Author: Hamdi Kumanova

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, në seancën e sotme të Kuvendit, është inkuadruar në temën e demarkimit të kufirit me Malin e Zi.Kokaj në fillim të fjalimit të tij tha se “edhe lopa në grazhd e di se kush i ka humbur ato 8 mijë e 200 hektarë”. Menjëherë ndërhyri kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili bëri thirrje që të mos përmenden emrat e kafshëve në relacion me asnjë deputet.Seanca e Kuvendit është duke vazhduar.

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur rreth çështjes së demarkacionit me Malin e Zi.Kurti tha se deputetët po ta dinin se s’do të bëhej liberalizimi, nuk do ta ratifikonin atë. “Po ta dinin deputetët më 21 mars të vitit 2018-të që edhe pas ratifikimit nuk do të ketë liberalizim të vizave nuk do t’i kishte 80 vota. Një votë po të mungonte nuk do të bëhej”, tha Kurti. “I kemi pasur dy komisione me misione të ndryshme. Komisioni i Malit të Zi e ka pasur caktimin e kufirit, Komisioni i Kosovës e ka pasur mision shënjimin e kufirit. Ne…

Lexo më Shumë

Gjykata Kushtetuese e ka cilësuar si të papajtueshëm me Kushtetutën Bordin që monitoron çmimet e produkteve ushqimore. Ndaj, Gjykata Kushtetuese ka vendosur shfuqizimin e aktit normativ të qeverisë. Bordi i Ushqimeve u krijua përmes një akti normativ të qeverisë me 18 mars të vitit 2022 me argumentin e frenimit të abuzimeve në kuadër të rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore. Njoftimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese: closevolume_off Gjykata Kushtetuese shqyrtoi në seancë plenare publike kërkesën e jo më pak se një të pestës të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, me objekt: “Shfuqizimin e ligjit nr. 41/2022, datë 21.04.2022 “Për miratimin…

Lexo më Shumë

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka votuar për shkarkimin e ministrave të Alternativës, raporton SHENJA. Për shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë Bekim Sali votuan 65 deputet, ndërsa nuk kishte asnjë kundër. Për shkarkimin e ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Admirim Haliti kanë votuar 64 deputetët “për” dhe një ishte kundër. Për shkarkimin e ministrit të Diasporës, Xhemail Çupi votuan 64 deputetë për, ndërsa një deputet ishte kundër. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski nga foltorja e Kuvendit ka reaguar ndaj kritikave të opozitares VMRO-DPMNE. Duke mohuar kritikat e tyre, ku akuzojnë për dështim të politikave qeveritare, humbje të jetës së pacientëve, dështim në sigurimin e ilaçit për fibrozë cistike, ikjen e të rinjve nga shteti, Kovaçevski ka numëruar disa të arritura, siç thotë, suksese të Qeverisë. “Në cilin vit ka qenë çmimi më i lartë blerës i duhanit në këtë shtet? Po do të më thoni. Unë do të ju them. Këtë vit është çmimi më i lartë blerës i duhanit. 290 denarë për kilogram. Është blerë i tëri. Kur…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, sa i përket kritikave dhe akuzave të shumta nga ana e VMRO-DPMNE-së drejt ASh-së, theksoi se me këtë retorikë anti-shqiptare VMRO vetëm po dëmton veten, pasi pas zgjedhjeve të ardhshme nuk do të mund të gjejë një partner shqiptar për të bashkëpunuar.  “Me këtë fjalor që përdor VMRO-ja dhe Levica, me këtë fjalor anti shqiptar në çdo paraqitje se çdo gjë që u pengon janë shqiptarët, paraqet një atmosferë të përgjithshme në shtet sikurse shqiptarët janë ata që e pengojnë shtetin, duan ta ndryshojnë Kushtetutën me çdo kusht, bëjnë gjithçka që gjoja maqedonasit…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim realizon edhe një premtim të dhënë para qytetarëve për rritjen e pagës mesatare edhe atë në një afat rekord, një vit e gjysmë para premtimit të dhënë. Paga mesatare e paguar në muajin Dhjetor të vitit 2022 kapte vlerën prej 34.364 denarë, që është për 14.8% më shumë krahasuar me pagën e paguar në muajin Dhjetor të vitit 2021. Bashkimi Demokratik për Integrim përmes politikave ekonomike shumë të përgjegjshme edhe në kohë të krizës më të madhe botërore ka arritur që të ruajë standardin e qytetarëve, sepse premtimi i dhënë para qytetarëve realizohet edhe para kohe,…

