Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 211 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 81 për tejkalim të shpejtësisë, 16 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 8 gjoba iu shqiptuan këmbësorëve. Janë shqiptuar dhe 6 gjoba për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 5 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara dhe katër të tjera për mosvënien e rripit të sigurisë. /Alsat.mk
Author: Hamdi Kumanova
Një tërmet me magnitudë 2.8 ballë sipas shkallës lokale Rihter është ndjerë në Maqedoni, njofton Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të shkencave matematiko-natyrore në Shkup. Tërmeti është regjistruar mëngjesin e sotëm në orën 01:27, transmeton Portalb.mk. Epiqendra e tërmetit ishte në Kërçovë, 64 kilometra në jugperëndim të Shkupit. Tërmeti është ndjerë në Kërçovë dhe rrethinë dhe ka qenë me intensitet të shkallës III-IV sipas shkallës makrosizmike evropiane.
Kryetari i BFI-së, Shaqir Fetahu ka njoftuar se ky institucion fetar ka siguruar 512.123 euro, mjete të cilat do t’i dhurohen Turqisë dhe Sirisë për të sanuar dëmet nga tërmetet shkatërruese. “Ju jemi mirënjohës të gjitha muftinive të BFI, muftinjëve, drejtorëve të sektorëve, mutevelive, imamēve dhe të gjithē besimtarëve. Mjetet materiale dorëzohen në llogarinë bankare të Dijanetit të Republikës së Turkiyes”. “Reisul ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai me një delegacion në emër të BFI dhe besimtarëve së shpejti do të vizitojë Kryetarin e Dijanetit Prof. Dr. Ali Erbash për të ndarë dhimbjen së bashku. Zoti ju bekoftë”, njoftoi Fetahu…
Një e mitur dyshohet se është përdhunuar nga një burrë në Çagllavicë- Prishtinë. Policia në raportin 24 orësh njofton se rasti është raportuar më 20 shkurt 2023 rreth orës 20:30 nga nëna e të miturës. “Njësitet policore të hetimeve kanë arrestuar të dyshuarin, lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje.”, thuhet në raportin e policisë./21Media
Ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare, Mimika Luca. Aktorja e madhe e skenës shqipare ka ndërruar jetë mesditën e sotme duke lënë të pikëlluar familjen dhe të gjithë artëdashësit shqiptar.Ajo u lind në Gjirokastër më 24 dhjetor të vitit 1937 dhe në moshë shumë të re interpretoi në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, si balerinë.Për njëmbëdhjetë vite, nga 1951 deri në 1962, ishte balerinë në TKOB. Më pas, jeta e saj mori një drejtim tjetër, atë të aktrimit.Mimika Luca u pranua në vitin 1962 si aktore në Teatrin Popullor, ku ka interpretuar rreth 30 role, si Suzana, Luçia,…
21 shkurti shënon Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare të Kombeve të Bashkuara, duke festuar diversitetin kulturor dhe shumë-gjuhësinë, por cilat vende janë më të mirat për të folur më shumë se një gjuhë? Në përgjithësi, evropianët janë mjaft të mirë në gjuhë: rreth 65 % e popullsisë së kontinentit mund të flasë të paktën një gjuhë tjetër përveç gjuhës së tyre amtare. Për krahasim, vetëm rreth 20 % e të rriturve në SHBA janë në gjendje. Ka ndryshime të konsiderueshme midis rajoneve. Vendet nordike shkëlqejnë në dygjuhësi, ndërsa Evropa Jugore lufton pak më shumë. Ndoshta nuk është befasi, vendet ku…
La Liga ka lëshuar një deklaratë në të cilën klubet, të gjitha përveç Real Madrid dhe Barcelonës, ku konsiderojnë se ‘rasti Negreira’ është i seriozitetit më të madh dhe në të njëjtën kohë, refuzojnë dhe hedhin poshtë faktet dhe janë thellësisht të shqetësuar dhe duke punuar në mënyrë aktive për të sqaruar çdo parregullsi që mund të ketë ndodhur rreth çështjes Negreira. Sevilla dhe Espanyol dërguan komunikime të ndara dje të hënën për të treguar shqetësimin e tyre për ‘rastin Negreira’ dhe në momentin e fundit Atletico gjithashtu donte ta bënte këtë së bashku me klubet e tjera, por duke…
Faqja zyrtare e Policisë së Kosovës në Facebook, Kosovo Police, ka dalë jashtë funksionit.Policia e Kosovës përmes një përgjigje për Telegrafin thotë se faqja është jashtë funksionit për shkak të problemeve teknike.“Referuar interesimit tuaj ju informojmë se, për arsye të problemeve (teknike) të shfaqura, Facebook-u zyrtar i PK-së është jashtë funksioni. Lidhur me këtë janë marrë masat adekuate përmes mekanizmave kompetent, me qëllim të evitimit të problemit”, thuhet në deklaratën e Policisë së Kosovës.
