Aksident me katër persona të plagosur, mes tyre edhe dy punonjës policie, ka ndodhur sot në të gdhirë në Tiranë, raporton noa.al.
Ngjarja ndodhi sot në mëngjes rreth orës 05:15, te ura e “Vasil Shantos”, ku janë përplasur dy automjete.

Në aksident u përfshinë automjeti tip “Skoda” i Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 2 me drejtues Inspektor B. M., 31 vjeç, dhe automjeti tip “BMW” me drejtues shtetasin N. B., 36 vjeç.
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve.
Por gjithashtu janë plagosur edhe pasagjerët, shtetasi G. N., 38 vjeç, që ndodhej në automjetin tip “BMW” dhe punonjësi i Patrullës së Përgjithshme Inspektor J. B., 22 vjeç, që ndodhej në automjetin tip “Skoda”.
Të dëmtuarit ndodhen në spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Të dy drejtuesve të mjeteve, iu është bërë testi i alkoolit, dhe ka rezultuar që asnjëri prej tyre, nuk kishte konsumuar pije alkoolike.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit. /noa.al