Author: Hamdi Kumanova

Deklarata publike e Dragan Pavlloviç Llatas, në të cilën ai rrëfen me krenari një akt të rëndë përdhunimi, është e vrazhdë sa vetë akti që ka kryer. Deklaratat e tilla janë një dhunim i dytë për viktimën, normalizim i veprave të tilla te personat që kanë predispozita të njëjta me Llatasin dhe duhet të jenë si kambanë alarmi për institucionet. Ftojmë Prokurorinë dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme që ky rast të mos zvarritet dhe të përfundojë si shumë raste të tjera që vjetërsohen në sirtare, por përfundimisht, shembujt e tillë të marrin dënimin e merituar për të shërbyer si…

Lexo më Shumë

Punëtorët shëndetësorë nga spitali “8 Shtatori” kanë dalë sot në protestë për shkak të vonesës së pagave. Kryetarja e sindikatës së pavarur në spitalin “8 Shtatori”, Renata Gjakonoviq, tha se protesta e sotme paqësore është organizuar për të shprehur pakënaqësinë për shkak të pagave të papaguara që është dashur të paguhen më 10 shkurt, por që janë vonuar për dhjetë ditë. “Afati ligjor prej pesë ditësh është shkelur. Njerëzit nuk kanë para, kredi të papaguara, kush do të paguajë interesin, kush do të paguajë faturat. Thjesht, këtu kemi njerëz që punojnë për ekzistencë me ardhura të vogla personale,…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-ja ka vazhduar akuzat ndaj zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi duke pretenduar në dyshime për hapjen e bizneseve familjare me vlera milionëshe falë shfrytëzimit të ndikimit politik. Sot deputeti Mile Lefkov akuzoi vëllain e Grubit për blerjen e hapësirës afariste rreth gjysmë milioni euro, duke ngritur dyshimet nëse për blerjen e objektit në rrugë e njohur “Maqedonia” Grubi ka shfrytëzuar autoritetin e tij politik. “Derisa Artan Grubi është zëvendëskryeministër, perandoria Grubi zgjerohet dhe sjell miliona. Prapa meje gjendet investimi më i ri i familjes Grubi. Hapësirë e madhe afariste e blerës nga vëllai i Artan Grubit gjatë kohës sa…

Lexo më Shumë

BDI-ja ka ashpërsuar gjuhën kundër ish partnerit disa vjeçar në Qeveri, VMRO-DPMNE-së pas akuzave të kësaj të fundit drejtuar zv.kryeministrit Artan Grubi dhe funksionarëve të tjerë integristë mbi dyshime për përfshirje në afera korruptive. Në reagimin e BDI-së thuhet se VMRO-DPMNE-ja është organizatë kriminale e vërtetuar sipas tyre me aktvendim gjyqësor. “Organizata kriminale e konfirmuar nga gjykata, VMRO DPMNE e Hristijan Mickoskit u shndërrua në nxitës të një narrativi antishqiptar në shoqërinë tonë dhe po garon me Levicën e Apasievit për sulme raciste. VMRO DPMNE e Mickoskit është partia e vetme në vend të cilës gjykata i ka ngrirë të…

Lexo më Shumë

Elizabeta Dukovska iu propozua Kuvendit nga Këshilli Gjyqësor për ta votuar për gjykatëse kushtetuese. Kjo Gjykatë një kohë të gjatë mezi funksionin, përkatësisht, ka vetëm 6 gjykatës nga gjithsej 9 të nevojshëm dhe shumë lëndë ngelin pa u shqyrtuar për shkak të mungesës së shumicës, sidomos për çështje në të cilat nevojiten nëntë gjykatës ndërsa funksionalizimi i plotë i saj ka ngelë “peng” i mosmarrëveshjeve politike. “Më i pranueshëm më duket propozimi i gjykatësit Zoran Gerasimovski sepse gjykatësja Elizabeta Dukovska ka ambicie të përparojë në karrierë, nga ana tjetër ky kandidat veçse është i vlerësuar dhe është ranguar shumë lartë…

Lexo më Shumë

Mjetet nga buxheti i shtetit të cilat po ndahen për arsimin rriten nga viti në vit, mirëpo është e patjetërsueshme që të ndryshohet mënyra e shpërndarjes së tyre për të përmirësuar efikasitetin e shpenzimeve, për të siguruar burime të mjaftueshme financiare për të përmbushur standardet arsimore në shkolla, të përforcohen rezultatet nga shpenzimi dhe të sigurohet se ndarja e mjeteve për komunat dhe shkollat bazohet në kritere objektive dhe është e drejtëtha ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në seancën e Komisionitpër financimin e komunave, ku u prezantua sistemi i ri i financimit të arsimit fillor sipas shpenzimit standart…

