Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, në një konferencë për media të enjten, ka komentuar letrën e sekretarit Antony Blinken, drejtuar presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me rastin e Ditës së Shtetësisë. Sekretari Blinken është, në thelb, optimist”, tha Price. “Unë mendoj se duhet të jeni optimistë nëse do të jeni në biznesin e diplomacisë”, vuri në dukje ai. “Është ajo që na motivon, mendoj, shumë prej nesh duke e ditur se përmes angazhimit të SHBA-së, përmes udhëheqjes amerikane në skenën botërore, ne kemi një mundësi për të ndryshuar botën për mirë, për ta lënë botën pak më…
Author: Hamdi Kumanova
Aksident me katër persona të plagosur, mes tyre edhe dy punonjës policie, ka ndodhur sot në të gdhirë në Tiranë, raporton noa.al. Ngjarja ndodhi sot në mëngjes rreth orës 05:15, te ura e “Vasil Shantos”, ku janë përplasur dy automjete. Aksident me katër persona të plagosur, mes tyre edhe dy punonjës policie, ka ndodhur sot në të gdhirë në Tiranë, raporton noa.al. Ngjarja ndodhi sot në mëngjes rreth orës 05:15, te ura e “Vasil Shantos”, ku janë përplasur dy automjete. Në aksident u përfshinë automjeti tip “Skoda” i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 2 me drejtues…
Komisioni Evropian ka propozuar sanksione të reja ndaj Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë, që do të preknin mallrat në vlerë prej 11 miliardë eurosh dhe do të shënjestronin prodhuesit e dronëve në Iran. Shefja e KE-së, Ursula von der Leyen, tha se shpreson që të 27 shtetet e Bashkimit Evropian do të pajtohen për paketën e re, që është pjesë e sanksioneve të përbashkëta me grupin G7, në përvjetorin e parë të nisjes së pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt. “Ne po shënjestrojmë industrinë e mallrave që Rusia ka nevojë, e të cilat mund të…
Albanian Gashi ia kthen Kurtit: U zbehe, u sarrakuqe, veç për një fjalë që ta thashë 13/02/2023 | 15:53 Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i ka replikuar kryeministrit Albin Kurti, i cili e konsideroi të papjekur deputetin, pasi tha se po e ndërpriste. Gashi tha se Kurti “është personi që lëshon më së shumti fjalë gjatë diskutimeve” dhe se fjala “dobët”, sipas tij, “e tronditi kryeministrin”. “Ajo çka e tronditi kryeministrin dhe e humbi kontrollin ishte veç një fjalë: dobët. Ja po ta them publikisht. Dhe u zbehe, u sarrakuqe, u çorientove, e humbe kohën, veç për…
Një foshnjë siriane jetime e lindur nën rrënojat e shtëpisë së saj të shembur pas tërmetit të javës së kaluar është zhvendosur në një “lokacion të sigurt” nga një autoritet shëndetësor. Drejtoria e Shëndetësisë Afrin mori masën paraprake për të mbrojtur vajzën, Aya, nga rrëmbimi i mundshëm dhe mashtrimi i birësimit, tha një burim për BBC. Të hënën, pati një incident të dhunshëm në spitalin në rajonin e opozitës ku ajo po trajtohej. Kreu i drejtorisë së shëndetësisë, mjeku Ahmad Hajj Hassan, mohoi pretendimet në mediat sociale se ishte një përpjekje e dështuar për të rrëmbyer Aya. “Akuzat për rrëmbim…
Kryetari i PD, Sali Berisha, ftoi qytetarët t’i bashkohen protestës së opozitës në datën 3 mars. Edhe pse 3 marsi është dita kur gjykata e apelit do të vendosë për fatin e logos dhe vulës së PD, Berisha gjatë mbledhjes së grupit deklaroi se opozita do të protestojë kundër kryeministrit Rama. SALI BERISHA KRYETAR I PD “Theksoj se protesta ka vetëm një objektiv: Edi Ramën, Edi Ramën, Edi Ramën. Nuk ka të bëjë as me gjykatën, as me institucionet e tjera.” Berisha u shfaq i bindur se në 3 mars, gjykata do të vendosë në favor të…
