Beqirin? I kam thënë që e kam njohur në burg. Më pas gjatë debatit, Ardiani më është drejtuar me fjalët vrasjen do ta bësh ti. U tremba se në makinë ishte dhe një person tjetër që nuk e njihja.”
Bashkëpunëtori i Drejtësisë rrëfeu se dy ditë përpara ngjarjes bashkë me Olsi Lekun shkuan për të pirë kafe në shtëpinë e Gentian Beqirit. Ndërsa ditën e krimit së bashkë me shokun e tij, Bardhi tregoi se ishin të veshur me kapuç, paruke kaçurrela bjonde e syze dhe të dy ishin nën efektin e drogës dhe alkoolit. Menjëherë pasi hynë në shtëpi, Ervis Bardhi pranoi vrasjen me armë të Gentianit, ndërsa babain e tij e mbyti me jastëk Olsi Leku.
Por gjatë kësaj dëshmie, Ardjan Çapja reagoi nga kafazi i paraburgimit duke shprehur se Ervis Bardhi po gënjente.
Aktualisht të arrestuar për këtë ngjarje janë Ardjan Çapja, Klajdi Dokolli, Etjen Cani dhe Ervis Bardhi. Florenc Çapjas, i ndodhur në Dubai iu mohua ekstradimi për mungesë provash dhe një marrëveshje ekstradimi mes shtetit tonë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, ndërsa Olsi Leku është arrestuar në shtetin fqinj, Greqi.



