Majan Vejseli, drejtor i Hekurudhat e Maqedonisë Transport, sot ka dhënë lajmin e gëzueshëm, transmeton Almakos.
Lokomotiva 462-002 prej sot është vënë në përdorim.
Në vijim po ua përcjellim kumtesën e plotë:
Të nderuar media,
Të dashur qytetarë,
Sot jemi këtu për të kurrorzuar një nga sukseset tona, pas një angazhimi të plotë gjashtë mujor. Lokomotiva me numër 462-002 e cila për më shumë se 5 vite ka qenë jashtë përdorimit, nga sot e njejta do to jetë funksionale.
Është shumë e rëndësishme të përmendim faktin se për riparimin e kësaj lokomotive kemi kursyer 500,000 euro duke e realizuar riparimin e nevojshëm me kapacitetet tona vetanake që i posedojmë.
Puna dhe vizioni ynë ka qenë ky, që me angazhim maksimal secilin 5-6 muaj të vëm në funksion nga një lokomotivë, që vite e vite kanë qëndruar si jofunksionale.
Vënja në funksionimin e kësaj lokomotive do të rritë të hyrat tona.