Në Universitetin e Tetovës, Shoqata Aksionare ESM sot ka bërë ndarjen e bursave për pesë studentë të Universitetit të Tetovës. Studentët, Eliza Shabani, Alketa Abduli, Edon Fejzullahi, Arti Ademi dhe Harbin Useini bursat i pranuan nga Drejtori i përgjithshëm i SH.A. – ESM, Mr. Vasko Kovaçevski, Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti dhe zv. Drejtori i SH.A. – ESM, Prof. Dr. Imer Zenku. Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti i falënderoi drejtuesit e SH.A. ESM për bursat, të cilat sot edhe zyrtarisht ua ndanë studentëve tanë, duke shtuar se ky bashkëpunim mes dy institucioneve…
I pari i qeverisë ka folur për gjashtë parimet e shprehur për Asociacionin. “Ato gjashtë parime mundësojnë që Asociacioni të mos jetë monotetnik dhe në përputhje me Kushtetutën, si dhe të ketë reciprocitet të të drejtave, strukturat ilegale duhet të shuhen e çarmatosen në veri. Në fillim të nëntorit ka pasur urdhër direkt për ç’integrim nga Beogradi”, tha Kurti. “Unë jam kryeministër edhe i serbëve në Kosovë. Dhe këtë duhet ta pranojë Beogradi”, shtoi kryeministri. Për propozimin e BE-së, që në opinion njihet si plani franko-gjerman, Kurti tha se është i pranueshëm dhe bazë e mirë për diskutime të mëtutjeshme. “Është sjellur…
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dhe Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punonjësve Mediatik i ftojnë të gjithë profesionistët e medias në një marsh protestues të premten (17.02) që do të nisë nga Qeveria e RMV-së deri para Kuvendit, ku të bashkuar do të shprehim pakënaqësinë tonë për sulmet ndaj gazetarëve, fyerjet dhe poshtërimet nga politikanët, konkurrenca e pandershme, kushtet e pasigurta në të cilat punojnë gazetarët, gjendja e keqe socio-ekonomike. Gjatë marshimit do të dërgohen mesazhe nga përfaqësuesit e SHGM-së dhe SPGPM-së, ndërsa kërkesat e mëposhtme do t’i dërgohen Qeverisë dhe Kuvendit. – Miratimi urgjent i ligjeve të rëndësishme…
Kur Rusia sulmoi Ukrainën një vit më parë aleatët e saj refuzuan të dërgonin ndihmë ushtarake. Ndërsa pushtimi u bë më brutal, vendet perëndimore ndryshuan qëndrim. Sipas Defense News janë pikërisht këto luhatje të dërgesave që e bëjnë këtë konflikt të paparashikueshëm. Tanket perëndimore dhe mekanizmat e ngjashëm do të mbërrijnë në fushat e betejës në Ukrainë në pranverë. Si Kievi ashtu edhe Perëndimi kanë shpresa të mëdha për këto automjete, por shumë analistët nga Defense News thonë se lufta në Ukrainë ka të ngjarë të zgjasë disa vjet, duke u kushtuar të dyja palëve shumë jetë njerëzish dhe kosto kolosale.…
Rusia pretendon se trupat e saj kanë avancuar në lindje të vendit, duke thyer mbrojtjen në dy zona të fortifikuara në rajonin e Luhansk, ndërsa Kievi kërkon me urgjencë furnizime të reja me armatime. Kremlini ka intensifikuar sulmet rreth Ukrainës lindore dhe jugore gjatë javëve të fundit, mes paralajmërimeve të Kievit dhe Perëndimit për një ofensive të re madhore nga trupat pushtuese.Rusia ka përqendruar përpjekjet kryesore në qytetin e Bakhmut, në rajonin e Donjetsk. Presidenti Zelensky e përshkroi situatën atje si tejet të vështirë dhe tha se po luftohej për çdo metër territor. “Situata në frontin e luftës, veçanërisht në…
Humbja minimale e PSG në “Parce des Princes”, edhe nëse nuk e bën të pamundur, sigurisht që e kthen në “malore” kalimin e turit për francezët, të cilët do të duhet të fitojnë në “Allianz Arena” ndeshjen e kthimit. Pas ndeshjes, vëmendjen e tërhoqën deklaratat e Mbappe, ndër të cilat jo pak lexuan mes rreshtave “shigjeta” ndaj shokut të skuadrës, Neymar. “Ishim në disavantazh, por i krijuam probleme Bayern. Do të shkojmë atje për t’u kualifikuar. Ne kemi punuar ditë e natë, lojtarët tanë duhet të jenë në gjendje të mirë për ndeshjen e kthimit. Duhet të ushqehen dhe të…

