Prokuroria Themelore Publike në Shkup deri te gjykata kompetente ka ngritur aktakuzë kundër gazetarit Dragan Pavloviq-Llatas dhe YouTuber-it Stefan Lazarov, për dyshimin e kryerjes së veprës penale “shpërndarjes të materialit racist dhe ksenofobik”. Të dy akuzohen se përmes sistemit kompjuterike, kanë shpërndarë prezantim racist dhe ksenofobik të një ideje që promovon dhunën ndaj grave, gjë që shkaktoi reagime dhe një ndjenjë neverie dhe ankthi në opinion, përcjell Telegrafi Maqedoni. Prokurori publik për shkak të rrezikut të arratisjes i propozoi Gjykatës Themelore Penale Shkup që të akuzuarit Pavloviq-Llatas t’i caktohet masa e kujdesit, konfiskim i përkohshëm i dokumenteve të udhëtimit. “Pas…
Author: Hamdi Kumanova
Premtimet e BDI-së se do ketë oferta pune për çdo të ri brenda katër muajsh pas mbarimit të shkollimit apo mbetjes pa punë, mbetën vetëm në letër. Qytetarët thonë se dyert e institucioneve mbeten të mbyllura për të rinjtë, ndërsa “bileta” për punësim është libreza partiake dhe jo kualifikimet. Studentët janë të zhgënjyer nga përfaqësuesit e tyre në ekzekutiv, ata ndjehen të braktisur nga institucionet, prandaj çdo ditë e më shumë po mendojnë të braktisin vendin. “Në vendin tonë është krijuar një shprehi dhe fenomen shumë i keq që po ndodh partizimi i skajshëm i secilit institucion që libreza partiake…
Ende pa u zbardhur se si Barlet Xhaferi, i biri i spikerit të Kuvendit, Talat Xhaferit, kishte arritur të “hyjë” në Akademinë për Gjyqtarë dhe Prokurorë Publik, ai u gjend në listën e publikuar dje si një ndër prokurorët e ardhshëm të vendit. Në prill të vitit të kaluar, Komisioni Antikorrupsion mori njoftime se Barlet Xhaferi, kishte arritur të regjistrohet në akademi pa i plotësuar kushtet për këtë, përkatësisht pa e pasur provimin e jurisprudencës. Por, me këtë ritëm, mund të thuhet se pa përfunduar hetimet e komisionit për antikorrupsion kundër tij, Barlet Xhaferi do të jetë në pozicion që…
Mbrëmë (20-shkurt) në orën 23:00, 44-vjeçari nga Tetova në SPB Tetovë ka raportuar se vajza e tij 18-vjeçare A.S. është larguar nga shtëpia informon Tetovasot. Po merren masa për gjetjen e personit në larguar, thonë nga SPB-Tetovë.
Furrtarëve nuk u mjafton subvencionimi i rrymës për të ulur çmimin e prodhimeve të brumit, andaj tani kërkojnë që shteti tu subvencionojë edhe pagat e punëtorëve të rinj. Prodhuesit privat të bukës, duan që me para publike të trajnojnë kuadër të ri për punësim, por sërish nuk parashohin ulje të çmimeve. Një nga përfaqësuesit e furrtarëve thotë se mungesa e kuadrit ka bërë që pagat e tyre të jenë mesatarja 30 mijë denarë. Sipas Igor Stojanovskit, kostoja e përgatitjes se bukës u bë si në Perëndim, por sërish kjo nuk amniston prodhuesit që byreku të bëhet luks për shumicën e…
Mbi 8.000 civilë të vrarë janë regjistruar në Ukrainë që kur Rusia nisi pushtimin pothuajse një vit më parë, tha zyra për të Drejtat e Njeriut në Kombet e Bashkuara, transmeton Radio Evropa e Lirë (REL). OKB tha se kjo shifër është vetëm “maja e ajsbergut” pasi besohet se mijëra të tjerë kanë vdekur. Kjo shifër është më e lartë krahasuar me shifrat e paraqitura më herët nga OKB lidhur me numrin e viktimave të konfirmuara në mesin e civilëve që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt 2022. Rreth 90 për qind e viktimave, sipas OKB-së,…
