Author: Hamdi Kumanova

Të punësuarit në sektorin e shëndetësisë, ende presin që në xhirollogaritë e tyre të hyjnë pagat e janarit, të cilat u vonuan për shkak të sulmit kibernetik në sistemin e Fondit për Sigurim Shëndetësor. Ata gjatë ditës së sotme protestuan në disa pika, duke nënvizuar se në rast se nuk zgjidhet çështja e pagave, atëherë do t’i radikalizojnë protestat. Sindikata e Gerijatrisë kërcënohet se do ta bllokoje hyrjen Tetovë – Shkup nëse deri të enjten Fondi nuk do gjej zgjidhje për problemin e tyre, ndërkohe Sindikata medicinale e pavarur  kërcënohet me padi penale për person juridik i cili është përgjegjës…

Lexo më Shumë

MPB bën të ditur se gjatë ditës së sotme është arrestuar një 35-vjeçar nga Kumanova i cili ka pranuar se ka kryer tri vjedhje. Nga MPB shtojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës “Sot (20.02.2023) në ora 03:00, zyrtarët policorë nga SPB-Kumanovë kanë ndaluar E.I.(35) nga Kumanova. Ai dyshohet se në muajin shkurt ka kryer tri vjedhje në prona private, gjatë të cilave ka marrë disa sende. E.I. është ndaluar në stacion dhe në një intervistë zyrtare ka pranuar krimet e kryera”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë

THIRRJE INSTITUCIONEVE PËR NDËRMARRJEN E MASAVE Një sërë reagimesh ka ngritur videoja skandaloze me gazetarin Dragan Pavloviq – Llatas, i cili duke buzëqeshur rrëfen për përvojën seksuale me një grua në kohën e adoleshencës, kurse udhëheqësi në vend që ta ndërpresë shtron nënpyetje për përmbajtjet eksplicite të bisedës. Kjo bisedë skandaloze, sic percjell KlanM, ka shkaktuar një sërë reagimesh. Disfatë kolektive shoqërore dhe paraqitje reale se si i trajtojmë gratë – thuhet në reagimin e ashpër të Komitetit të Helsinkit, sipas së cilëve, sic percjell KlanM, kjo kulturë frymëzon dhunuesit, të cilët jo vetëm që vazhdojnë të jetojnë normalisht, por…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka arrestuar një grua në Lipjan, shtetase e Shqipërisë për keqtrajtim të fëmijës së saj. “Është arrestuar e dyshuara femër shtetase e R. Shqipërisë, pasi që ka keqtrajtuar fëmiun e saj të mitur. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.”, ka informuar Policia. Rasti është cilësuar si “Keqtrajtim apo braktisje e fëmijëve”./21Media

Lexo më Shumë

Vritet me armë zjarri një shtetas shqiptar në Greqi. Mediat vendase raportuan ekzekutimin e një 34- vjeçari në Mykonos. Viktima është qëlluar me armë zjarri në kokë pas një sherri në një lokal në zonën e quajtur Skykabela në ishullin mjaft te frekuentuar Mykonos. Krimi i rëndë ndodhi mengjesin e sotëm. Ka dyshime se sherri në lokal ndodhi per nje grua. Autori grek, i arrestuar tashme,, mendohet se ka qene nen efektin e alkoolit kur ka qelluar me plumb ne koke 34-vjecarin shqiptar.

Lexo më Shumë

Thonë se gjumi është gjysma e shëndetit. Megjithatë, shumë e marrin si të mirëqenë, veçanërisht adoleshentët. Studiuesit nga Universiteti i Stokholmit kryen një studim mbi zakonet e gjumit të adoleshentëve dhe ndikimin e tyre në shëndet. Skleroza e shumëfishtë është një sëmundje e sistemit nervor qendror që prek miliona njerëz në mbarë botën. Shkaku i saktë i sëmundjes nuk dihet, por disa faktorë luajnë rol në shfaqjen e sëmundjes, si gjenetika, mungesa e vitaminës D, obeziteti dhe duhani. Shkencëtarët në Stokholm kanë konfirmuar se mungesa e gjumit gjithashtu luan një rol. U arrit në përfundimin se adoleshentët që flenë më…

