Author: Hamdi Kumanova

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në Aeroportin e Ohrit policia ka arrestuar një shtetas të Turqisë pasi tek i njëjti janë gjetur dokumente udhëtimi dhe identifikimi të falsifikuara të Kroacisë. “Më datë 02.01.2022 në ora 13:00 në pikëkalimin kufitar Aeroporti “Shën Apostull Pavle” në Ohër, punonjësit e policisë i kanë hequr lirinë E.K. (36) nga Republika e Turqisë, për shkak se gjatë kontrollit të pasaportës është konstatuar se dokumenti i udhëtimit kroat që ka dorëzuar ishte i falsifikuar. Gjithashtu gjatë ekzaminimit iu gjet një kartë identiteti kroate e falsifikuar dhe një patentë shoferi kroat.…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme bën të ditur se nga aksidenti i djeshëm në rrugën Shtip-Koçani mes një veture dhe një autobusi, ka ndërruar jetë një 37-vjeçar nga Probishtitpi, përcjell TV21. Nga MPB thonë edhe shoferi i veturës është transferuar në spital. “Më datë 02.01.2023 në ora 19:40 është raportuar se në udhëkryqin Shtip në magjistralen “Tre Çezet” në Koçani ka ndodhur një aksident trafiku në mes të automjetit të pasagjerëve “Opel Astra” me targa të Probishtipit që drejtohej nga M.M.(37) nga Probishtipi dhe një autobusi me targa të Shtipit, që drejtohej nga D.K.(42) nga Pehçeva. Nga lëndimet e marra…

Lexo më Shumë

Në fillim të vitit të ri kalendarik, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka ofruar mundësi të re për avancimin në karrierë të mësimdhënësve të shkollave fillore. Në ueb portalin www.karierenrazvoj.mon.gov.mk është publikuar thirrje e përsëritur për aplikim për mësimdhënësit e shkollave fillore për avancim në titullin “mentor”, transmeton Portalb.mk. “Në thirrjen mund të paraqitet mësimdhënësi i shkollës fillore i cili i plotëson kushtet në përputhje me Ligjin për mësimdhënësit dhe bashkëpunëtorët profesional në shkollat ​​fillore dhe të mesme, gjegjësisht të ketë së paku 7 vjet përvojë pune si mësimdhënës, të jetë i punësuar me kohë të pacaktuar dhe t‘i plotëson…

Lexo më Shumë

Në pajtim me programin vjetor për ndërtim, rikonstruim, mirëmbajtje dhe mbrojtje të rrugëve lokale, komuna e Dibrës këtë vit planifikon të shpenzojë 51,6 milionë denarë për përmirësim të infrastrukturës rrugore. Kjo është për mbi 20 milionë denarë më shumë krahasuar me mjetet e shpenzuara vitin e kaluar. “Pjesa më e madhe e mjeteve apo 28,7 milionë janë donacion-Banka botërore, 8,4 milionë donacione të tjera, 6,5 nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale-Byroja për zhvillim rajonal, pesë milionë planifikohen të sigurohen nga participimi i komunave dhe popullatës lokale dhe tre milionë nga Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore”, qëndron në program. Pjesa më e…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot realizoi takim lamtumirës me Ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në Shkup, Anke Hollshtajn. Ministri Osmani shprehu kënaqësi të veçantë për angazhimin e deritanishëm të Ambasadores Hollshtajn në Republikën e Maqedonisë së Veriut si dhe për kontributin e saj në zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve. Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan se në 30 vitet e fundit Maqedonia e Veriut dhe Gjermania realizojnë nivel të lartë të marrëdhënieve të partneritetit, të cilat i karakterizon miqësia, besimi i ndërsjellë dhe respekti. Në takim, Ministri Osmani e theksoi rëndësinë e Procesit të Berlinit…

Lexo më Shumë

Revolucioni digjital në pagesa, i cili u intensifikua veçanërisht gjatë pandemisë Covid-19, si në mbarë botën ashtu edhe në vendin tonë, kontribuoi në përdorimin gjithnjë e më të shpeshtë të zgjidhjeve të pagesave digjitale, të cilat janë më të përshtatshmet për ato të thjeshta, të aksesueshme, të sigurta dhe teknologjikisht ekzekutim modern (të zgjuara), njoftojnë nga Banka Popullore, transmeton Portalb.mk. Edhe në tremujorin e tretë të vitit 2022, qytetarët përdorinin gjithnjë e më shumë kartelat e pagesave nga emetuesit vendas për pagesa në tregtinë në vend, gjë që solli një rritje vjetore të vlerës dhe numrit të transaksioneve të kryera…

