Mosha mesatare e të punësuarve në industrinë e furrave të bukës është 57 vjeç. Kur ata të dalin në pension, nuk do të ketë kush t’i zëvendësojë. Kompanitë nga kjo lëmi edhe tani përballen me probleme për shkak të mungesës së kuadrit të kualifikuar. Të rinjtë aspak nuk kanë interesim për profesionin e bukëpjekësit, e as nuk janë të interesuar të jenë pronarë të furrave, tregon analiza më e re e Odës Ekonomike.
Siç u tha sot në konferencën për media, situata është alarmante, ndërsa edhe më shumë do ta komplikojë ajo që një pjesë e proceseve në industrinë e furrave të bukës nuk mund të automatizohen që të kompensohet kuadri.
Oda paralajmëron mbështetje për anëtarët e saj përmes rikualifikimit për zanatet e kërkuara.
“Po fillojmë me trajnime për bukëpjekës në bashkëpunim me furrën e bukës Pastel, e cila u përball me nevojën për kuadër të trajnuar. Bëhet fjalë për program të verifikuar, i dizajnuar në mënyrë modulare, i realizuar me kërkesë të Pastel, i cili përmban pjesë teorike dhe praktike. Personat do të trajnohen nga praktikanti me përvojë, ndërsa derisa zgjat trajnimi do të marrin para, ndërsa pas trajnimit do të punësohen në kompani”, theksoi Natasha Janevska nga Oda Ekonomike.
Sipas Igor Stojanovskit, nga furra e bukës “Pastel”, problemi me mungesën e kuadrit në industrinë e furrave të bukës është jashtëzakonisht serioz.
Për trajnimin tashmë ka katër kandidate, të gjitha janë gra, të moshës rreth 50 vjeçare. Ato duan të rikualifikohen sepse kërkojnë punë.
Sipas analizës së fundit të Odës Ekonomike, 82 për qind e kompanive u përpoqën të siguronin kuadër me aftësitë e nevojshme, por nuk ia dolën në tërësi, 45 për qind e kompanive e shohin arsyen në numrin e kufizuar të kandidatëve me kualifikimet e duhura dhe përvojën e punës, ndërsa 42 për qind besojnë se kandidatët kanë njohuri përkatëse teorike
https://www.facebook.com/MediumskaInformativnaAgencija/videos/1345483899519519/