Author: Hamdi Kumanova

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, bëri “gabim të madh” kur një ditë më parë njoftoi se Rusia po pezullonte pjesëmarrjen në traktatin e armëve bërthamore New START. Biden i bëri këto komente për gazetarët teksa arriti në pallatin presidencial në Varshavë, ku do të marrë pjesë në samitin e nëntë shteteve të Evropës Lindore. Ky samit, ku marrin pjesë disa shtete të NATO-s, po zhvillohet në ditën e dytë të vizitës së Bidenit në Poloni. I ashtuquajturi Grupi i nëntë i Bukureshtit përfaqëson vendet që përbëjnë krahun lindor të NATO-s.…

Lexo më Shumë

Mosha mediane e popullsisë shqiptare në vitin 2022 ishte 38.2 vjeç, sipas INSTAT. Mosha mediane (mesorja) nënkupton që gjysma e popullsisë është më e re sesa 38.2 vjeç dhe gjysma tjetër më shumë. Në krahasim me mesoren e Bashkimit Europian, Shqipëria vijon ende të mbetet një nga popullsitë më të reja, (e gjashta) teksa mesorja e Bashkimit Europian, që ndan popullsinë në dy grupe ishte 44.4 vjeç në 1 janar 2022. Por, Shqipëria po plaket me ritme më të shpejta sesa mesatarja e Bashkimit Europian. Sipas Eurostat, mosha mesore është rritur me 2.5 vjet (mesatarisht me 0.25 vjet në vit)…

Lexo më Shumë

Para orës 2 pas mesnatës ka mbaruar diskutimi për shkarkimin e ministrit pa resor, përgjegjës për diasporë, Xhemail Çupi, njofton TV21. Siç ndodhi edhe me ministrat paraprak, Bekim Salin të Shëndetësisë, Admirim Alitin të Shoqërisë Informatike dhe Administratë, edhe shkarkimi i Çupit nuk u hedh në votim. Deputetë i kthehen punës, në ora 10:00

Lexo më Shumë

Asnjë vend në botë nuk ka aktualisht aq shumë sanksione sa Rusia. Para luftës kishte 2500 sanksione ndaj këtij vendi, ndërsa tani janë shtuar edhe më shumë se 11.000 të tjera. Këto sanksione i kanë vënë, ndër të tjera, Bashkimi Evropian, vendet e G7, Australia dhe Zvicra. Sanksionet janë vënë kundër individëve, degëve të biznesit apo institucioneve të vendit, siç thuhet në platformën e internetit Castellum.AI, transmeton DW. Më shumë se një mijë kompani të huaja u larguan nga Rusia brenda një viti. Presidenti Vladimir Putinpak ditë më parë bërtiti: “Gjithë të mirat! Po humbisni tregun tonë, do të pësoni…

Lexo më Shumë

Dje, në ora 17:15 në Sektorin e Punëve të Brendshme është denoncuar se në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit, “Shën Naumi i Ohrit”, me lëndime nga mjet i mprehtë, është dërguar një fëmijë nga Shkupi, transmeton TV21. “Sipas të denoncuarës, në vendin e quajtur “Xhade”, në rajonin e Gazi Babës, ai është sulmuar fizikisht nga dy persona, ku njëri ka përdorur mjet të mprehtë. Ndërmerren masat për zbardhjen e rastit”, qëndron në buletinin e MPB-së.

