Një grua nga Rahoveci ka denoncuar në Polici ish-burrin e saj për marrjen e kundërligjshme të fëmijëve. Në njoftimin e Policisë thuhet se gruaja ka denoncuar se për dy fëmijët e saj për të cilët e kishte kujdestarinë gjyshja e tyre, i kishte marrë ish-bashkëshorti i saj dhe kishin udhëtuar në shtetin e Gjermanisë pa aprovimin e saj. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Author: Hamdi Kumanova
Kryeministri Albin Kurti e ka cilësuar një sukses miratimin e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, përmes së cilit ka thënë se është mënjanuar pabarazia.Gjatë konferencës vjetore të Grupit për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) “Par Progresi Kosovë 2023” të martën, Kurti ka thënë se me Ligjin për Paga, që ka hyrë në fuqi në fillim të këtij muaji, dallimi mes pagës më të lartë dhe asaj më të ulët ka rënë në mënyrë drastike. “Me hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga në sektorin publik, në Republikën e Kosovës për herë të parë kemi një sistem të unifikuar të…
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një të dyshuar, mashkull pasi i njëjti ka tentuar që pa dëshirën e saj ta martojë viktimën femër kosovare me shtetësi të huaj. Rasti ka ndodhur në Gjilan, të hënën në ora 21:00. Në raport bëhet e ditur se viktima është dërguar në strehimore. Nga i dyshuari është konfiskuar një revole me tre fishekë të kalibrit 9 mm. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje. /arbresh.info/
Një grua, me nënshtetësi të huaj ka njoftuar Policinë se një person i prezantuar si shitës i banesës e ka mashtruar dhe i ka marr një shumë të konsiderueshme të parave. Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti ka ndodhur në Gjakovë, më 18 shkurt 2023, në ora 03:51. “Ankuesja femër shqiptare me nënshtetësi të huaj, ka njoftuar se përmes rrjeteve sociale ishte mashtruar nga një person i panjohur. I dyshuari ishte prezantuar si shitës i komplekseve banesore duke i marr viktimës një shumë të konsiderueshme të hollash”, thuhet në raportin e policisë. Lidhur me rastin janë duke u ndërmarr…
Mëngjesin e sotëm në Berovë është matur temperatura më e ulët prej -5 gradë Celsius. Pasojnë me -4 Shkupi afër Petrovecit dhe Manastiri, -2 në Tetovë, Prilep, Strumicë, Kriva Pallankë, Demir Kapi dhe Lazaropole, -1 në Shtip dhe Kumanovë. Zero gradë janë matur në Shkup afër Zajçev Ridit, Ohër, Pretor, Dibër, Kodra e Diellit, 1 në Hanet e Mavrovës, 2 në Gjevgjeli, Krushevë dhe Vinicë dhe 8 gradë në Dojran. Në Kodrën e Diellit, trashësia e dëborës në orën 7 ishte 25 centimetra.
Parlamenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do ta vazhdojë seancën e 103-të, ku ndër pikat e rendit të ditës është edhe Propozimi për ligjin për tatimin e solidaritetit, në procedurë të shkurtuar, me të cilin parashihet vendosja e taksës së solidaritetit për vitin 2023 si tarifë publike e njëhershme, e jashtëzakonshme dhe e përkohshme. Në arsyetimin e Projektligjit të dorëzuar nga Qeveria, gjegjësisht Ministria e Financave, thuhet se është bazuar në modelin e Rregullores së BE-së 2022/1854 të datës 6 tetor të vitit 2022 për ndërhyrje urgjente për zgjidhjen e problemit të çmimeve të larta të energjisë për…
Sa herë që vjen 28 nëntori komuna e Strugës dhe banorët shqiptarë që janë shumice dominuese në këtë komunë shkojnë vendosin lule të freskëta tek një varr që ndodhet në vorrezat e këtij qyteti . Është varri i djalit të Ismail Qemalit , Qazim bej Vlorës . Sapo kalon Qafen e Thanës vetëm 11km larg doganës befas para syve të shpaloset një hapesirë e kaltër si ne një ekran filmi.Vështrimi ndjek vetiu përkundjen e valëve dhe rrëshqet ngadalë drejt brigjeve dhe ndalet tek rrugët e gjelbëruara shtëpitë e vilat dy katëshe dhe pallatet shumengjyrësh .Sytë të ngelen te lumi Drin…
Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se “Hristijan Mickoski ka gabuar në gjithçka që ka parashikuar në fushën e energjetikës”. Nga LSDM thonë se asnjë nga skenarët e tij nuk u realizua. “Mickoski e frikësoi opinionin se sistemi energjetik do të shembet, se do të ketë kufizime për energjinë elektrike. Mickoski ka gënjyer se rryma do të rritet për mbi 50 për qind, se në vend nuk ka gaz dhe energji të mjaftueshme. Të gjitha këto gënjeshtra të Mickoskit ranë në shesh”. “Me masat dhe politikat e përgjegjshme të LSDM-së, sot sistemi energjetik funksionon pa të meta. Janë në funksion…
Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ka deklaruar se mbrëmë në prani të kryesisë së Ministrisë së Puneve të Brendshme, përfaqësues nga Misioni i OSBE-së në Shkup, atashe policorë, bashkëpunëtorë, kanë asgjësuar rreth 1.400 kilogramë lloje të ndryshme narkotike dhe rreth 270 copë armë të ndryshme, të sekuestruara në vitin 2022 në bazë të vendimeve gjyqësore të formës së prerë të marra pas përfundimit të procedurës penale, si dhe në bazë të vendimeve gjyqësore për anulimin e tyre. “Dëshiroj të theksoj se brenda gjashtë muajve ky është shkatërrimi i dytë me gjithsej rreth 12 tonë të llojeve të ndryshme…
Partia qeveritare LSDM, përmes një kumtese ka thënë se Hristijan Mickoski i’a ka huqur në të gjitha parashikimet në fushën e energjetikës. Nga atje thonë se asnjë nga skenarët e tij nuk u realizua. “Mickoski e frikësoi opinionin se sistemi energjetik do të shembet, se do të ketë kufizime për energjinë elektrike. Mickoski ka gënjyer se rryma do të rritet për mbi 50 për qind, se në vend nuk ka gaz dhe energji të mjaftueshme. Të gjitha këto gënjeshtra të Mickoskit ranë në shesh”, thonë nga LSDM Sipas tyre, me masat dhe politikat e përgjegjshme të LSDM-së, sot sistemi energjetik…
Çmimet e produkteve bazë po rriten vazhdimisht derisa pagat e qytetarëve nuk rriten aspak ose vetëm minimalisht. Me këtë, ekspertët paralajmërojnë se gjatë muajve në vijim do të kemi edhe rritje të varfërisë në vend. Kriza ekonomike jo vetëm që ka rënduar xhepat e të gjithë qytetarëve por ka bërë që edhe të rritet numri i qytetarëve të cilët kanë kërkuar ndihmë nga shteti apo që kanë “kaluar” të jetojnë në varfëri ekstreme. Derisa në Maqedoni shporta konsumatore për një familje 4 anëtarësh shkon mbi 50 mijë denarë, paga minimale është 18.000 denarë dhe planifikohet të ngritët në 20.500 ku…
Kryetari i komunës sê Sarajit Blerim Bexheti dhe Kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska sot vizituan vendbanimin Sfillare e Epërme për të verifikuar bashkë me banorët funksionimin e ujsjellësit, problem ky që ka tanguar gjatë kohë banorët e këtij vendbanimi. Marketing Gjithashtu bashkë me Kryetaren e Qytetit të Shkupit kishim mundësinë të ndëgjojmë shqetësimet dhe idetë e banorëve për të gjetur zgjidhje për problemet me të cilat përballen vendbanimet tona. Ne jemi të përkushtuar që të punojmë bashkarisht me të gjithë ju për të ofruar kushte për jetë më cilësore në të gjithë komunën tonë. https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid032cUcCwK65JuJWEyGaEERPxKTTGi475AuF7FuQdgzEdMPTMJNPfhRSfmaPPL2d6skl&id=100053947097286&mibextid=Nif5oz

