Author: Hamdi Kumanova

” Edhe fëmija im ka të drejtë të konkurrojë dhe të pranohet në punë”, thotë kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi pas reagimeve për zgjedhjen e djalit të tij Barletit, për prokurorë. Thotë se për shkak të pozitës së tij, është sulmuar dhe se Antikorrupsioni tashmë ka marrë vendim për këtë çështje, respektivisht nuk ka hapur rast.

Lexo më Shumë

Në 32 shkolla në Shkup dhe një në Prilep sot janë dërguar paralajmërime për bomba. Ato kanë arritur në adresat elektronike të shkollave. “Menjëherë pas paralajmërimeve të marra, nga punonjësit policorë janë ndërmarrë masa për evakuimin e sigurt të objekteve dhe në vijim janë kontrolle antiterroriste dhe po ndërmrren masa për ndriçimin e rasteve”, thonë nga MPB. Dje alarme për bomba, përveç në shkolla, ka pasur edhe në institucione, hotele, ndërtesa dhe qendra tregtare në Shkup.

Lexo më Shumë

Mbi 75 përqind antarësisë në referendumin e brendshëm partiak, kanë votuar “pro” hyrjes së ASH-së në Qeveri. Kështu tha sonte në emisionin “Argument” në TVM 2, kreu i ASH-së, Arben Taravari, i cili shtoi se paraprakisht janë konsultuar edhe ekspertë vendor e ndërkombëtarë mbi vendimn që e ka marrë ASH-ja. Taravari më tej bënë të ditur edhe arsyet e forta, sipas tij, që kanë çuar ASH-në të mendojë për t’u bë pjesë e ekzekutivit, sikurse janë krizat e mëdha globale me agresionin rus në Ukrainë në qendër dhe ato vendore me atë çka do ta priste vendin nëse nuk arrinë…

Lexo më Shumë

Mjeku Ylli Merja ka bërë apel që prindërit të mos u japin anti-biotikë fëmijëve pasi janë të dëmshëm në organizëm. I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ai theksoi se anti-biotikët ulin rezistencën e organizmit dhe shkaktojnë myk. Ndër të tjera shtoi se gjëja më e mirë që mund të ju japim fëmijëve është vitamina C. Merr lajme ekskluzive në Viber Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu. “Nëse fëmijëve u japin anti-biotikë, po u vrasim florën e zorrëve dhe nesër ai do të ketë kapsllëk. Kur…

Lexo më Shumë

Shqiptari që u vra aksidentalisht gjatë një sherri me armë zjarri në Greqi është identifikuar. 37-vjeçari quhet Sandri dhe sipas informacioneve është me profesion hidraulik. Kujtojmë se ai mbeti i vdekur pas një sherri banal në lagjen Nea Jonia të Athinës. ADVERTISING by TaboolaSponsored LinksYou May Like If Your Cat Bites You, Here’s What It Really Means Handy Tricks Sipas policisë greke, gjithçka nisi pas një konflikti rreth orës 23:40, që disa klientë shqiptarë patën mes njëri-tjetrit në ambientet e një lokali. Shumë shpejt sherri degjeneroi në përplasje fizike, e në vazhdim njëri prej tyre nxori një pistoletë që mbante…

Lexo më Shumë

Javët e motit të thatë të dimrit kanë ngritur shqetësimet se Italia mund të përballet me një thatësirë ​​tjetër pas urgjencës së verës së kaluar, me Alpet që kanë marrë më pak se gjysmën e reshjeve të tyre normale të borës, sipas shkencëtarëve dhe grupeve mjedisore. Paralajmërimi vjen pasi Venecia, ku përmbytjet janë zakonisht shqetësimi kryesor, përballet me baticë jashtëzakonisht të ulët. ADVERTISING Lumenjtë dhe liqenet italianë po vuajnë nga mungesa e madhe e ujit, tha të hënën grupi mjedisor Legambiente. Lumi më i gjatë i Italisë që rrjedh nga Alpet në veriperëndim në Adriatik, ka 61% më pak ujë…

