Author: Hamdi Kumanova

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dhënë një mesazh sot në njëvjetorin e fillimit të luftës në Ukrainë. Nga Hiroshima e Japonisë, Rama u shpreh se shumë menduan se pushtimi rus i Ukrainës do të ishte çështje ditësh, por në fakt nuk ndodhi kështu. Rama e cilësoi heroike rezistencën e popullit të Ukrainës, nën lidershipin e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky. Ndër të tjera, Rama nënvizoi se tanimë po bëhet edhe më e qartë se Rusia nuk mund ta fitojë luftën. “Ishin të shumtë ata që menduan se pushtimi rus i Ukrainës do të ishte çështje ditësh, por ja ku jemi…

Lexo më Shumë

Pyetja nëse Ukraina duhet të furnizohet me avionë luftarakë “aktualisht nuk ka kuptim”, tha kancelari gjerman, Olaf Scholz, në një intervistë ku ai u pyet të adresonte thirrjet në rritje për fuqitë perëndimore që t’i japin Kievit avionë. Në intervistën për televizionin publik gjerman, Scholz, që më herët është përballur me kritika për shkak të zvarritjes së vendimit për të lejuar dërgimin e tankeve në Ukrainë, tha se vështirësitë e shteteve të tjera në përmbushjen e kërkesave të Ukrainës justifikojnë vendimin e tij që të jetë në linjë të njëjtë me ta. Më herët gjatë këtij muaji, Gjermania u pajtua…

Lexo më Shumë

Qeniet njerëzore janë krijesa ditore. Ne jemi të prirur natyrshëm të jemi aktivë dhe të qëndrojmë jashtë gjatë ditës dhe të flemë natën. Ora natyrale e trupit funksionon në një ritëm 24-orësh, të quajtur ritmi cirkadian, për t’i ndihmuar njerëzit të qëndrojnë zgjuar dhe vigjilentë gjatë ditës dhe të arrijnë një pushim jetësor gjatë natës. Nëse jeni duke përjetuar vështirësi për të fjetur pa ndonjë shkak tjetër të njohur, shanset janë që ritmi juaj cirkadian të jetë pak i turbullt. Mos u shqetësoni, ka një mënyrë të lehtë dhe të lirë për ta rivendosur atë: rrezet e diellit. Sipas CDC,…

Lexo më Shumë

Një vajzë siriane ka tronditur me rrëfimin e saj nëpërmjet një video që ka ndarë në rrjetet sociale. Me lot në sy ajo thotë se vendin e saj që është goditur nga tërmeti tragjik mëngjesin e 6 shkurtit, ku qindra persona kanë humbur jetën, nuk po e ndihmon askush. Ajo thotë se nuk është faji i tyre që nuk mund të largohen nga vendi i tyre për shkak se është në luftë ndërsa bën thirrje që vendi i saj të ndihmohet në një formë apo në një tjetër. Rrëfimi prekës: Unë jetoj ne Siri dhe kemi 7 vite në lufte.…

Lexo më Shumë

Erëza popullore, pjesa aktive e shafranit të Indisë, e njohur si kurkumin, rezultoi e rrezikshme për një 69-vjeçar, i cili përfundoi në spital me këputje të fshikëzës së tëmthit për shkak të konsumit të tepërt. Siç raporton Express, kurkumina anti-inflamatore është lidhur me një sërë përfitimesh shëndetësore, nga kontrolli i diabetit deri tek trajtimi i artritit. Këto efekte të fuqishme e kanë kthyer kurkuminën në një suplement popullor që konsumohet nga një numër i madh njerëzish sot. Pavarësisht popullaritetit të saj, kurkumina nuk duhet tepruar, ndaj ekspertët paralajmërojnë se duhet marrë me kujdes. Kjo mbështetet nga rasti i lartpërmendur, i…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell ka folur sot në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për propozimin franko-gjerman dhe për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë. Borell ka thënë se aktualisht procesi i dialogut ësht ënë një moment vendimtar me Brukselin që ka paraqitur një propozim që sipas tij vendos procesin “në një rrugë të qëndrueshme dhe largpamëse”, raporton Express. Shefi i diplomacisë së BE-së ka thënë se do të takohet me Kurtin dhe Vuçiqin në Bruksel gjatë javës që po vjen dhe se shpreson që të dy të angazhohen në mënyrë konstruktive për ta…