Lexo më Shumë

Njerëzit që hanë ushqime të përpunuara kanë një rrezik më të lartë të zhvillimit të llojeve të caktuara të kancerit, tregon një studim i ri. Studimi zgjati 10 vjet dhe analizoi gati 200,000 pjesëmarrës nga Mbretëria e Bashkuar me një moshë mesatare 58 vjeç. Në studim, përdoruesit konsumuan lëngje artificiale, bukë të përgatitur në mënyrë industriale, ushqime të ëmbla ose të kripura të paketuara, drithëra mëngjesi, mish të përpunuar dhe ushqime të përgatitura në mënyrë industriale. Studiuesit zbuluan se ushqimet e përpunuara kanë pesë ose më shumë përbërës dhe përmbajnë substanca industriale si ëmbëlsues dhe ngjyra dhe shije artificiale. U arrit…

Lexo më Shumë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se ushtria ukrainase i ka shkaktuar humbje të mëdha forcave ruse që sulmuan qytezën Vuhledar në pjesën lindore të vendit, transmeton REL. Ai e përshkroi situatën në rajonin e Donbasit si “shumë të vështirë”. Forcat ukrainase po tentojnë ta zmbrapsin një ofensivë ruse në rajonin e Donbasit në lindje të Ukrainës, përderisa është në pritje të furnizimeve të reja me armatim nga shtetet perëndimore. “Situata është shumë e komplikuar atje. Dhe ne po luftojmë. Ne jemi duke i përçarë forcat pushtuese dhe po i shkaktojmë humbje jashtëzakonisht të ndjeshme Rusisë”, tha Zelensky. Ai…

Lexo më Shumë

VMRO DPMNE e Hristijan Mickoskit është organizatë kriminale e vërtetuar nga gjykata, por edhe pa këtë, nuk ka qytetar në vendin tonë që nuk e di, edhe anëtarët e VMRO DPMNE-së e dinë se korrupsioni dhe krimi i organizuar në vendin tonë është shpikur dhe perfeksionuar nga VMRO DPMNE. Djali i graduar nga babai i tij në fakultet, Hristijan Mickoski, partner ideologjik i Dodikut, Janshës, Orbanit dhe Apasiev-it, dhe hidrobiznesmen politik, bashkëpunëtor me ish zëvendësit e tij dhe elementet anti-NATO dhe anti-BE në shoqërinë tonë, nuk ka kredibilitet, as mbështetje për të folur e akuzuar për korrupsion, as për të…

Lexo më Shumë

Komiteti i Helsikit për të Drejtat e Njeriut ka reaguar ndaj intervistës së youtuberit Stefan Llazarov, në të cilën të ftuar e ka pasur gazetarin Dragan Pavlovic – Llatas, i ka treguar se si ai me disa shokë në moshën 15-vjeçare e kanë përdhunuar një vajzë. Nga Komiteti i Helsinkit thonë se “kjo kulturë e të folurit i jep mbështetje abuzuesve dhe nënçmon viktimat”. “Kjo kulturë u jep mbështetje abuzuesve, të cilët jo vetëm vazhdojnë të jetojnë normalisht, por të festohen si “burra të vërtetë” dhe fitues. E njëjta kulturë dënon viktimat, duke u dërguar atyre mesazh të qartë se…

Lexo më Shumë

Sot para Fondit të Sigurimeve Shëndetësore përfaqësues të organizatave sindikale të punonjësve në shëndetësi do të kërkojnë pagesën e pagave të muajit janar, ndërsa gjatë ditës nëse kjo nuk plotësohet do të informojnë për hapat e ardhshëm që do të ndërmerren, transmeton Portalb.mk. Disa nga punonjësit e Spitalit të Përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” kanë paralajmëruar për ditën e sotme një protestë paralajmëruese gjysmë ore. Ndryshe nga protesta paralajmëruese e paralajmëruar nga sindikata e pavarur, sindikata përfaqësuese në SPQ “8 Shtatori” ende nuk ka një qëndrim përfundimtar për këtë çështje dhe bëjnë të ditur se në mesditë do të kenë…

Lexo më Shumë

SHA EMV më 19.02.2023 prodhoi 17.825 MWh energji elektrike, me çka me energjinë e prodhuar vetë plotësoi nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël, si dhe nevojat për furnizime shtesë për shkolla, industrinë ushqimore dhe subjekte të tjera vitale shtetërore. Në termoelektranat janë prodhuar 12.134 MWh, ndërsa në hidroelektranat dhe në Parkun e Erës Bogdanci janë prodhuar 5.691 MWh. * Të dhënat janë marrë nga Raporti i SHA EMV për 19.02.2023.

Lexo më Shumë