Policia greke është vënë në alarm dhe ka nisur një operacion të gjerë nga deti e toka pasi prej një javë, në tre raste, deti ka nxjerrë në breg 163 kg kanabis.
Iefimerida shkruan se dëhet fjalë për tre sasi prej 134 kg, 15 kg dhe 14 kg, të dala të gjitha në bregdetin e Rethymnos.
Pakot e drogës kanë qenë të lagura me ujë deti dhe për këtë policia dyshon se ose kanë rënë ose janë hedhur nga ndonjë mjet lundrues.