Redaktori i portalit “Infomax” në një intervistë ka deklaruar se opozita po merret me gjëra të kota për të humbur vëmendjen e qytetarëve nga aferat dhe skandalet të cilat i bëjnë vet. Në prononcimin e tij, Aleksandar Mitovski ka thënë se Mickoski dhe familja e tij janë duke e fshehur të vërtetën rreth ndërtimit të një shtëpie në lagjen Kozle në Shkup, për të cilin gazetari thotë se Mickoski ka harxhuar miliona. “Babai i tij, motra e tij, nuk e di kush ka tek Mickoski. Sa kushton nje shtëpi në Kozle, nën 250 mije euro, nuk duhet ta bleshë,…
Kryetari i Gjykatës Penale, Ivan Xholev në një takim me gazetarët pranoi se rasti “Alfa” tani e tutje mund të ndërlikohet duke iu referuar përsëritjes së procesit të gjykimit. Sipas tij, vendimi i përshkallëzuar i Gjykatës së Apelit ndaj Almir Derplaninit nga 20 vite burg në dënim me burg të përjetshëm, pamundëson Këshillin Penal në gjykatën e shkallës së parë të vlerëson kërkesën për rigjykim pa u shterur të gjitha instancat. Në këtë pikë Xholev i referohet ankesës që mbrojtja e Derplanin do të bëjë në Gjykatën Supreme kundër lartësisë së dënimit nga shkalla e dytë. Procesi në instancën…
Këto ditë në media po qarkullon një lajm se në qytetin antik të Scupi-t po kryheshin gërmime arkeologjike dhe se janë zbuluar dy stela, ku në njërën prej tyre qëndron mbishkrimi DARDANUS. Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, përkatësisht Departamenti i Kulturës Materiale të ITShKSh-së, rithekson faktin që Scupi ishte qendra e mbretërisë Dardane dhe për këtë dëshmojnë edhe gjetjet e shumta arkeologjike në këtë lokalitet. Stelat si gurë mbivarror në të cilat shënohen të dhënat e personit të vdekur si dhe personit i cili e ka ngritur atë stelë, janë gjetur ndër vite, jo vetëm…
Universiteti i Tetovës dhe Komisioni i letrave me vlerë i Republikës së Maqedonisë së Veriut nënshkruan memorandum bashkëpunimi. Marrëveshja u nënshkrua nga Rektori i UT-së, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti dhe Kryetarja e këtij komisioni, Mr. Sc. Nora Aliti. Në përputhje me këtë Memorandum do të bëhet bashkëpunim afatgjatë i partneritetit midis dy palëve, në edukimin profesional dhe joformal për studentët e Fakultetit Ekonomik. Rëndësi do t’i kushtohet procesit mësimor – shkencor, realizimit të mësimit praktik, me qëllim që t’u sigurohet studentëve mundësi të fitojnë dhe zotërojnë shkathtësi praktike, si dhe me përvojë të punës, e cila do ta rrisë konkurrencën…

