Presidenti rus, Vladimir Putin, më 21 shkurt bëri një paralajmërim bërthamor ndaj Perëndimit lidhur me Ukrainën, duke pezulluar traktatin kyç të kontrollit të armëve. Ai njoftoi se janë aktivizuar sisteme të reja strategjike dhe paralajmëroi se Moska mund të rinisë testet bërthamore. Por, sa i madh është arsenali bërthamor i Rusisë dhe kush e kontrollon atë? Rusia, që ka trashëguar armët bërthamore të Bashkimit Sovjetik, ka numrin më të madh të kokave bërthamore. Putin kontrollon rreth 5.977 koka bërthamore, krahasuar me 5.428 sa i kontrollon presidenti amerikan, Joe Biden. Këto janë të dhënat e vitit 2022 të Federatës amerikane të…
Author: Hamdi Kumanova
Majan Vejseli, drejtor i Hekurudhat e Maqedonisë Transport, sot ka dhënë lajmin e gëzueshëm, transmeton Almakos. Lokomotiva 462-002 prej sot është vënë në përdorim. Në vijim po ua përcjellim kumtesën e plotë: Të nderuar media, Të dashur qytetarë, Sot jemi këtu për të kurrorzuar një nga sukseset tona, pas një angazhimi të plotë gjashtë mujor. Lokomotiva me numër 462-002 e cila për më shumë se 5 vite ka qenë jashtë përdorimit, nga sot e njejta do to jetë funksionale. Është shumë e rëndësishme të përmendim faktin se për riparimin e kësaj lokomotive kemi kursyer 500,000 euro duke e realizuar riparimin…
Rreth 20 të punësuar të ndërmarrjes “Parkimi dhe gjelbërimi” në Gostivar sot protestuan para komunës. Të punësuarit thonë se tash e katër muaj janë pa rroga. Ankohen se kanë harxhime dhe nuk mund ta përballojnë këtë situatë pa paga. “Protestojmë ashpër për mos pagesën rroga deri në katër muaj, jemi të zhytur në borxhe si unë po edhe kolegët, unë personalisht jam zhytur në borxhe deri në 500 euro dhe nuk dimë si t’i paguaj, ku edhe disa kolegë tanë që jetojnë në banesa, as ata nuk kanë të ardhura dhe disa kanë problem që janë me fëmijë, lusim kryetarin…
Për momentin janë duke rrjedhur afatet për ankesa në lidhje me Thirrjen e anuluar për subvencionimin e fluturimeve nga dy aeroportet në vend dhe pres që në fillim të muajit të ardhshëm të shpallet një thirrje e re, theksoi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski. Boçvarski nga Ohri sqaroi se Komisioni që punon në përgatitjen e procedurës do të punojë në mënyrë aktive për të ndihmuar kompanitë e interesuara që të dorëzojnë dokumentacionin e plotë dhe të kompletuar për të pasur një procedurë të suksesshme. “Në përgjithësi, mbeten kushtet e njëjta dhe ajo që ishte e paqartë apo…
Ana mbrojtëse reagon ndaj deklaratës së fundit të shefit të Prokurorisë Themelore Publike, Gavril Bubevski, i cili flet për numra të rinj të të raportuarve për rastin në lidhje me Klinikën. Marketing Prezumimi i pafajësisë në rastin e doktor Zhan Mitrev dhe Klinikës duhet të respektohet seriozisht nga prokuroria. Mënyra dhe lehtësia me të cilën Bubevski jep deklarata dhe intervista në media dhe podkaste, të cilat mund të jenë vetëm në sferën e supozimeve, dhe në asnjë mënyrë se është “i sigurt se ka më shumë raportime për dëme”, duke dëshmuar përsëri se PTHP tregon kontradikta dhe del nga kredencialet.…
Kryetari i Komunës së Gazi Babës, Darko Kostovski paralajmëroi rikonstrukcionin e rrugës një në Vizbeg, transmeton Almakos. Në vazhdim po ua përcjellim kumtesën e plotë: 📑 Sot fillojmë me përgatitjen e dokumentacionit të projektit dhe më pas të tenderit për rrugën 1. Rruga 1️⃣ së bashku me degët e saj në Vizbeg është një nga rrugët më të mëdha të paasfaltuara me një gjatësi mbi 7️⃣0️⃣0️⃣ metra. 🏫 Rruga 1️⃣ është një nga rrugët që të çon në një shkollë të re fillore komunale që është në ndërtim e sipër. 🚧 Rikonstruksioni do të përfshijë gërmim mekanik, nivelim dhe montim…