Lexo më Shumë

Masat për uljen e çmimeve të ushqimeve nuk dhanë rezultat, sepse janë josistematike dhe të parakohshme, thotë profesoresha Daniella Bojaxhieva. Sipas saj nuk mund të pritet që me një premtim xhentëlmeni, shteti dhe biznesi të bien dakord, që biznesi të marrë energji elektrike të lirë dhe më pas të ulë çmimet e produkteve. Duhej miratuar një ligj që të mos arrijmë në këtë situatë. “Kjo nuk funksionon kështu në mekanizmin e tregut. Duhej të bëhet analizë sa është ndikimi në rritjen e çmimeve të shkaktuar nga rritja e çmimeve të energjisë. Nuk ka një analizë të tillë deri më…

Lexo më Shumë

Me një mbështetje të re financiare prej 31 milionë dollarësh, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin procesin e modernizimit dhe pajisjes së Ushtrisë së Maqedonisë së Veriut sipas standardeve më të larta të Aleancës, kështu njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes, transmeton Portalb.mk. Ministria njoftoi se kjo paketë financiare pason mbështetjen e vitit të kaluar për modernizimin dhe pajisjet me vlerë 106 milionë dollarë. “Nga fillimi i bashkëpunimit në mbrojtje e deri në vitin 2022, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mbështetur zhvillimin e mbrojtjes dhe ushtrisë me 160 milionë dollarë, ndërsa vetëm në vitin e kaluar Maqedonia…

Lexo më Shumë

I dërguari i BE-së për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, tha se takimi i ardhshëm në Bruksel, i cili do të mbahet më 27 shkurt në nivelin më të lartë politik, është domethënës dhe se hapat e ardhshëm dhe pranimi i propozimeve të mbështetura nga të gjithë anëtarët e BE-së dhe SHBA-të varen nga pikëpamjet e palëve. Lajçak përkujtoi se që nga shtatori kanë biseduar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe se njëri në janar e tjetri në shkurt kanë thënë se e pranojnë në parim propozimin evropian. “Tani…

Lexo më Shumë

Fjalimi i fundit i presidentit rus Vladimir Putin u përdor për të shtyrë një narrativë të vjetër ruse rreth Ukrainës – Rusia vetëm po mbrohej. Ky rrëfim u ripërtëri dhe u përforcua me dy ose tre nën-rrëfime dhe u përmend edhe “nazizmi” dhe “rusofobia”. Ky rrëfim dezinformues për Perëndimin si fajtorin kryesor është gjithashtu një variant i temës “Ukraina është fajtori kryesor” që Putin përdori në një fjalim të janarit në Shën Petersburg, shkruan Vërtetëmatësi. Fjalimi i presidentit rus Vladimir Putin, vetëm dy ditë para përvjetorit të agresionit rus kundër Ukrainës, u raportua gjerësisht në hapësirën mediatike në Maqedoninë…

Lexo më Shumë

Vendet e G7 kanë rritur mbështetjen e tyre financiare për Ukrainën në 39 miliardë dollarë (32.4 miliardë £) për vitin 2023. Kjo do të thotë se mbështetja ekonomike e bllokut këtë vit është rritur me 7 miliardë dollarë nga premtimi fillestar prej 32 miliardë dollarësh, i shpallur në fund të vitit 2022. Ministrat e financave të G7 dhe guvernatorët e bankave qendrore po takohen sot në qytetin indian të Bengaluru. Mbështetja financiare për Ukrainën është pika kryesore e rendit të ditës, një ditë para përvjetorit të luftës. G7 ka theksuar gjithashtu nevojën për një program “të financuar…

Lexo më Shumë

Gjykata Penale e Shkupit urdhëroi masa paraprake kundër gazetarit Dragan Pavlovic-Latas dhe YouTuber-it Stefan Lazarov, të cilët akuzohen për përhapjen e materialeve raciste dhe ksenofobike pas promovimit të dhunës ndaj grave në një intervistë javën e kaluar. Gjykata sot njoftoi se ndaj Latasit është shqiptuar masë parandaluese për shkak të prezencës së të akuzuarit, përkatësisht – Konfiskim i përkohshëm i dokumentit të udhëtimit, gjegjësisht ndalim për dhënien e tij dhe ndalim për kryerjen e disa aktiviteteve të punës lidhur me veprën penale, d.m.th. ndalim i paraqitjeve publike që nxisin përhapjen e racizmit dhe materialeve ksenofobike, ndërsa Lazarovit i është…

Lexo më Shumë