Lexo më Shumë

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim kanë reaguar sërish rreth deklaratave të Nikollovskit nga VMRO-DPMNE, ku thuhet se këto deklarata nxitin luftë kundër shqiptarëve. ”Edhe për të dytën ditë radhazi pas deklaratave skandaloze të Aleksandar Nikollovskit në të cilat ai bën thirrje për luftë në mes të Kuvendit, ngjashëm edhe me narrativin e 27 prillit, as Mickoski dhe as VMRO DPMNE nuk u distancuan nga ato kërcënime. Nikollovski inkurajohet nga lideri i tij Mickoski, i cili publikon foto të një betimi me uniformë të maskuar, me kallashnikov të zbrazur në duar dhe i rrethuar nga fëmijë dhe gra, në…

Lexo më Shumë

Me debat për propozimin për shkarkimin e ministrit pa resor, të obliguar për diasporë Xhemail Çupi, sot vazhdon seanca e 104-të e Kuvendit, kushtuar rikonstruimit të Qeverisë. Sipas paralajmërimeve të fundit, për fjalë lidhur me propozimin për shkarkimin e Çupit janë paraqitur gjithsej 39 deputetë. Paraprakisht, në kuadër të kësaj pike të parë të seancës, përfundoi debati për propozimin për shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë, Bekim Sali dhe të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Aliti. Në rend të ditës së seancës së 104 janë edhe emërimet e ministrave të rinj, Fatmir Mexhitit për ministër të Shëndetësisë, Azir Aliut për ministër…

Lexo më Shumë

Një shtetas shqiptarë që jetonte dhe punonte në Greqi u vra mesnatën mes të martës dhe të mërkurës në një lokal në Athinë. Shqiptari është qëlluar me armë dhe si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23:40 në lagjen Nea Ionia, konkretisht në një lokal të rrugës Kastamonis. Dyshohet se në lokal ka pasur një përplasje fizike dhe pastaj me armë, të cilat I kanë marrë jetën shqiptarit. Policia ja sekuestruar 7 gëzhoja, një plumb të deformuar dhe një pistoletë 9 game. Nuk ka të dhëna nëse…

Lexo më Shumë

Analisti politik Shemsi Jashari, po konsideron që rasti “Dehari” tash është duke u përdorur nga Lëvizja Vetëvendosje edhe për qërim hesapesh brenda partisë. Jashari duke folur për akuzat që i ka bërë deputeti i VV-së, Haki Abazi, në drejtim të kryeministrit Kurti dhe anëtarëve të tjerë të kësaj partie, tha se VV-ja ka tendenca që të menaxhojë dhe të mbaj nën kontroll grupin parlamentar, dhe kjo sipas tij ka bërë që të ketë mospajtime dhe të vije deri të shpërfaqja e mos pajtimeve. “Tendenca e menaxhimit brenda grupit të VV-së për të mbajtur gjithçka nën kontroll që edhe kur flasin…

Lexo më Shumë

Një fëmijë është sulmuar fizikisht në një çerdhe në Mitrovicë nga edukatorja e këtij institucioni. Ngjarja ka ndodhur të hënën në kopshtin dhe çerdhen “Nina” dhe lajmi është bërë i ditur nga pronarja e këtij institucioni, Agnesa Shipoli Nika. Përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të çerdhes në Facebook, ajo ka thënë se për rastin është njoftuar nga menaxherja e institucionit, e cila ka ngritur dyshimet për se edukatorja me inicialet A.A ka ushtruar dhunë ndaj fëmijës me inicialet S.I, gjatë kohës sa i njëjti i është besuar në ruajtje dhe kujdes. “Menjëherë pas pranimit të këtij…

Lexo më Shumë

Njëri nga krerët e “Grupit të zjarrit” dhe nënkryetar i BDI-së, Izet Mexhiti ka dërguar një sërë porosish drejt Ali Ahmetit, nga tubimi që ky grup mbajti mbrëmë në Saraj. Mexhiti u shpreh i shqetësuar me largimin e menjëhershëm të Ministrit të Ekologjisë në ndryshimet e fundit qeveritare. Ai e sheh si shqetësues faktin e afrimit të partiës së tij me kundërshtarët e deridjeshëm. “Nuk mund të jemi rehat kur kryetarin e kanë rrethuar Menduh Thaçi, Arben taravari, Ziadini”, tha Mexhiti. Në fund të fjalimit të tij, mexhiti lëshoi edhe një porosi për kreun e partisë…

Lexo më Shumë