Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur rreth çështjes së demarkacionit me Malin e Zi.Kurti tha se deputetët po ta dinin se s’do të bëhej liberalizimi, nuk do ta ratifikonin atë.
“Po ta dinin deputetët më 21 mars të vitit 2018-të që edhe pas ratifikimit nuk do të ketë liberalizim të vizave nuk do t’i kishte 80 vota. Një votë po të mungonte nuk do të bëhej”, tha Kurti.
“I kemi pasur dy komisione me misione të ndryshme. Komisioni i Malit të Zi e ka pasur caktimin e kufirit, Komisioni i Kosovës e ka pasur mision shënjimin e kufirit. Ne kemi thënë se duhet të presim pak se duhet korrigjim para se të bëhet”, tha ai.
“Unë nuk dua ta bartë gabimin e qeverive të kaluara. Ne do ta presim momentin e përshtatshëm që ta bëjmë korrigjimin. Tani në Podgoricë e kemi një kryeministër në detyrë dhe së shpejti do të ketë edhe zgjedhjet për president”.Shefi i Qeverisë së Kosovës shtoi se do të gjendet një moment i përshtatshëm.
Data 04.11.2026
Aktuale
- Gati 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit 2026
- Avioni drejt Moskës u kthye në Beograd, në bord ishin Vulin dhe dy zyrtarë të tjerë
- Ramadani: BDI-ja ende e kontrollon BFI-në, VLEN-i ende nuk e ka në dorë përfaqësimin e shoqërisë shqiptare
- Efin nuk do ta njhni, bën një ndryshim në “look”
- VLEN: Aleanca e Hotel Mariott po luan ruletin rus me drejtësinë
- Zbulimi i ri: Inteligjenca artificiale monitoron bletët pa i dëmtuar ato
- Klodi do t’i bie pishman çfarë ka humbur, Elijona me këto pamje ‘trazon’ rrjetin
- OKB-ja zgjedh pesë gjyqtarë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për mandate nëntëvjeçare



