Ndonëse nuk është caktuar një datë për zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, partitë politike në Maqedoni ka ndezur “motorët” dhe po bo bëjnë fushatë.
Partitë maqedone, por edhe ato shqiptare për çdo ditë organizojnë tubime partiake në qytete të ndryshme. Nuk përjashtohen edhe takime në oda burrash dhe në kafene.
Partitë në pushtet janë zotuar ta luftojnë korrupsionin si dhe të na integrojnë sa më shpejtë në familjen evropiane, ndërsa partitë opozitare flasin për skandalet korruptive të pushtetarëve si dhe për keq qeverisjen. Ec bjeri në fije, të gjithë të etur për ta luftuar korrupsionin.
Pushteti gjithashtu akuzon opozitën maqedone si pro-ruse, për faktin se nuk po pranon të votoj ndryshimet kushtetuese lidhur me kërkesat bullgare. Në anën tjetër nuk shihet një mobilizim i partive shqiptare për ta avansuar statusin juridiko-kushtetues.
Ndonëse po jetojmë kohëra të vështira në aspektin socio-ekonomik dhe po përballemi me një migrim masiv, politikanët arrijnë të tubojnë njerëz në aktivitetet e tyre. Cili është motivi i tyre dhe cilat janë pritjet e tyre është e vështirë për tu qëlluar.
Përpos fushatës, liderët partiakë janë vënë në “gjah” të resurseve njerëzore, duke rekrutuar kuadro të nga fusha të ndryshme, juristë, ekonomistë, mjek e kështu me rradhë.
Është bërë zakon që personat që aderojnë, kryesishtë DR dhe MR të bëjnë një foto me liderin dhe pastaj më poshtë vjen biografia e tyre e bujshme.
Sidoqoftë, zgjedhjet një ditë do të vijnë, por se çfarë do të na servojnë këta politikanë që i njohim për më shumë se dy dekada mbetet të shihet. (INA)



