Author: Hamdi Kumanova

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, thotë se edhe pse në vitin 2022 nuk arritën t’i mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare, këtë vit do të bëjnë gjithçka që është e mundur për t’i mbajtur ato dhe “në vend të qeverisë dhe kryeministrit të zgjedhur nga pak. , do të zgjidhet një qeveri e re dhe një kryeministër nga populli”. Mickoski në emisionin e mëngjesit të Radio Televizionit të Maqedonisë deklaroi se është i kënaqur me punën e bërë vitin e kaluar, si në aspektin politik ashtu edhe në atë profesional, duke shtuar se ndoshta një gjë mungon – zgjedhjet e parakohshme…

Lexo më Shumë

Personat nën kujdesje në Institucionin Edukues-Korrektues – Tetovë para Vitit të Ri “për dhuratë” morën mundësinë të ndjekin mësimet e arsimit fillor, gjë që edhe pse është një e drejtë e garantuar me Kushtetutë, ata nuk e realizojnë ende në tërësi, sepse procesi arsimor pritet vazhdimisht. Pesëmbëdhjetë fëmijë, të cilët në SHEK-Tetovë janë duke vuajtur masën e “udhëzimit në institucion edukues-korrektues” që nga qershori i vitit të kaluar, kanë vijuar mësimet në arsimin fillor, por për shkak të mosvazhdimit të kontratave me mësuesit nga shkolla fillore për të rritur “Anton Semjonoviq – Makarenko”, procesi është ndërprerë nga mesi i tetorit.…

Lexo më Shumë

Çmimet evropiane të gazit natyror me shumicë ranë të hënën në nivelin e tyre më të ulët që nga fillimi i sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, që i çoi ato në një nivel rekord vitin e kaluar.Dimri i butë u ka mundësuar vendeve të konsumojnë më pak gaz nga rezervat që ishin krijuar në pritje të ndërprerjes së furnizimit nga Rusia, e cila ishte furnizuesi kryesor i Evropës me gaz natyror përpara fillimit të luftës në Ukrainë.Çmimi i gazit natyror arriti në nivel rekord 364 dollarë për megavat-orë në gusht të vitit të kaluar.Por çmimet kanë rënë që atëherë, duke…

Lexo më Shumë

Lideri i Shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti, e ka mbështetur kërkesën të cilën Qendra “Gjenocidi në Kosovë Plagë e Hapur”, ia ka drejtuar institucioneve të Kosovës, që lulëkuqja të bëhet simbol zyrtar i përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Kosovë. Në profilin e tij në rrjetin social Facebook ai ka shkruar: Rreshtohem në mbështetje të fushatës së inicuar nga miku im Bardhyl Mahmuti dhe Qendra Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” që ai drejton, për të përcaktuar lulëkuqen me katër petale si simbol unik të përkujtimit të viktimave të gjenocidit që shkaktoi Serbia ndaj shqiptarëve të Kosovës.…

Lexo më Shumë

Nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit edhe përkundër mjegullës sot në mëngjes fluturuan gjashtë aeroplanë, disa me vonesë të vogël, ndërsa udhëtarët nga Stambolli me aeroplanin që duhej të ulet në orën 7:55 pritet të arrijnë një orë me vonesë. Në faqen e internetit të aeroportit mbërritja e aeroplanit nga Stambolli është paralajmëruar me një orë vonesë. Ulja e radhës në aeroport është pas orës 11:00. Mëngjesin e sotëm mjegull ka pasur në disa vende në shtet, si dhe në disa akse rrugore. Në Shkup paradite ka mjegull dhe vranësira të ulëta. Pasdite dhe kah fundi i ditës do të fryjë…

Lexo më Shumë

Një person është arrestuar në Ferizaj pasi ishte i përfshirë në një rast të dhunës në familje dhe lëndimit trupor. Në njoftimin e lëshuar thuhet se G.Sh., i arrestuari, kishte tentuar të futet me dhunë në banesën e ish- bashkëshortes së tij SH.R, të cilës i kishte shkaktuar lëndime trupore. “Viktima për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore,…

