Author: Hamdi Kumanova

Deputeti i pavarur Skender Rexhepi vlerëson se për momentin nuk ka gjasa teorike dhe praktike që të ndodhin ndryshimet kushtetuese. Në emisionin “Rruga drejt” që transmetohet sonte në Alsat në orën 22:20, Rexhepi tha se deri tek numri i nevojshëm për hapjen e kushtetutës do të arrihet vetëm me rritjen e presionit ndërkombëtar ndaj opozitës maqedonase dhe me një marrëveshje që pas ndryshimeve të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare. ” Këto ndryshime do të vijnë vetëm me një presion më të madh ndërkombëtar, posaçërisht SHBA-ve dhe BE-së ndaj opozitës maqedonase për të treguar se interesi i shtetit për të…

Lexo më Shumë

Prof. Dr. Adnan Ismaili, shef i katedrës së Filologjisë orientale të Universitetit të Tetovës, këto ditë gjendet në disa shtete të Gjirit Arab, ku përveç takimeve të ndryshme me personalitete të jetës politike dhe shoqërore, ka zhvilluar disa takime me udhëheqës të institucioneve arsimore. Dje, Prof. Dr. Adnan Ismaili u prit nga Drejtori i Institutit për Shkenca Islame dhe Gjuhë Arabe, Dr. Ferid el-Abassi. Ky institucion numëron mbi 300 studentë dhe është i gatshëm të pranojë studentët e interesuar për avancimin e gjuhës arabe nga Universiteti i Tetovë. Ky institut vepron në kuadër të Ministrisë së Arsimit të Bahrejnit.…

Lexo më Shumë

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Arkeologjike, Arian Asllanaj sot tregoi se çfarë shkruan në pllakën arkeologjike që u gjet në Karposh të Shkupit. Në pllakë janë shkruar emrat e Epi Kratit dhe bashkëshortes së tij me tre djemtë, nëri prej të cilëve emrin e ka pasur Dardanus. “Në mbishkrimin e epitafit që u bë aq shumë e famshme shkruan: I ndjeri është Epi Krati, i cili e ka shënuar shoqen e tij dhe tre djemtë e tij, i cili djali i tretë e ka emrin Dardanus”, tha Asllanaj. Ndërsa zv.kryeministri, Artan Grubi siguroi se deri sa…

Lexo më Shumë

Prona në Taftalixhe, të cilën e ka blerë Arben Taravari, paraprakisht ka qenë në (bashkë)pronësi të biznesmenit Ismail Jahoski, i cili është ish kryetar i Pllasnicës, ndërkaq për momentin është deputet nga radhët e BDI-së, tregon dokumentacioni që e ka zbardhur javorja “Fokus”, transmeton Portalb.mk. Shtëpia e Taravarit fillimisht u përfol në foltoren kuvendore gjatë debatit për rikonstruim të Qeverisë ku nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski e pyeti Taravarin, nëse shtëpinë e ka marrë dhuratë. “Ka paraqitur se ka blerë shtëpi prej 256 metër katrorë për 150.000 euro. Si në qendër të Shkupit blihet shtëpi 500 euro metër…

Lexo më Shumë

Këshilli Gjyqësor do të veprojë pas kërkesës së Bojan Jovanovskit dhe akuzave se Gjykata Penale ka marrë aktvendim të falsifikuar me të cilin ia ka refuzuar kërkesën për pezullim të dënimit për shkak të rëndimit të shëndetit. Marketing Këtë e kanë bërë të ditur avokatët e Boki 13 nëpërmjet një njoftimi për media, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Ju njoftojmë se pas parashtresës së Bojan Jovanovski deri te Këshilli Gjyqësor i RMV-së, gjegjësisht kërkesës për formimin e komisionit për zbatimin e mbikëqyrjes dhe kontrollit të jashtëzakonshëm në lidhje me procedurën e Gjykatës Themelore Penale Shkup në rastin KP nr. 18/22, sot avokatit…

Lexo më Shumë

Mërgimtarët nga Maqedonia e Veriut të cilët jetojnë dhe punojnë në BE në vitin 2021 kanë dërguar në vendin tonë 325 milionë euro, tregojnë të dhënat e Eurostatit. Gjithsej, nga anëtaret e BE-së përmes transferimeve personale në vende të tjera të cilat nuk janë pjesë e Unionit janë dërguar 37,7 miliardë euro. Njëkohësisht në BE si të ardhura nga jashtë janë derdhur 13 miliardë euro. Më së shumti rrjedhje ka nga Franca 12 miliardë euro, nga Italia 6.5, nga Spanja 6.3 dhe nga Gjermania 6,1 miliardë. Nga vendet e rajonit, më së shumti në vendet e tyre dërguan…

