Brenda 24 orëve të fundit 14 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid- 19 nga gjithsej 58 testime të kryera. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike 14 persona janë hospitalizuar dhe se aktive janë 138 raste. Ndërkaq tetë persona janë shëruar.
Author: Hamdi Kumanova
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi përmes një shkrimi ka dënuar rrëfimin e gazetarit Dragan Pavloviç – Llatas në emisionin e youtuberit Stefan Lazarov. Grubi thotë se por asnjëherë nuk është vonë për të dënuar të keqen. “E dënoj ashpër fjalorin denigrues dhe rrëfimin skandaloz të gazetarit Dragan Pavloviç – Llatas në emisionin e youtuberit Stefan Lazarov, ku me një komoditet të turpshëm krekoset mbi aktin e kryer të dhunës dhe malltretimit ndaj një të miture. Llatasi në çdo paraqitje të tij vazhdon të shpalos papastërtinë e tij morale, opinionbërjen destruktive për dëmin e së cilës kemi paralajmëruar shumë kohë më…
Policia në bashkëpunim me Prokurorinë ka realizuar bastisje në burgun e Idrizovës, përcjell TV21. Nga MPB thonë se janë kryer kontrolle në 14 qeli dhe dy dhoma të burgut, ku janë gjetur para celularë dhe mjete të mprehta. “Janë kryer kontrolle në gjithsej 14 qeli dhe dy dhoma në burg, gjatë të cilave janë gjetur: një shumë më e madhe e parave se sa është e lejuar me ligj që personat e dënuar mund të posedojnë në prerje dhe valuta të ndryshme, një tabletë, 11 celularë, disa pajisje për telefona celularë, disa sende të mprehta, lëndë pluhuri, të cilat janë…
Thirrja për aplikime në Shkollën politike në Qendrën presidenciale për edukim politik është e hapur deri më 22 shkurt 2023. Shkolla për politika për vitin 2023 do të organizohet në frymën e vlerave politike demokratike, promovimit dhe mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut, pluralizmit politik, tolerancës reciproke, komunitetit dhe solidaritetit. Në këtë drejtim, Shkolla do të përpiqet të lidhë pjesëmarrës me përvojë të ndryshme profesionale, të cilët kanë dëshirë të kontribuojnë me njohuritë dhe aftësitë e tyre në zhvillimin pozitiv të shoqërisë, në kuadër të pesë seminareve edukative me pedagogë dhe trajnerë eminentë nga vendi dhe jashtë vendit,…
Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes , Joe Biden ka zhvilluar një vizitë të papritur në Kiev, në shenjë mbështetjeje në prag të një vjetorit të agresionit rus. Ky është udhëtimi i tij i parë në Ukrainë, që prej pushtimit rus. Kreu i shtëpisë së bardhë u takua me homologun e tij, Volodimir Zelenski të cilit i shprehu mbështetjen e palekundër të Uashingtonit. Presidenti Biden shpalli një ndihmë prej gjysmë miliardi dollarësh, duke përfshirë municione artilerie dhe armë antitank. Ai shtoi se do të ketë sanksione të reja amerikane kundër Rusisë. JOE BIDEN PRESIDENT I SHBA-SË…
Deri më 19 shkurt 2023, përmes linjave telefonike dhe nga Fondi i solidaritetit të Kryqit të Kuq të RMV-së janë paguar gjithsej 31.387.966 denarë, njoftoi Kryqi i kuq i RMV-së, transmeton Portalb.mk. Të gjithë personat juridikë dhe qytetarët e interesuar mund të dhurojnë para në: Llogarinë e Fondit të Solidaritetit të Kryqit të Kuq të RMV-së: 300000001327966, numri tatimor: 4030984271620 AD Komercialna banka me shënim: ndihmë për popullsinë në Turqi dhe Siri. Si të dhuroni 100 denarë duke telefonuar në numrat e telefonit 143 400 të Makedonski Telekom dhe A1. Për donacionet e fondeve në valutë të jashtme: NAME OF…