Lexo më Shumë

Për dy javë pas thirrjes së Komunës së Tetovës në llogarinë për donacione të paguhen mjete për ndihmë rajoneve të goditura nga tërmeti në Turqi dhe Siri janë mbledhur 2.890.318,00 denarë (46 mijë euro). Një mundësi e tillë ishte prej 9 deri më 21 shkurt. “Aksioni për donacion (pagesë) të mjeteve financiare nga ana e Komunës së Tetovës për të goditurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri ka përfunduar. Në periudhën prej 09.02.2023 deri më 21.02.2023 janë mbledhur 2.890.318,00 denarë. Transparenca dhe llogaridhënia janë prioriteti ynë. E falënderojmë secilin qytetar për çdo denar të dhuruar. Shpresojmë se tërmete të…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) gjatë ditës së djeshme (22.02.2023) ka kryer kontroll për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës janë sanksionuar 313 drejtues automjetesh. Nga MPB thonë se prej tyre 18 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe dy automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. “Në vendbanime tejkaluan shpejtësinë 211 automjete, ndërsa jashtë vendbanimit 102. Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.…

Lexo më Shumë

Në një postim në faqen e tij zyrtare në Facebook, kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, i është kundërpërgjigjur me një reagim të ashpër ardhjes së raportimeve të reja për bomba. Në njoftim, kryetari Stefkovski shkruan: Ata më informuan se kishte raportime për bomba të vendosura në OOU Naum Naumovski Borce, OOU Steve Naumov dhe OOU Naum Ohridski. Shkollat ​​kanë marrë masa sipas protokolleve të përcaktuara dhe nxënësit janë evakuuar nga objektet e shkollës dhe ndodhen të sigurt. Në komunën e Gazi Babës më datë 16.12.2022, për herë të parë ka mbërritur raporti për bombë në një shkollë,…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut është mbi mesataren evropiane sipas njohjes së gjuhëve të huaja. Në Maqedoni, 68 për qind e qyetarëve flasin një gjuhë tjetër nga gjuha amtare. Sipas të dhënave të Eurostatit, që i publikoi Euronews me rastin e Ditës ndërkombëtare të gjuhës amtare, në Evropë rreth 65 për qind të popullatës flasin të paktën një gjuhë të huaj. Për krahasim, në SHBA vetëm rreth 20 për qind nga popullata e moshuar flet gjuhë të huaj. Ekzistojnë variacione të konsiderueshme mes rajoneve në Kontinentin e Vjetër. Në vendet nordike përqindje e madhe të njerëzve flasin të paktën dy gjuhë, ndërsa…

Lexo më Shumë

Bardhyl BERBERI/INA Policia kufitare e Maqedonisë së Veriut na rrëmben peshkatarët në ujrat tona teritoriale. Rasti kishte ndodhur edhe me dy vëllezërit peshkatarë Seitllari nga fshati Mëmëlisht, të cilët u mbajtën për tre ditë në burgun e Ohrit. Ata vetëm pas tre ditësh pas zhvillimit të takimeve dy palëshe ata janë lënë të lirë por varkat mjetet e peshkimit dhe peshku i kapur gjatë gjuetisë ju sekuestrua nënë preteksin se kanë shkelur ujrat e Maqedonisë së Veriut në liqen, kur nuk ekziston fare kufiri. Duket vërtet paradoksale, por që nga viti 1997 midis Shqipërisë dhe Maqedonisë mungon një vijë kufitare…

Lexo më Shumë