Mjeku Ylli Merja ka bërë apel që prindërit të mos u japin anti-biotikë fëmijëve pasi janë të dëmshëm në organizëm.
I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ai theksoi se anti-biotikët ulin rezistencën e organizmit dhe shkaktojnë myk.
Ndër të tjera shtoi se gjëja më e mirë që mund të ju japim fëmijëve është vitamina C.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
“Nëse fëmijëve u japin anti-biotikë, po u vrasim florën e zorrëve dhe nesër ai do të ketë kapsllëk. Kur antibiotikët futen në organizëm, dashur pa dashur jo vetëm që do të ulin rezistencën e organizimit por do të krijojnë myqe në organizëm.
Pastaj kur shkojmë te përdorimi i dytë i medikamenteve ato do të skuqin mukozën dhe do të shkatërrojnë florën e gjallë të zorrëve. Shkaktojnë myk.
Gjëja më e mirë që mund t’u japim fëmijëve është vitamina C, por këtë e sigurojmë nëpërmjet lëngjeve të portokallit, limonit dhe nuk krijon asnjë dëm në organizëm.”- theksoi ai.



