Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka emëruar Sergiy Maslichenko si Drejtor të saj në Kosovë. Ai do të drejtojë operacionet e Bankës nga Prishtina, ku BERZH ka investuar rreth 600 milionë euro që nga fillimi i operacioneve të saj në Kosovë në vitin 2012. Siç bëhet e ditur në njoftimin e BERZH-it, Sergiy Maslichenko ka punuar për BERZH-in në Kiev, Ukrainë, në vitet 2007-2019 në fushën e efiçiencës së energjisë dhe ndryshimeve klimatike, duke menaxhuar reformën e politikave dhe projektet e investimeve. Në dy vitet e tij të fundit në këtë departament, ai shërbeu si drejtor i bordit…
Author: Hamdi Kumanova
Heshtja e Mickoski ndaj deklaratave luftënxitëse të bashkëpartiakut të tij, Aleksandar Nikollovski është aprovim i sërishëm publik i orientimit antishqiptar të VMRO DPME-së dhe demaskim i plotë i qëllimeve të tyre strategjike për acarimin e marrëdhënieve ndëretnike. Mesa duket fotografia e liderit të tij, Mickoski me kallashnikov në duar ka frymëzuar Nikollovskin që të përdorë retorikë të urrejtjes ndaj bashkëqytetarëve të tij shqiptar, fjalor i papranueshëm dhe skandaloz për një politikan të kohës së sotme. Këtë periudhë opinioni ka qenë dëshmitar i një vargu të veprimeve antishqiptare nga VMRO DPMNE, duke filluar nga shpifjet e akuzat pa fakte për udhëheqësit…
Ministria e Punëve të Brendshme informon opinionin se janë bërë të gjitha kontrollet e nevojshme në Gjykatën Administrative, Muzeun e Luftës Maqedonase, Muzeun Arkeologjik, Hotelin Aleksandar Palace, S. “Boris Trajkovski” dhe nëntë shkolla në Shkup, pas raportimeve të sotme se në e email adresat e tyre janë dërguar kërcënim për vendosje të mjetit shpërthyes dhe është konstatuar se bëhet fjalë për raportime të rreme. Ndryshe MPB edhe më herët njoftoi se në disa lokacione tjera, raportimet kanë qenë të rrejshme. MPB: Janë të rreme denoncimet për bomba në QTQ, East Gate Mall dhe disa lokacione tjera
Dy ditë më parë në Aerodrom të Shkupit, qenë endacakë sulmuan një kafshë shtëpiake dhe pronarin e saj, pas së cilës kompania e qytetit “Laika” reagoi dhe gjeti qen të patrajtuar. Problemi i qenve endacak ka kohë që i shqetëson shkupjanët dhe “Laika” ka zbuluar për “Makfax” se vitin e kaluar qyteti ka shpenzuar 10 milionë denarë, gjegjësisht 162.000 euro, si dëmshpërblim për qytetarët e kafshuar nga qentë endacak. Ndonëse “Laika” tregon se arrijnë rekorde në trajtimin e qenve nga muaji në muaj, duket qartë se duhet zgjidhje tjetër e problemit pasi qytetarët ankohen çdo ditë se ata sulmohen nga…
Deputeti i BDI-së dhe ish pjesëtari i UÇK-së, Berat Ajdari, i është përgjigjur deklaratave luftënxitëse të deputetit të VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski. Në një prononcim për gazetën LAJM, Ajdari ka thënë se retorika e tillë e VMRO-së është e dëmshme për vendin dhe qytetarët. Ai ka bërë thirrje që t’i jepet fund këtij fjalori për të shmangur tensionet. “Nikollovski, si edhe shefi i tij Mickoski vetëm në televizor e kanë parë luftën. Nuk na habisin këto deklarata luftënxitëse të Vmro-Dpmne-së. Ata edhe në të kaluarën kanë dëshmuar se janë armiku më i madh i Maqedonisë. Ju kujtohet çfare bënë më 27…