Lexo më Shumë

Mbrëmjen e së hënës, pranë një lokali në Dibër, punonjësit e policisë së Komisariatit të Policisë Dibër kanë ndaluar D.A. 22, J.K. 21-vjeçar, të dy nga Shqipëria, si dhe 23-vjeçari E.Q. nga Dibra, për shkak të prishjes së rendit dhe qetësisë publike. Ata u përfshin në një rrahje fizike. Pas dokumentimit të plotë të rastit, Policia e Dibrës theksoi se do të ngrejë kallëzim penal./infoshqip.com

Lexo më Shumë

Foshnja e parë në Kumanovë është një vajzë, e lindur më 2 janar në ora 22:50. Ajo është fëmija i parë i një gruaje 38-vjeçare nga Kumanova. E sapo lindura është 3.3 kilogramë 53 centimetra. Si nëna ashtu edhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore. Komuna dhe spitali i dhuruan nënës dhurata të Vitit të Ri, përfshirë ato materiale. Përfaqësuesit e pushtetit vendor dhe spitalit kërkuan më shumë të porsalindur në qytet, që ndonëse pas Shkupit është më i madhi në vend, por që po përballet me ulje të natalitetit.(INA)

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka konfirmuar gjuajtjen me armë zjarri në lokalin “Kobra City” në dalje të Pirzrenit, sot, ku i vdekur mbeti një person, e një tjetër i plagosur. Të dy nga Kukësi. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri, policia shqiptare ka njoftuar vdekjen e 31-vjeçarit me iniacialet V. C., dhe plagosjen e R. Sh., 27 vjeç. Të njëjtit po barteshin me automjet nga shtetasi A.B., në drejtim të spitalit rajonal të Kukësit. Sipas informacioneve të para 31-vjeçari vdiq rrugës për në spital, teksa i plagosuri po qëndron nën kujdesin e mjekëve. Zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit,…

Lexo më Shumë

Ka nisur keq ky vit për një zonjë 55 vjeçare nga Shkupi. Dy persona, që po e kërkonin djalin e saj, e kanë sulmuar fizikisht atë. Nga MPB thonë se po merren masa për zbardhjen e rastit. “Me datë 01.01.2023 rreth orës 10:00 në RV Shkup, një grua e moshës 55 vjeçare ka raportuar se është sulmuar fizikisht në shtëpinë e saj në Draçevë nga dy persona të cilët ishin në kërkim të djalit të saj, duke e kërcënuar dhe dëmtuar një pjesë të inventarit”, thonë nga MPB./KlanMacedonia

Lexo më Shumë

Një 34 vjeçar nga Kosova është ndaluar dhe shoqëruar nga policia pasi ishte marrë pjesë në një sherr në fshatin Bukoviq të Shkupit. Gjhatë kontrollit, policia i kishte gjetur edhe një mjet të mprehtë, të cilin siç thuhet, e ka përdorur gjatë sherrit me dy banorë të Bukoviqit. Pas dokumentimit të plotë të rastit, nga MPB thonë se do të ngrejnë kallëzimin përkatës, përcjell Klan Maqeconi. “Me datë 01.01.2023 në ora 18:00 në fshatin Bukoviq, zyrtarë policorë nga SPB Shkup kanë shoqëruar P.Q(34) nga Republika e Kosovës për shkak se sipas raportit rreth orës 11:00 në një oborr të fshatit…

Lexo më Shumë

FacebookTwitterMessengerViberWhatsAppShare Kur një gjyqtar merr pulën e pjekur pa pyetur dhe nuk e paguan, shkakton probleme marramendëse në fshat! Ai ndryshon vendimet dhe kanunin në bazë të interesave për ta shpëtuar pengun e tij… Projekti i ri i TVM2 nën regjinë e Musa Isufit dhe skenar nga Shkëlqim Islami, produksioni Seven Image me producent Driton Ramadani dhe producent ekzekutiv Sefedin Shabani dhe Xhulian Shabani! Shikoni më poshtë videon:

Lexo më Shumë