Gjatë ditës së sotme, në periudhën e pauzës nga ora 10-10.30, punëtorët shëndetësor nga të gjitha Poliklinikat e Shkupit janë ngritur nê protestë, shkruan Almakos.
Kërkesa e tyre është rritja e pagave si dhe pagesa e K15. Punëtorët shëndetësor vlerësojnë se me rritjen e inflacionit si dhe me ikjen e kuadrit shëndetësor nga Maqedonia e Veriut iu është vështirësuar jeta.
Ata, paralajmërojnë Ministrinë e shëndetësisë dhe Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut se nëse nuk dot merren masa urgjente, do të radikalizohen përmes të gjitha mjeteve demokratike.