Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar Suedinë dhe Maqedoninë e Veriut, të parën për marrjen e Presidencës së Bashkimit Evropian dhe të dytën për marrjen e kryesimit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian. Ai ka thënë se të dyja këto janë role të rëndësishme që do të kërkojnë një lidership dhe përgjegjësi të madhe. Sipas tij, të dyja vendet janë në lartësinë e detyrës. Ndërsa ka uruar edhe Kroacinë për hyrjen e saj në zonën Shengen dhe miratimin e euros si monedhë zyrtare. “Urime Suedisë për marrjen e Presidencës së Bashkimit Evropian dhe Maqedonisë…
Author: Hamdi Kumanova
Pasagjerët e një avioni të United Airlines kanë pasur mundësinë të provojnë udhëtimin pas në kohë: Boingu 777-300 u nis nga kryeqyteti i Koresë së Jugut, Seul pasi atje kishte trokitur viti i ri 2023.Destinacioni i tij sakaq, ishte San Francisko në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ndërrimi i viteve nuk kishte ndodhur ende. Pasagjerët, thonë mediat e huaja, praktikisht udhëtuan një ditë pas me kalimin nëpër disa fasha orare: nisja u bë në 1 janar, 2023 në orën 00:29 nga aeroporti ndërkombëtar i Incheonit, ndërsa zbritja në San Francisco në 5:01 në 31 dhjetor 2022.Linja Ndërkombëtare e Datave…
“Mirdita. A u lodhët? A po keni punë. Sot është festë por ju po punoni si po ju shkon puna? “Te ne nuk ka festë. Mirë po nuk është ashtu siç duhet, ashtu si ka qenë nuk është. Por po mundohemi. Edhe pse është ditë feste ne duhet të punojmë. Kështu është situata”. (00-26) Rexhep Ameti 40 vite punon si rrobaqepës në Çarshinë e vjetër të Shkupit. Ka vendosur të hap punëtorinë edhe sot për të riparuar pasi askush nuk është i interesuar për të qepur diçka. Ameti është njëri prej pak rrobaqepësve që po e mban gjallë këtë zanat.…
Sigurimi i shumicës prej dy të tretave për amendamentet kushtetuese do të jetë sfida më e madhe në vitin 2023, vlerëson shefi i diplomacisë, Bujar Osmani, në intervistë për agjencinë e lajmeve “Kosova Press”. Osmani beson se kjo sfidë do të kapërcehet sepse pa miratimin e ndryshimeve kushtetuese do të ndërpriten negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. „Mendoj që koha veç është tani të nisim konsultimet formale institucionale, edhe pse konsultime joformale, konsultime ekzistojnë, partnerët ndërkombëtar janë të angazhuar duke qenë të vetëdijshëm për pasojat e këtij procesi… Me fillimin e këtij viti, duhet veçse t’i formalizojmë konsultimet dhe ato…
Ish- ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë kryesimi i OSBE-së për vitin 2023 nga Maqedonia Veriore forcon pozicionin e Ballkanit Perëndimor në Evropë. Ai në një postim ku ka uruar ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Bujar Osmanin ka thënë se ky është një hap i madh për këtë vend të rajonit. “Uroj mikun tim, ministrin e jashtëm të Maqedonisë Veriore, Bujar Osmanin, për marrjen e Kryesisë së OSBE-së në vitin 2023 Ky hap i madh dhe i rëndësishëm forcon pozicionin e tërë Ballkanit Perëndimor në Evropë, sidomos në këto kohë të ballafaqimit me Rusinë, e…
Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza në Veles njofton se është gjetur një trup i pajetë në rrjedhat e lumit Vardar në Veles, përcjell TV21. Nga QMK thonë se dyshohet se trupi i pajetë është i një gruaje që u raportua si e zhdukur natën e vitit të ri. “Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza në Veles nga Policia-SPB Veles ka pranuar informatën se sot në ora 12.20 me datë 02.01.2023 në afërsi të urës në afërsi të fshatit Koçilarë, specialistë policorë nga MPB kanë gjetur trupin e gruas e cila me datë 31.12. .2022 (gjysmë ore pas mesnate) u…