Lexo më Shumë

Ministrja e Punëve të Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon tha se duhet bërë gjithçka që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të vazhdojë. Ajo në një intervistë për gazetën austriake, Der Standard tha se Kosova duhet të bëjë përpjekje për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Ish-raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian tha se shpreson që Kurti dhe Vuçiq do ta gjejnë një mënyrë “për ta kapur këtë moment”. “Mendoj se është shumë e rëndësishme që të dyja palët të ushtrojnë njëfarë përmbajtje. Ne duhet të bëjmë gjithçka që dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të vazhdojë. Kosova me të…

Lexo më Shumë

Një nga temat më të nxehta në botën e futbollit është dhe krijimi i “Superligës”, me Barcelonën, Juventus dhe Real Madrid, të cilët janë tri klubet kryesore. Për këtë çështje ka folur dhe legjenda e futbollit gjerman, Karl-Heinz Rummenigge në një intervistë për “Corriere dello Sport”. “Unë jam totalisht kundër Superligës. Nuk është rastësi që ideja lindi në tre klube me probleme të mëdha likuiditeti. Ata synonin të merrnin shpejt të ardhura të konsiderueshme. Tani propozimi i Superligës ka shkuar nga 20 në 80 ekipe, por futbolli nuk do të mund t’i rezistonte një përmbysjeje kaq radikale. Çfarë duhet…

Lexo më Shumë

Një numër i madh i të dyshuarve që kërkohen nga Policia e të tjerë të dënuar nga Gjykatat arrijnë ta shijojnë lirinë nga arratia.Vetëm gjatë ditës së djeshme, Sinjali mëson se kanë rënë në pranga të Policisë disa persona të kërkuar me urdhëresa të Gjykatave.Rasti i fundit ka ndodhur pas mesnate më rrugën “Shala e Bajgorës” në Mitrovicë, ku u arrestua A.A., 25-vjeçar. I riu po kërkohej në bazë të një urdhëresë të lëshuar nga dega e gjykatës në Vushtrri, pasi ishte shpallur fajtor për një rast të mëhershëm. Ai ishte dënuar me burgim, prandaj pas arrestimit dhe përfundimit të…

Lexo më Shumë

NJË DROGERI EDHE MË E BUKUR E RINOVUAR NË VENDIN E VJETËR: RIHAPJE E MADHËSHTORE E DROGERISË dm NE QENDRËN TREGTARE CITY MALL ME -15% ZBRITJE NË ABSOLUTISHT GJITHÇKA… EDHE TË PRODUKTEVE TASHME ME ZBRITJE! Rihapja madhështore e Drogerisë së rinovuar ishte paralajmëruar nga kompania për më datë 23 shkurt dhe me këtë rast u shpallën zbritje prej -15% në absolutisht gjithçka…edhe të produkteve tashmë me zbritje! Zbritjet do të zgjasin 4 ditë, nga data 23.2 deri më 26.2.2023. Dalëngadalë, por sigurt po afron dita e rihapjes së Drogerisë dm në QT City Mall. Drogeria dm në QT City Mall,…

Lexo më Shumë

Mbrojtja dhe promovimi i gjuhës amtare përmes letërsisë ishte tema e debatit të dytë nga debati i dytë “Culture Talks”, organizuar sot nga “Shtëpia Evropiane” në Shkup. Në debatin, i cili u mbajt me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, siç njoftojnë nga Ministria e Kulturës, u theksua rëndësia jetike e kësaj dite për promovimin dhe mbrojtjen e të gjitha gjuhëve, por edhe për ndërgjegjësimin për diversitetin gjuhësor dhe kulturor. Panelistë të debatit ishin ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska-Stojçevska, shefi i Delegacionit të BE-së në vend, ambasadori David Geer. Projekti për digjitalizimin e dosjeve të Institutit…

Lexo më Shumë

Dhunimi i Petraq Milos nga policia malazeze, reagon Abazoviç: U morën masa sapo u publikuan pamjet, por ka dhe një anë tjetër “të medaljes” Dhunimi i Petraq Milos nga policia malazeze, reagon Abazoviç: U morën masa sapo u publikuan pamjet, por ka dhe një anë tjetër “të medaljes” Publikuar 15:33 22 Shkurt, 2023 Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, tha se videot në të cilat shihen disa policë malazez duke keqtrajtuar një shtetas të huaj në kufi me Shqipërinë, i ka parë që nga data 15 janar dhe që prej asaj date janë ndërmarrë masa për punonjësit…

Lexo më Shumë