Lexo më Shumë

Në garën me kohën, ushtarët e Maqedonisë së Veriut u përpoqën të shpëtonin jetë njerëzish në misionin e tyre në Turqi, e gëzimi më i madh ishte shpëtimi i një fëmije 5-vjeçar nga rrënojat në Turqi. Marketing Këta ushtarë u pritën në vend me ceremoni të lartë. “Na keni bërë krenarë me ndihmën që ke dhënë”, ishin fjalët e presidentit Stevo Pendarovski, cili falënderoi ushtarët që ndihmuan në Turqi, pas tërmeteve shkatërruese. “Ushtria jonë ishte ndër pesë të parat që mbërriti në vend, 24 orë pas tërmetit. Arritjet tuaja në vend ishin, angazhimi 24/7 i të gjithë…

Lexo më Shumë

Doganierët e Maqedonisë, në kufirin maqedono-grek kanë zbuluar dhe kanë konfiskuar 5,6kg drogë narkotike marihuanë, e fshehur në gomën rezervë të veturës me targa të Maqedonisë. Droga dhe vetura janë mbajtur përkohësisht, ndërsa nga ana e inspektorëve nga reparti për hetime nga drejtoria doganore është zbatuar hetim, me çka deri te Prokuroria Publike Gjevgjeli kundër dy personave është ngritur kallëzim penal. Droga është dërguar në MPB – reparti për krim teknikë. Për njërin prej të arrestuarve është caktuar paraburgim prej 30 ditëve ndërsa për personin tjetër masë sigurie – konfiskim i pasaportës.

Lexo më Shumë

15 vjet më parë, Gjermania e njohu Kosovën shtet 15 vjet më parë, Gjermania e njohu Kosovën shtet Publikuar 15:05 20 Shkurt, 2023 20 shkurti i 2008-ës shënon një datë të rëndësishme në marrëdhëniet Kosovë-Gjermani. Veç tre ditë më pas, shteti gjerman e njohu vendin tonë shtet. E pikërisht sot, pas një dekadë e gjysmë të njohjes së mëvetësisë Gjermania e ka kujtuar këtë moment. Ambasada e saj në Kosovë e ka shpërndarë edhe letrën me të cilin është bërë njohja. Ajo i ishte dorëzuar presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiu, nga shefi i atëhershëm Karl-Albrecht Wokalek. Po ashtu Kosova dhe…

Lexo më Shumë

Elon Musk, i njohur gjithashtu si Z. Tweet, ka deklaruar se po parandalon Luftën e Tretë Botërore duke kufizuar aksesin e ushtrisë ukrainase në satelitët e saj Starlink. Musk, pronari dhe CEO aktual i Tëitter, ka konfirmuar se do të kufizojë aksesin ushtarak të Ukrainës në satelitët e tij Starlink. Starlink ka një rrjet prej 2200 satelitësh me orbita të ulëta. Kompania lejon aksesin në të dhëna në vende të largëta. Ish-astronauti Scott Kelly shkroi në Twitter Musk: “Ukraina ka nevojë për mbështetjen tuaj të vazhdueshme. Ju lutemi rivendosni funksionalitetin e plotë të satelitëve tuaj Starlink. Mbrojtja nga…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator Energjetik (KRRE) vetë e bartë sistemin tarifor dhe tani po analizohet se a është e mundur nga aspekti ekonomik të kthehet rryma e lirë gjatë ditës, thotë Marko Bislimoski, kryetar i KRRE-së. Sot në emisionin Studio 10 në TV 24, Bislimoski theksoi se një ndryshim i tillë i mundshëm do të ndodh më 1 korrik, kur zakonisht bëhen ndryshime të çmimeve të shërbimeve energjetike. “Tani duhet të shohim se cili do të jetë prodhimi vendor i energjisë elektrike dhe sipas njoftimeve të EMV-së do të rritet për të paktën 10 për qind. Po analizojmë edhe faktin…

Lexo më Shumë

Ministria e Drejtësisë e ka konfirmuar se ministrja Albulena Haxhiu më 18 janar është intervistuar lidhur me rastin e zhdukjes se mostrave te Astrit Deharit. Për portalin rtv21.tv këtë e ka konfirmuar këshilltarja e ministres, Berita Abazi. “Po me 18 janar është intervistuar ministrja Haxhiu, lidhur me rastin e zhdukjes se mostrave te Astrit Deharit. Nuk është intervistuar sot por me datë 18 janar, ashtu siç edhe ka njoftuar në medie më herët. Kryeprokurori i është referuar këtij intervistimi” , tha Abazi. Lidhur me rastin Dehari, nga Prokuroria Speciale nesër do të intervistohet edhe deputeti Haki Abazi./21Media

Lexo më Shumë