Author: Hamdi Kumanova

Qeveria bullgare mori vendim që ta angazhojë udhëheqësin rajonal në Blagoevgrad që të nis projektimin dhe ndërtimin e pikës kufitare “Strumjan – Berovë”. Siç njofton Njuz.bg, ndërtimi i pikës kufitare mes Berovës dhe komunës bullgare Strumjan është paraparë si projekt strategjik në kuadër të Programit për bashkëpunim ndërkufitar mes Bullgarisë – Maqedonisë së Veriut për periudhën 2021-2027. Në bazë të vendimit qeveritar, udhëheqësi rajonal në Bllagoevgrad, Stojan Hristov duhet ta zbatojë projektimin, ndërtimin dhe lëshimin në përdorim të pikës së re kufitare. Me vendim të Qeverisë bullgare në fund të dhjetorit të vitit të kaluar buxheti i dedikuar për ndërtimin…

Lexo më Shumë

Në pjesën e rubrikës për këshilla lidhur me probleme të ndryshme në martesë, New York Times, i kushton një pjesë të veçantë edhe letrave që dërgojnë njerëzit për të kërkuar këshilla nga ekspertët. Më poshtë, po e përkthejmë një pjesë të një letre, që një lexues ka trajtuar me NY Times, lidhur me problemin e tradhtisë në martesë. Letra e gruas që trajton problemin me ekspertët e rubrikës ‘Style’ në NY Times: Kam qenë e martuar për 20 vjet. Kohë më parë, kam zbuluar se burri më ka tradhtuar për një kohë të gjatë, në fillim të martesës…

Lexo më Shumë

Afër 966.000 persona kanë kërkuar mbrojtje ndërkombëtare në Bashkimin Evropian më 2022, që janë 50 për qind më shumë se më 2021. Kjo është shifra më e lartë e azilkërkuesve që nga kriza me refugjatë më 2013, tha Agjencia për Azil e BE-së (EUAA) më 22 shkurt. Në këtë shifër nuk janë përfshirë mbi 4 milionë refugjatë ukrainas që kanë marrë status të posaçëm të mbrojtjes së përkohshme nga BE-ja në marsin e vitit të kaluar. Shumica e kërkesave për azil u bënë nga sirianët, afganët dhe turqit, por numri i aplikimeve nga Ballkani Perëndimor, veçmas nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia…

Lexo më Shumë

Zv. kryeministri Fatmir Bytyqi duke folur për gjendjen ekonomike të Maqedonisë së Veriut, ka thënë se të thuhet se është shumë mirë, nuk do të ishte pasqyrë e realitetit. Ai tha se gjendemi në një situatë goxha të vështirë për shkak krizave të cilat e kanë kapluar jo vetëm vendin tonë, por rajonin edhe kontinentin e Evropës. “Duke pasur parasysh që kjo qeveri daton që nga gushti i vitit 2022, kur ishte vrulli i pandemisë kovid, pastaj në vitin 20221 kur mendonim se do të jetë rimëkëmbja ekonomike, filluan shenjat e para të krizës energjetike, tërë viti 2022 me krizë…

Lexo më Shumë

MPB bën të ditur se mëngjesin e sotëm policia gjatë bastisjes në shtëpinë e një 42-vjepari nga Strumica, është kapur drogë. Personi është ndaluar në Stacionin Policor të Strumicës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës. “Sot (23.02.2023) në ora 08:00 në Strumicë, zyrtarët policorë të Sektorit të Punëve të Brendshme të Strumicës kanë privuar nga liria M.T.(42) nga Strumicë. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, të kryer me vendim gjykate, iu gjet dhe u sekuestrua lëndë e ngurt e bardhë, tableta dhe një peshore dixhitale”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë

Moti sot me diell dhe më vranësira te vogla lokale, kah fundi i ditës në pjesët lindore të vendit do të ketë reshje të dobëta të shiut. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -2 deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 14 deri në 20 gradë. Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me diell dhe vranësira lokale, do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet në 1, ndërsa ajo maksimale do të…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, mbrëmë në emisionin “Magazina ekonomike” në TV Alsat, tha se ministria që ai drejton me gjasë do t’i propozojë Qeverisë heqjen e masave të ndihmës për kompanitë që nuk respektuan marrëveshjen për uljen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë, transmeton Portalb.mk. Përkatësisht, masat parashikonin që kompanitë nga sektori ushqimor të paguajnë energjinë elektrike me çmim preferencial, pra të marrin subvencione nga Qeveria, por me kusht që të ulin çmimet e produkteve ushqimore bazë. Siç theksoi ministri, një numër i madh i kompanive kanë shkelur marrëveshjen dhe nuk kanë ulur çmimet e tyre. Sipas Bekteshit, Ministria…

Lexo më Shumë

SHA EMV më 22.02.2023 prodhoi 15.107 MWh energji elektrike, me çka me energjinë e prodhuar vetë plotësoi nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël, si dhe nevojat për furnizime shtesë për shkolla, industrinë ushqimore dhe subjekte të tjera vitale shtetërore. Në termoelektranat janë prodhuar 11.773 MWh, ndërsa në hidroelektranat dhe në Parkun e Erës Bogdanci janë prodhuar 3.334 MWh. * Të dhënat janë marrë nga Raporti i SHA EMV për 22.02.2023.

Lexo më Shumë

Futbollisti kosoavar Granit Xhaka, ka nisur negociatat për rinovimin e kontratës me skuadrën e Arsenalit. Ai ka deklaruar se dëshiron të fitoj trofe me Arsenalin dhe se nuk do ta lër derisa të arrij këtë sukses. “Dua të arrijë diçka me këtë klub, diçka të madhe. Dhe deri atëherë, nuk dëshirojë ta lë”, tha Xhaka. Xhaka po shkëlqen këtë edicion me “Topgjinët” dhe është shëndrruar në një lider për skuadrën e Arsenalit.

Lexo më Shumë

Instituti për Demokraci (ID) do të mbajë tryezën e rrumbullakët me titull “Antikorrupsioni 2030: Sfidat aktuale dhe të ardhme kundër korrupsionit”. Marketing “Qëllimi i konferencës është prezantimi dhe diskutimi i një analize parashikuese të skenarëve të mundshëm në të cilët do të zhvillohet korrupsioni dhe lufta kundër korrupsionit deri në vitin 2030 dhe si do të përballen institucionet me sfidat e ardhshme. Analiza është përgatitur në bashkëpunim me institucionet kryesore kundër korrupsionit në vend dhe përfaqësues të shoqërisë civile, si pjesë e procesit të planifikimit strategjik për përballimin e sfidave që sjell lufta kundër korrupsionit”, theksojnë nga Instituti për Demokraci.…

Lexo më Shumë

Katër persona kanë mbetur të vdekur dhe 49 të zhdukur pasi një minierë qymyri është shembur në Kinën veriore. Gropa e shembur zuri njerëz dhe kamionë të minierës, ndërsa sipas agjencisë zyrtare të lajmeve Xinhua, rreth 900 shpëtimtarë me pajisje të rënda ishin në vendngjarje, teksa operacioni i kërkim-shpëtimit ka rinisur sot në mëngjes. Ndërsa, kompania që drejtonte minierën, Inner Mongolia Xinjin Coal Industry, vitin e kaluar raportohet të jetë gjobitur për shkelje të shumta të sigurisë, duke filluar nga rrugët e pasigurta në sipërfaqen e minierës deri të ruajtja e pasigurt e materialeve të paqëndrueshme, shkruan AP. Kina mbështetet…

Lexo më Shumë

Në 28 shtetet amerikane është shpallur alarmi për shkak të një stuhie dëbore që po afrohet. Parashikuesit presin që bora e madhe dhe erërat e forta të godasin shumicën e zonave në veri dhe perëndim të SHBA-së dhe të prekin më shumë se 60 milionë njerëz. Disa shtete, duke përfshirë Dakotën Veriore dhe Jugore, Minesota dhe Ëisconsin, anuluan mësimet dhe mbyllën zyrat. Banorëve u kërkohet të mos dalin nga shtëpitë e tyre nëse nuk është e nevojshme. Shpejtësia e erës mund të arrijë pothuajse 50 km në orë, dhe temperatura e ajrit në disa zona mund të shkojë deri në…

Lexo më Shumë