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka takuar ambasadoren e re të Japonisë në vendin tonë, Kazuja Ocuka. Në takim është vlerësuar se ka një trend të avancimit të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet vendeve dhe u shpreh vendosmëria për forcimin e bashkëpunimit, veçanërisht në fushën e ekonomisë. Në të njëjtën kohë, u diskutua edhe për mundësitë për prezantimin e potencialit ekonomik për investime në Maqedoninë e Veriut para investitorëve japonezë. Kryeministri Kovaçevski falënderoi për miqësinë e madhe të kahmotshme dhe të sinqertë me Japoninë, e cila manifestohet me mbështetjen e vazhdueshme japoneze, në vlerë të përgjithshme…
Gjykata Penale Themelore Shkup 2022 i ka zgjidhur mbi 107 mijë lëndë gjyqësore, që është numër rekord në 50 vitet e fundit, por fluksi prej rreth 110 mijë lëndë të reja rezulton me minus prej rreth dy mijë lëndë, të cilës i aferohet edhe vlerësimi “i papërditësuar” në Këshillin Gjyqësor. Nga Gjykata Penale, në brifingun e sotëm me mediat, potencojnë se në vitin 2021 i kanë pasur 104 mijë lëndë të përfunduara dhe vlerësimin të përditësuara, ndërsa tan me më shumë lëndë të zgjidhura dhe më pak gjykatës janë vlerësuar si të papërditësuara në Raportin për punën e gjykatave në…
Mosha mesatare e të punësuarve në industrinë e furrave të bukës është 57 vjeç. Kur ata të dalin në pension, nuk do të ketë kush t’i zëvendësojë. Kompanitë nga kjo lëmi edhe tani përballen me probleme për shkak të mungesës së kuadrit të kualifikuar. Të rinjtë aspak nuk kanë interesim për profesionin e bukëpjekësit, e as nuk janë të interesuar të jenë pronarë të furrave, tregon analiza më e re e Odës Ekonomike. Siç u tha sot në konferencën për media, situata është alarmante, ndërsa edhe më shumë do ta komplikojë ajo që një pjesë e proceseve në industrinë e…
Eksperti i angazhuar nga gjykatësja Fanka Jançulleva-Mihaillovska ka njoftuar se i akuzuari Muhamed Zeqiri nuk është në gjendje të mirë shëndetësore për ta ndjekur gjykimin, njofton Portalb.mk. “Mendimin e ekspertit e keni. Është dhënë mendim se nuk është në gjendje që ta ndjekë gjykimin për shkak të gjendjes shëndetësore, që është e përkohshme. Seanca e radhës është në terminin e caktuar”, u tha gjykatësja avokatëve. Ndryshe, Zeqiri ngarkohet se duke “keqpërdorur pozitën zyrtare dhe autorizimin” e ka dëmtuar buxhetin e shtetit për 89.385.255,00 denarë. Sipas aktakuzës, i akuzuari si zyrtar shtetëror-sekretar i përgjithshëm i Qeverisë me paramendim ka kryer dy…
Anëtarët e përzgjedhur janë Nuhi Halimi, Kushtrim Haliti dhe Fazile Haziri Maloku. Dy anëtarët e parë të zgjedhur, Nuhi Halimi dhe Kushtrim Haliti janë zyrtarë të Partisë Demokratike të Kosovës. Kushtrim Haliti ka qenë kandidat për asamble në Komunën e Klinës nga PDK në zgjedhjet e fundit. Ndërsa, Nuhi Halimi ka qenë kandidat për asamble në Komunën e Prishtinës. Emërimi i tyre në një ndërmarrje publike vjen kur në Komunën e Prishtinës qeveriset nga LDK e PDK./Gazeta Blic/
Në një audio-incizim prej shtatë minutash që është publikuar dje, i nervozuar ka theksuar se prodhimi ushtarak rus është i mjaftueshëm për të furnizuar forcat që luftojnë në front, dhe se vështirësitë e furnizimit me të cilat përballen luftëtarët e tij janë rezultat i vendimeve të marra me qëllim.“Nuk po mundem ta zgjidh këtë problem pavarësisht lidhjeve dhe kontakteve që i kam”, Ata që na pengojnë në përpjekjen për të fituar këtë luftë, janë absolutisht, drejtpërdrejt duke punuar për armikun”, tha kreu i Wagnerit i cili gjatë audio-incizimit fliste me ton të lartë dhe vazhdimisht ofendonte.