Lexo më Shumë

Miliarderi francez Bernard Arnault ka ndërtuar një perandori masive dhe fitimprurëse të shitjes me pakicë të markave luksoze. Nga vjen ai dhe si arriti të bëhej më i pasur se Elon Musk dhe Jeff Bezos? Elon Musk nuk qëndroi gjatë në krye të listës si njeriu më i pasur në botë. Pak më shumë se një vit pasi arriti majat, ai është eklipsuar nga miliarderi 73-vjeçar francez Bernard Arnault. Analistët e Forbes vlerësuan më 20 dhjetor 2022 se pasuria e Arnault kap shumën 180,2 miliardë dollarë (169.8 miliardë euro), që është gati 17 miliardë dollarë më shumë se ajo e…

Lexo më Shumë

KFOR-i, misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, ka njoftuar se janë duke punuar për t’i hequr disa automjete të bllokuara rrugëve të veriut.Përmes një njoftimi në Facebook, KFOR-i thotë se ka synim ta kthejë lirinë e lëvizjes, siç edhe e obligon mandati i marrë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara. “Misioni i KFOR-it po kryen operacione inxhinierike në veri të Kosovës për t’i hequr disa automjete të bllokuara në rrugë dhe për ta rikthyer lirinë e lëvizjes në përputhje me mandatin e tij të OKB-së”, thuhet në njoftim.Pas lirimit të ish-policit të Kosovës, Dejan Pantiq në arrest shtëpiak dhe një…

Lexo më Shumë

SHBA-ja ka akuzuar ish-pilotin e marinës amerikane, Daniel Duggan, se u ka dhënë në mënyrë të paligjshme pilotëve kinezë “stërvitje ushtarake” dhe ka marrë më shumë se 100 mijë dollarë për t’i mësuar ata se si të ulen në aeroplanmbajtëse, raporton Guardian. Aktakuza, e ngritur në Distriktin e Kolumbisë në SHBA, thotë se australiani i natyralizuar ka marrë 12 pagesa prej 9,900 dollarë ose 9,500 dollarë dhe në faturat thuhej se baza ishte “trajnimi me qëllim të zhvillimit personal”. Pagesat thuhet se janë bërë nga një kompani e paidentifikuar me bazë në Kinë, e cila, sipas qeverisë amerikane, “prokuron pajisje…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski thotë se BDI-së nuk i konvenojnë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, përcjell TV21. Ai në një intervistë për “Veçer” tha se kjo vjen pasi BDI “situata aktuale në Qeveri nuk do të përsëritet më”. “E di kujt nuk i konvenon më shumë, është Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), sepse kryesia e kësaj partie është e vetëdijshme se kjo këtë situatë në të cilën funksionojnë në Qeveri, nuk do të ekzistojë më. Sot LSDM është subjekt komplet i BDI-së dhe i politikave të BDI-së, të cilat në këtë moment mund të konstatoj se janë çdo gjë tjetër…

Lexo më Shumë

Viti i fundit ekonomik, krahas rrethanave të shumta, të paktën të pafavorshme, ishte ndoshta më i shënuar nga rikthimi i inflacionit. Lufta në Ukrainë, thatësira, rritja globale e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve e kanë kthyer botën në vitet 1970, një kohë e inflacionit dyshifror dhe rritjes së dobët ekonomike. Në Shtetet e Bashkuara, Gjermani dhe Britaninë e Madhe, inflacioni vitin e kaluar arriti në nivelet më të larta në dyzet vitet e fundit. Në Amerikë në nëntor ishte 7.3 për qind dhe në Eurozonë ishte 10 për qind. Është interesante se inflacioni në Japoni është më i larti që…

Lexo më Shumë

Në vitin 2022, Shkupi për herë të parë në historinë e vet, që nga pavarësimi i shtetit, mbeti pa transport publik për shkak të protestës së vozitësve të Ndërmarrjes publike të qarkullimit, ndërsa problemi me transportuesit privat nga “Makekspres” dhe “Slloboda prevoz” mbeti të zgjidhet në këtë vit. Pas vonesës disaditëshe të rrogës së shtatorit nga afati ligjor për pagesë, vozitësit e Ndërmarrjes publike të qarkullimit – Shkup, më 20 tetor vendosën të protestojnë, pas çka për herë të parë nga pavarësimi i shtetit, Shkupi mbeti pa transport publik. Kryetarja e Qytetit, Danella Arsovska akuzoi se Qeveria nuk i ka…

Lexo më Shumë