Jo rrallëherë konfliktet mes anëtarëve të një familje eskalojnë në sulme brutale e kërcënime serioze. Policia ka intervenuar në shumë raste të tilla, ku të përfshirë kanë qenë motrat, vëllezërit, baballarët e familjarët e tjerë. Kështu ka ndodhur edhe në një familje në Vushtrri, por këtë herë sherri ka plasur mes fëmijëve të dy vëllezërve.Burimet të Sinjalit nga Prokuroria kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur dje në mesditë kur një 30-vjeçar u sulmua derisa ishe duke shkuar te shtëpia, kur papritmas u përballë me djemtë e xhaxhait të tij.Sipas informacioneve të para, viktima është sulmuar fizikisht dhe për pasojë ka marrë lëndime trupore, për çka u dërgua fillimisht në Emergjencën e Vushtrrisë e më pas është transferuar në QKUK, për trajtim të mëtejmë mjekësor.Sinjali mëson se konflikti mes tyre që kaloi në sulm fizik lidhet me disa mosmarrëveshje të mëhershme që palët kanë pasur mes vete në familje. Tre të dyshuarit kanë vendosur që hesapet t’i qërojnë duke e rrahur viktimën, por që përfunduan në Polici.Si rezultat i denoncimit, Policia ka arritur ta arrestojë tre të dyshuarit, të cilët më pas janë dërguar në stacion policor për intervistim. Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit në drejtim të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”.
Data 22.08.2026
Aktuale
- VMRO-DPMNE: Maqedonia ngjitet në vendin e 30-të në Indeksin e Sigurisë Kibernetike
- 600 mijë euro për morgun ortodoks në Kumanovë, ndërsa varrezat muslimane mbeten në mëshirë të fatit
- BDI: Mashtrimi i S’VLEN-it thellohet, Alternativa vazhdon si parti më vete, me kryetar të ndryshuar fshehurazi
- Spanjë: Afro 3 milionë hektarë pyje të djegura, evakuohet Gátova nga zjarret
- Mbrëmë në Shkup: 262 kundërvajtje, 102 motoçiklistë të sanksionuar, 6 të arrestuar
- Zyrihu drejt pilotimit të javës 35-orëshe të punës, pa ulje pagash
- LAMM: Në pikat kufitare pritje deri në një orë
- Demolohen pajisjet e shënjimit dimëror në Kodrën e Diellit, reagon Ambasada e Austrisë