Sindikata e Qendrës Klinike në Shkup ka paralajmëruar protestë gjatë ditës së nesërme. Nënkryetari i Sindikatës, dr.Predrag Serafimovski tha se protesta do të bëhet gjatë pauzës, për të mos rrezikuar shërbimet shëndetësore ndaj qytetarëve. “Sot kemi thirrur mbledhje të Bordit Ekzekutiv dhe pas kësaj, këshill, ku janë marrë vendime, nesër të dalim në protestë, në kohë pauze, që mos t’i dëmtojmë pacientët dhe mos të kenë sanksione të gjithë punonjësit shëndetësorë që do të dalin gjatë pauzës”, tha Serafimovski. Nga Sindikata thonë se rreth 7 Klinika ende nuk kanë marrë paga, ndërsa kërkojnë që pas emërimit të ministrit të ri…
Prokuroria njofton se gjyqtari i procedurës paraprake ka shqiptuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve ndaj personit nga Negorci, i cili gjatë ditës së djeshme u kap në pikën kufitare “Bogorodicë” me drogë. Nga Prokuroria thonë se droga ka qenë e shpërndar“Më 17 shkurt, i dyshuari ka transportuar në mënyrë të paligjshme, për shitje, lëndë narkotike – marihuanë, nga Nagorci në Republikën e Greqisë. Droga ishte e paketuar në pesë pako me peshë totale 5066,9 gram, e fshehur në bagazh, në gomën rezervë të veture Audi me targa të Gjevgjelisë. closevolume_off Doganierët e kanë gjetur marihuanën gjatë kontrollit në…
Pjestarët e policisë të SPB Tetovë, dje (20-shkurt) në ora 07.00 mbi fshatin Bogovinë të Tetovës kanë privuar nga liria personin L.Z. (34) nga Bogovina e Tetovës, i cili një orë më parë ishte denoncuar nga Xh.Xh. (28) nga Novosella 2 e Tetovës, se ai e kishte kërcënuar. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar.Ts
Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti në një intervistë për portalin “Nacionale” të Kosovës, mes tjerash ka folur edhe për të arriturat e shqiptarëve në fund shekullin e kaluar dhe fillim shekullin e ri. I pyetur se a ka besuara sinqerisht ai dhe shokët e tij të idelait se gjatë viteve ’80-të dhe ’90-të shqiptarët në fillim të këtij shekulli do ta kenë një avancim çfarë e kanë tani, përveç Republikës së Shqipërisë, të kenë edhe Republikën e Kosovës, dhe tash me qenë shtetformues në Maqedonië e Veriut, Ahmeti ka deklaruar se se kanë bësuar në idelet…
“Zyrtarët policorë të SPB-Tetovë, mbrëmë (20-shkurt) rreth orës 23:30, në Zhelinë të Tetovës, kanë privuar nga liria personin M.I. (24) nga ky fshat, i cili paraprakisht ishte denoncuar nga fqinji i tij 19-vjeçar A.Z. se për shkak të keqkuptimeve të mëparshme, rreth orës 18:00 e ka sulmuar fizikisht dhe e ka futur në automjetin e tij”, thonë nga SPB Tetovë.
Si drejtoresha “e Grubit”, Merita Mustafai, ndërton haciendë në Kodrën e Diellit me rrogë drejtori, pse nuk e raporton dhe a ka lidhje me akreditimin e Metrolab të afërt me Grubin. Drejtoresha e Byrosë së Metrologjisë, Merita Mustafai, nuk ka raportuar asnjë pronë në fletën e saj të anketimit – një haciendë Kodrën e Diellit prej 150 m2, në pronësi të bashkëshortit të saj, thonë nga VMRO-DPMNE, transmeton Portalb.mk. “Haciendën Mustafai e ndërtoi në vitin 2020, ndërsa tjetra tashmë është ndërtuar në vitin 2021, gjatë asaj kohe drejtori i Grubit Mustafait është drejtor i Byrosë së Metrologjisë, e njëjta Byro…
Igor Janushev nga OBRM-PDUKM sot nga seanca e Kuvendit ka drejtuar një sërë akuzash kundër LSDM-së në pushtet, duke shtuar se të gjithë ata që kanë kryer një lloj krimi do të burgosen. Në të njëjtën kohë, ai këtë qeveri e quajti “Qeveri Top Shop”, pasi siç tha, nën udhëheqjen e tyre është shumë e vështirë të jetosh në Maqedoni. “Kjo është Qeveria e Top Shop. Sa herë që prisni që nuk mund të bëhet më keq, ata ju befasojnë dhe ju bëheni edhe më keq. Është e vështirë të jetosh në Maqedoni me këtë qeveri të paaftë. Nuk kemi…

