nga i cili, Mickoski si i mbrojturi i tij në krye të VMRO-së nuk është distancuar asnjëherë, qoftë edhe sa i përket narrativit shovinist apo metodat korruptive.
Për detajet e këtij skandali ju përcjellim dokumentin dhe videon nga diskutimet në KShZ ku u denoncua skandali.
Data 12.07.2025
Aktuale
- Tronditës: Bllaca zbulon marrëveshjet sekrete me prokurorin serb për dëshmitë kundër UÇK-së
- Aksident në autostradën “Tiranë-Durrës”! 18-vjeçari humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga! Vdes pasagjeri 19-vjeçar, plagoset shoferi dhe një tjetër
- YouTube merr një vendim të rëndësishëm – çfarë po zhduket nga skena e video përmbajtjes
- Hetimi i Turqisë ndaj Spotify për fyerje të besimeve fetare dhe irritime ndaj Zonjës së Parë
- “Naimi e ka tradhtu Liridonën, ajo e ka kuptu rastin”, avokati i familjes Ademaj tregon rastin që çoi në telashet e para mes çiftit
- ‘Vorbull’ në Policinë e Shtetit, ndryshime emrash në disa komisariate të vendit
- Saliu: 50 milion denarë shtesë në buxhet për mbështetjen e personave me aftësi të kufizuara
- Gjuha e trupit: Si të kuptojmë domethënien e kërcitjes me gishta gjatë bisedave