Moti sot do të jetë pjesërisht me vranësira, me periudha me diell. Do të fryjë erë mesatare, përgjatë Vardarit dhe në pjesët lindore do të ketë erë të intensifikuar nga drejtimi veriperëndimor, përcjell TV21. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në 6, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 12 deri në 20 gradë Celsius.
Në Shkup me vranësira të pjesshme me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 16 gradë.
Vazhdon periudha e motit të qëndrueshëm dhe relativisht të ngrohtë, me temperatura ditore që në shumë vende do të jenë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit.