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, kanë shënuar Ditën Ndërkombëtare të Presidentit të ShBA-së, me një aktivitet ku merrnin pjesë dhe një grup fëmijësh, te shtatorja e Presidentit Bill Clinton në Prishtinë. Dita e Presidentit në Shtetet e Bashkuara, është një festë kombëtare, e cila festohet të hënën e tretë të shkurtit, në nder të Presidentit të parë të Shteteve të Bashkuara, George Washington. Në këtë aktivitet nuk ishin ftuar mediet, por Ekonomia Online rastisi në vend të ngjarjes dhe ju sjell disa pamje. Agim Rexhepi, kryetar i Shoqatës “”Miqtë e…
Në 6 qytete të RMV-së vijon shfaqja e tre filmave nga Festivali i Filmit për Drejtat e Njeriut i mbajtur në Berlin, njofton Portalb.mk. Qytetarët e Shkupit, Tetovës, Strumicës, Kumanovës, Kriva Pallankës dhe Krushevës do të kenë mundësi deri më 24 shkurt t’i ndjekin falas filmat “Backlash: Misogenyia in the digjital age”, “A House made of splinters” dhe “Aya”. “Ata shtjellojnë histori nga të gjitha pjesët e botës dhe pasqyrojnë veprimet njerëzore, status quo-në shoqëroro-politik dhe çështje thelbësore si demokracia, drejtësia, liria dhe mbrojtja e mjedisit. Në këtë mënyrë, ata krijojnë perspektiva të reja për botën tonë”, thonë nga Ambasada e Gjermanisë. Më datën 21 shkurt 2023, në…
Prokuroria e Shkupit ka hapur lëndë pas intervistës së jutjuberit Stefan Lazarovit me gazetarin Dragan Pavloviç Llatas, pas rrëfimit të tij se si në moshën 15-vjeçare kanë keqpërdorur seksualisht një vajzë, përcjell TV21. “Deri te Prokuroria Themelore Publike në Shkup për ngjarjen ka ardhur njoftim nga Sektori për krime kompjuterike në MPB. Prokurori publik kompetent do të japë udhëzime për veprime dhe kontrolle të mëtutjeshme”, kanë deklaruar nga Prokuroria e Shkupit për Fokus.
Në tetë shkolla në Shkup dhe dy në Prilep janë duke u zhvilluar kontrolle të sigurisë, pasi mëngjesin e sotëm në adresat e tyre elektronike arritën kërcënime për mjet të vendosur shpërthyes. “Sot, deri në orën 09:30 është raportuar se në adresat elektronike të tetë shkollave në Shkup është dërguar kërcënim për mjet të vendosur shpërthyes. Po ashtu, kërcënim ka pasur edhe në dy shkolla në Prilep. Menjëherë pas marrjes së denoncimeve, nga punonjësit e policisë janë marrë masat për evakuimin e sigurt të objekteve dhe po vijojnë kontrollet antiterroriste dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rasteve”, thuhet në…
Pas akuzave të shumta nga ana e VMRO-DPMNE-së, ka reaguar kompania ETC Travel e cila sipas njoftimeve është kompani që vepron e kontribuon në buxhetin e vendit, vepron në përputhje me ligjet dhe rregulloret dhe paguan paga për disa punonjës dhe vazhdimisht e ndërton në mënyrë transparente reputacioni e vet. “ETC aktualisht vepron në objekt afarist me qera dhe për këtë arsye, për shkak të qëndrueshmërisë ekonomike, ne kemi vendosur të sigurojmë hapësirë vetanake të biznesit që do të plotësonte nevojat tona dhe do të reduktonte kostot. Rrjedhimisht, me marrëveshje blerjeje dhe kredi të dhënë nga “Halkbank” më 11.11.2022, me…
Mbrëmë (20-shkurt) rreth orës 03:00 në rrugën e Ilindenit në Gostivar, pjestarët e policisë të SPB Tetovë DPB Gostivar kanë privuar nga liria personat D.I. (27) dhe F.I. (22) nga Gostivari, të cilët paraprakisht kanë qenë denoncuar nga 27-vjeçarja K.Gj. nga një fshat i rrethit të Gostivar se e kanë sulmuar fizikisht në një lokal në këtë rrugë. Të dy janë ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rastit.Ts

