Ansambli Shtetërorë i Këngëve dhe Valleve sot me rastin e 15 vjetorit të pavarësisë së Kosovës i dhuroi kreut të BDI-së Ali Ahmeti një bust. Busti është realizuar nga profesori Xhelil Rufati, ndërsa kreu i integristëve komentoi veprën me fjalët: “Faleminderit, faleminderit shumë, po si herët me buste kështu”, tha Ahmeti.
Author: Hamdi Kumanova
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se sot në adresat elektronike të 12 shkollave në Shkup është dërguar kërcënim për mjet shpërthyes. Nga MPB thonë se policia po merr masa për evakuimin e sigurt të njerëzve dhe po vijojnë kontrollet antiterror dhe po merren masa për zbardhjen e rasteve. Edhe dje kishte denoncime për bomba, ndërsa rezultuan të rrejshme.
Më datë 16.02.2023 në ora 10:17 në SPB Shkup është raportuar se në një bastore në rrugën “Kemal Sejfula” në Shkup, një person ka kanosur të punësuarin duke marrë kështu paratë nga qarkullimi ditor. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
Deputeti i Ukrainës, Oleksiy Goncharenko, që u bë promovuesi i pavarësisë së Kosovës në vendin e tij, sot ka uruar kosovarët për ditën e tyre. Ai tha se Ukraina është ende në rrugën për ta njohur pavarësinë e Kosovës, por se do të bëjë gjithçka mundet për ta bërë të mundshme këtë. “Ju keni një vend të mrekullueshëm dhe njerëz të mrekullueshëm! Ukraina është ende në rrugën e njohjes së pavarësisë së Kosovës, por unë po bëj gjithçka që kam në dorë për ta afruar këtë moment”, ka shkruar ai në Twitter.
Në një fabrikë në Slloveni ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm, i cili i ka marrë jetën një personi. Në zonën e Vrhnikës, një shpërthim i fortë është dëgjuar në një fabrikë që prodhon mjete piroteknike. Policia ka konfirmuar se nga incidenti ka humbur jetën një grua, ndërsa dy meshkuj janë plagosur rëndë. Të lënduarit janë dërguar në Qendrën Klinike të Lubjanës për trajtim të mëtejme, raporton N1. Për momentin, një zonë e gjerë rreth shpërthimit është e rrethuar prej forcave policore ndërsa zjarrfikësit po mundohen të shuajnë zjarrin. Ndryshe, zyrtarët e drejtësisë kanë nisur tashmë hetimet dhe më vonë…
Në periudhën e ardhshme do të formohet një grup pune i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Ekonomisë, Asociacionit të Energjisë së Maqedonisë (AEM), Komisionit Rregullativ për Energji (KRE) dhe institucioneve përkatëse në fushën e energjetikës, i cili do të punojë në krijimin e legjislacionit të ri që do të hapë mundësinë e ruajtjes së energjisë elektrike nga burime të rinovueshme, tha ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi pas takimit të sotëm me kryetarin e AEM, Koço Angjushev dhe kryetarin e KRRE-së, Marko Bislimoski. Në takim morën pjesë edhe përfaqësues nga MEPSO dhe EVN. Do të formohet grup pune që do…
Beqirin? I kam thënë që e kam njohur në burg. Më pas gjatë debatit, Ardiani më është drejtuar me fjalët vrasjen do ta bësh ti. U tremba se në makinë ishte dhe një person tjetër që nuk e njihja.” Bashkëpunëtori i Drejtësisë rrëfeu se dy ditë përpara ngjarjes bashkë me Olsi Lekun shkuan për të pirë kafe në shtëpinë e Gentian Beqirit. Ndërsa ditën e krimit së bashkë me shokun e tij, Bardhi tregoi se ishin të veshur me kapuç, paruke kaçurrela bjonde e syze dhe të dy ishin nën efektin e drogës dhe alkoolit. Menjëherë pasi…
Në ditën kur shteti i Kosovës feston 15-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë nuk kanë munguar as urimet nga përfaqësues më të lartë të shteteve mike.Por për të njohur më shumë këtë datë historike do të keni mundësinë të lexoni 11 fakte, që pak kush mund t’i dinte për Pavarësinë e Kosovës.Fakte mbi 17 shkurtin:-Me rastin e 15-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ju sjellim 6 fakte rreth ditës historike të 17 shkurtit 2008.-Pavarësia e Kosovës është shpallur më 17 shkurt 2008, në orën 15:39 minuta.-Dizajnues i flamurit dhe i stemës së Kosovës është Muhamer Ibrahimi.-Të parët që nënshkruan deklaratën e pavarësisë…
Marina Jankina, funksionare e lartë në Ministrinë e Mbrojtjes të Rusisë ka ndërruar jetë pasi që është rrëzuar nga kati i 16-të në ndërtesën ku ka jetuar në Shën Petersburg, njoftuan mediat lokale. 57-vjeçarja e ka udhëhequr Sektorin Rrethin Ushtarak Perëndimor, i cili është një prej pesë sektorëve në kuadër të forcave të armatosura ruse, shkruan “Daily Beast“, transmeton Portalb.mk. Policia e ka gjetur trupin e saj në afërsi të ndërtesës, ndërkaq lëndët dhe dokumentet e Marinas janë gjetur në ballkon të katit të 16-të. Komiteti hulumtues rus hapi hetim për vdekjen e Marinas, ndërkaq konkluza e parë është se…
Çmimi i gazit natyror në Evropë më 17 shkurt ka rënë nën 50 euro, për herë të parë në pothuajse një vit e gjsmë.Çmimi i gazit standard në Dutch TTF ra në 48.775 euro për litër. Ky nivel i çmimit për herë të fundit kishte qenë në gusht të vitit 2021, që i bie se është pothuajse shtatë herë më i ulët sesa çmimet e larta për gaz që ishin pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës pothuajse një vit më parë. “Çmimet e gazit evropian kanë rënë për 50 për qind që nga nëntori i vitit të kaluar falë motit…
Klan Macedonia Gazetarët protestojnë para Qeverisë dhe Kuvendit TOP LAJMEVENDIby S.F on FEB 17, 2023 “TË NDALET PR DHE FJALORI AGRESIV I PUSHTETARËVE” Gazetarët e Maqedonisë u organizuan në një protestë para Qeverisë dhe Kuvendit në kryeqytetin Shkup për të shprehur keqardhjen e tyre dhe kundërshtimin ndaj fjalorit agresiv të pushtetarëve që po e shohim si dukuri në ditët e fundit. Kreu i SHGM-së, Mlladen Çadikovski, foli edhe për ligjet që janë të rëndësishme për këtë sektor, e që po zvarriten nga institucionit. Ai para godinës së ekzekutivit, lexoi edhe kërkesat e Shoqatës, të cilat u dorëzuan edhe deri tek…
Qindra burra ukrainas morën pjesë në një stërvitje ushtarake në Anglinë veriore të enjten. Ata janë në mesin e më shumë 10 mijë ukrainasve të dërguar në Britani gjatë vitit të kaluar për t’u përgatitur për luftën kundër Rusisë. Nën kujdesin e forcave nga Britania, Suedia, Danimarka, Holanda dhe Norvegjia, ukrainasit do të mësojnë për pesë javë për ligjet e konfliktit të armatosur, luftën urbane dhe atë në llogore, armatimin dhe mjekësinë e fushëbetejës. Qeveria e Britanisë tha të enjten se synon të dyfishojë numrin e rekrutëve që do të stërviten në disa rajone të vendit në vitin 2023, në…