Lexo më Shumë

Të mërkurën nga ora 14:30 deri në ora 15:00, zyrtarët policorë të Gostivarit kanë arrestuar personat J.S.(22) dhe F.S.(19) nga Gostivari dhe J.Z.(24) nga Banjica e Epërme e Gostivarit, për shkak të dyshimit se kanë kryer “shkatërrim pylli” në lokalitetin “Bunar”, i Banjicës së Epërme, ku janë prerë një numër i madh i drurëve. J.S. u kap në vend, kurse F.S. dhe J.Z. janë arrestuar pak më vonë në afërsi të lokacionit në fjalë. Të tre janë ndaluar në komisariat për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, ndërsa drunjtë e prerë dhe automjeti i gjetur i janë dorëzuar Ndërmarrjes Publike Pyjet…

Lexo më Shumë

Të mërkurën mbrëma në ora 20.10, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë arrestuar personin T.M. (39) nga një fshat i Tetovës, i cili paraprakisht ishte denoncuar nga bashkëshortja e tij 37 vjeçare se është sjellë në mënyrë agresive dhe ka dëmtuar orenditë në shtëpinë e tyre familjare. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit dhe kundër tij do të përgatitet kallëzim përkatës.

Lexo më Shumë

Nga VMRO-DPMNE përmes një konference kanë akuzuar, drejtorin e Fondit Shëndetësor, Faton Ahmeti se vizitën e tij në SHBA po e bën e nga ana tjetër le Fondin në gjendje të rrezikuar. ”Megjithëse sistemi Shëndetësi është rrëzuar për dy javë, siguruesit nuk mund të marrin asnjë informacion, mjekët nuk mund të marrin pagë, megjithatë drejtori i BDI, Faton Ahmeti është me pushime në Shtetet e Bashkuara, ai nuk është në punën e tij dhe konfirmohet zyrtarisht nga Shëndetësia se ai po përdor një pushim vjetor. Drejtori Ahmeti përdor një pushim vjetor sepse është në një vizitë politike, si staf i…

Lexo më Shumë

Mbrëmë (21-shkurt) rreth orës 20:30, zyrtarët policorë të SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria 27-vjeçarin Xh.A. nga Gostivari, për shkak të dyshimit se gjatë muajit të fundit në shtëpinë e tyre familjare në Gostivar ka sulmuar fizikisht nënën e tij. “Ai është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar dhe pas dokumentimit të rastit kundër tij do të përgaditet parashtresë përkatëse”, njofton policia.

Lexo më Shumë

Kemi lexuar libra dhe kemi parë filma fantastiko-shkencor në të cilët inteligjenca artificiale e tejkalon inteligjencën njerëzore ose arrin ta nënshtrojë njeriun, por në realitet asistentët digjitalë të bazuar në inteligjencën artificiale konverzative mund të jenë të dobishëm për zhvillimin e mëtejshëm të shoqërive konkurruese. Në të ardhmen disa profesione kreative mund të rrezikohen nga ChatGPT, por edhe tre dekada më parë ka pasur disa profesione që sot nuk ekzistojnë si rezultat i zhvillimit teknologjik, por prandaj çdo ditë krijohen profesione të reja. Ishin këto vetëm disa nga përfundimet e debatit të mbrëmshëm për të rinj “A ka mirëkuptim me…

Lexo më Shumë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova me pranimin e planit franko-gjerman i ndal qëllimet ruse për destabilizim, në Ballkan. Të hënën kur është edhe mbahet takimi i nivelit të lartë në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kuti dhe kryetarit serb, Aleksandër Vuçiq, në Bruksel duhet të mbyllet marrëveshja. I vetmi vend në botë të cilit nuk i konvenon marrëveshja është Rusia. Ajo dëshirëon që kjo çështje të mbetet e hapur, qoftë për destabilizim, qoftë për ta përdorur si shembull. Haradinaj ka kërkuar që përpos aspektit të sigurisë dhe mbrojtjes, Kosova duhet ta fusë në marrëveshje edhe…

Lexo më Shumë