Nëse ndonjëherë keni pasur infeksion të traktit urinar, atëherë e dini se sa është e dhembshme dhe e pakëndshme. Ju detyron të shkoni shpesh në tualet, ndërkaq urinimi bëhet shumë i dhembshëm. ADVERTISING Sot po ju tregojmë mjetin e shkëlqyeshëm natyral, i cili do t’ju ndihmojë që shpejt dhe me efikasitet t’i zgjidhni infeksionet e traktit urinar. Ky antibiotik natyral është shumë i shërueshëm dhe lehtësimi arrihet që pas turit të parë. Ja si mund të përgatitni mjetin natyral kundër infeksioneve të traktit urinar. Përbërësit: 200 ml vaj ulliri, 250 g mjaltë, 250 g limon, 250 g rrënjë majdanozi. Udhëzimi:…
Neto-paga e paguar mujore mesatare për një të punësuar, në dhjetor të vitit 2022, është 34.364 denarë dhe në krahasim me dhjetorin e vitit 2021, është rritur për 14,8 për qind, publikoi sot Enti shtetëror për statistikë. Rritja e tillë ka të bëjë, para së gjithash, me rritjen e neto-pagës së paguar mesatare mujore për një të punësuar në sektorët: Industria përpunuese (20,4 për qind), Art, zbavitje dhe rekreacion (20,2 për qind) dhe Veprimtari shërbyese administrative dhe ndihmëse (19 për qind). Rritja e neto-pagës së paguar mesatare mujore për një të punësuar, lidhur me muajin paraprak, është shënuar në sektorët:…
Gjatë ditës së sotme, në periudhën e pauzës nga ora 10-10.30, punëtorët shëndetësor nga të gjitha Poliklinikat e Shkupit janë ngritur nê protestë, shkruan Almakos. Kërkesa e tyre është rritja e pagave si dhe pagesa e K15. Punëtorët shëndetësor vlerësojnë se me rritjen e inflacionit si dhe me ikjen e kuadrit shëndetësor nga Maqedonia e Veriut iu është vështirësuar jeta. Ata, paralajmërojnë Ministrinë e shëndetësisë dhe Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut se nëse nuk dot merren masa urgjente, do të radikalizohen përmes të gjitha mjeteve demokratike.
Gjykata Themelore Penale e Shkupit, në procedurën e përsëritur në bazë të aktgjykimit të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, sot ka marrë vendim për lirimin e Ljube Boshkoskit, në lidhje me rastin “Fushata”. Lideri i “Të bashkuar për Maqedoninë” dhe këshilltar i Qeverisë është arrestuar më 6 qershor 2011, para restorantit “Vodenica” në Shkup, nën dyshimin për financim të paligjshëm të fushatës zgjedhore. Në vitin 2014 është dënuar me pesë vjet burg, ndërsa në vitin 2016 është liruar nga burgu në Idrizovë, ku ka vuajtur dënimin. Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut vendosi në vitin 2020 se…
Është arrestuar sulmuesi i dytë i Hristijan Pendikov, sekretarit tË klubit bullgar “Car Boris Treti”, i cili u rrah muajin e kaluar në Ohër. Bëhet fjalë për një person nga Manastiri, i dyshuar i cili është ndaluar nga policia e Ohrit. Sipas informacioneve fillestare ai dyshohet për lëndim të rëndë trupor. “Më datë 21.02.2023, në ora 17, zyrtarë policorë nga RSV Ohër kanë privuar nga liria B. A. (23) nga Manastiri. Ai ishte në kërkim me urdhër qendror për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprës penale të lëndimit të rëndë nga neni 131 i Kodit…
Dje (21-shkurt) në orën 13:40, 25-vjeçari J.B. nga fshati Vërben i Gostivarit, në SPB-Tetovë ka raportuar se rreth orës 09:20 në Hanet e Mavrovës, është sulmuar dhe kafshuar nga një qen endacak.Ts