Nga partia opozitare VMRO-DPMNE knë akuzuar pushtetin për inflacionin e lartë të çmimeve dhe standartin e ulët të qytetarëve. ”Standardi i qytetarëve ka rënë në nivelin më të ulët për shkak të politikave të këqija të LSDM-së. Pagat dhe pensionet e kanë humbur garën e çmimeve. Ajo që mund të blihej me një mijë denarë, sot nuk mund të blihet me dy mijë. Maqedonia po përballet me inflacionin më të lartë në rajon dhe një nga më të lartët në Evropë. Në botë jemi ndër vendet e para për sa i përket rritjes së çmimeve të ushqimeve. Kjo do të…
ÇARSHIA EDHE NË DITË JO PUNE E VIZITUAR NGA TË HUAJIT DHE TË VENDIT Dy janar ditë jo punë, çarshia dukej e zbrazet dhe shumë dyqane ishin të mbyllura, por përsëri vëreheshin kalimtare të rastit por edhe vizitore të huaj që kishin zgjedhur të vizitojnë këtë pjesë të vjetër të Shkupit. Berina dhe shoqja e sajë kishin ardhur nga Izmiri dhe ishin për here të parë në Shkup. “Erdhëm dje në mbrëmje, na pëlqeu shumë, është shumë i ngjashëm me vendin tonë, na pëlqejnë njerëzit sepse ndihmojnë njëri tjetrin dhe kanë mentalitet të ngjashëm me kulturën tonë, është shumë ftohtë,…
Për pesë vjet, 25 mijë kosovarë hoqën dorë nga shtetësia. Rreth 4 mijë e 700 kosovarë kanë hequr dorë nga shtetësia gjatë vitit 2022. Ky numër është pak më i ulët se një vit me herët. Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se arsyeja kryesore e lirimit nga shtetësia është moslejimi i dy shtetësisë në shtete të ndryshme, kryesisht të BE-së, ku kanë migruar shumë kosovarë. Kërkesat e kosovarëve për lirim nga shtetësia kanë vazhduar edhe gjatë vitit 2022. Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, nga 1 janari e deri më 19 dhjetor numri i atyre…
Nga Aleanca për Shqiptarët njoftojnë se kryetari Arben Taravari ka uruar ambasadoren e Suedisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ami Larsson Jain me rastin e marrjes së kryesimit të Presidencës së radhës të Bashkimit Evropian (BE) nga Suedia. Siç thonë nga ASH, ai me këtë rast ka uruar që Maqedonia e Veriut nën kryesimin e Presidencës nga Suedia edhe zyrtarisht të hapë bisedimet për anëtarësim në BE. “E nderuara ambasadore Ami Larsson Jain, urime për fillimin e presidencës suedeze të BE-së! Jam i bindur se presidenca suedeze do të ruajë vrullin e zgjerimit të BE-së dhe shpresoj që Maqedonia…
Shkruan: Hamzi Ibraimi Për ta dashur shtetin dhe atdheun, për të punuar me nder dhe krenari, duhet marrë si shembull lideri i shtetit turk, Rexhep Tajip Erdogan! h.i Të shkruash për një lider shekullor, është sa privilegj po ashtu edhe përgjegjësi. Ndërsa unë në këtë shkrimin tim kam vendosur që të shkruaj për liderin e pathyer, udhëheqësin e Republikës së Turqisë, Rexhep Tajjip Erdogan. Erdogan lindi më 26 shkurt, 1954 në zonën Kasim Pasha të Stambollit. Ai kaloi një pjesë të fëmijërisë së tij në Rize – një qytet në bregdetin turk të Detit të Zi në verilindje të vendit.…
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka treguar se cilin nga kryetarët e partisë së tij e vlerëson si më të mirin, shkruan Insajderi. Zemaj ka deklaruar se as Isa Mustafa e as kryetari aktual i LDK-së, Lumir Abdixhiku nuk iu afrohen ish-kryetarit, Ibrahim Rugova. Haxhi Shala nis mbarë vitin, kyçet në biznesin fitimprurës të ndërtimit të banesave Sipas tij Rugova është i pazëvendësueshëm. “Një kryetar e ka më të mirin LDK-ja, historik dhe të pa zëvendësueshëm është presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova tjerët, të gjithë janë me të mirat, dhe të metat e veta njerëzore por as…

