Hylja Rexhepi-Sulejmani
Abstrakt: Qëllimi kryesor i temës në fjalë ka të bëjë me rëndësinë dhe vlerat e edukimit, duke filluar nga zinxhiri familjar, e deri në institucione, si ato shkollore, në punë dhe më gjerë. Po ashtu, kam sjellë definicone për edukimin, pedagogjia si shkencë mbi edukatën, rëndësia e edukimit në baza psikologjike, qëndrime shkencore dhe fetare për rëndësinë e edukimit-moralit. Duke e pasur parasysh faktin se edukata për njeriun, është po aq e nevojshme sa oksigjeni për jetë, pa edukatë dhe moral nuk mund të quhemi njerëz në kuptimin e plotë të fjalës, ku për këtë edhe mësuesi i njerëzimit Muhamedi a.s ka thënë: “Po s’pate turp, bëj çfarë të duash”.
Në punim kam sjellë edhe shumë argumente të tjera, si fetare dhe shkencore për vlerat e moralit, ashtu si edhe thënie të çmuara për edukimin.
Fjalë kyç: edukimi, pedagogjia, familja, shoqëria
Abstract: The main purpose of this paper is about the importance and values of education, starting from the family chain, up to institutions, such as schools, at work and beyond. Also, I have brought definitions for education, pedagogy as a science of education, the importance of education on psychological grounds, scientific and religious attitudes about the importance of education-morality. Bearing in mind the fact that education for humans is as necessary as oxygen for life, without education and morality we cannot be called human in the full sense of the word, where the teacher of humanity Muhammad, peace be upon him, said: “If you are not ashamed, do whatever you want”.
In the paper, I have brought up many other religious and scientific arguments about morality’s values and valuable sayings about education.
Keywords: education, pedagogy, family, society
Hyrje
Në këtë botë çdo krijesë që jeton edhe frymon, mirëpo qëllimi i ardhjes në këtë botë nuk është thjesht të jetojmë! Të gjithë jemi të obliguar të reflektojmë pozitivisht, e kjo bëhet vetëm atëherë kur posedojmë një moral-edukatë të lartë.
Si mësimet shkencore, po ashtu edhe ato fetare kujdes të veçantë i kushtuan edukimit, duke shkruar dhe duke punuar denjësisht për një edukatë të mirëfilltë, andaj edhe qëllimi kryesor i këtij punimi është të paraqesë në mënyrë të shkurtër, por të qartë rëndësinë e edukimit në baza shkencore dhe fetare.
Duke pasur parasysh faktin se qenia me statusin Njeri është përgjegjës për çdo sjellje dhe vepër të tij.
Të shkruash për dukurinë e moralit është gjëja më e mirë që mund ta ndien një shkrimtar. Ndërsa, të shkruash për moralin në shoqëri është shumë më vështirë se të ngjitesh në Malin e Everestit. Pikërisht këtu vihet në pah edhe rëndësia e hallkës në zinxhirin e moralit. Morali të gjithëve u duhet, mbase në secilën gjallesë ai është i vendosur ose i strukur brenda, pavarësisht formës dhe mënyrës së manifestimit të jashtëm. Në thelb, të gjithë njerëzit janë të moralshëm dhe vetëm nëpërmjet dëshmisë së pranisë së moralit, njeriu ka mundësi të tregojë se, përpos pamjes prej njeriu, ai njëkohësisht është i pajisur edhe me virtyte të moralit, mbase vetë virtyti është pjesë e moralit ose anëtar i familjes së moralit.
Pedagogjia si shkencë mbi edukatën
Definimi i pedagogjisë: Pedagogjia është shkencë shoqërore e cila studion veprimtarinë-lëmin e edukatës, përkatësisht objektin, lënda e pedagogjisë është edukata, në kuptimin më të përgjithshëm dhe më të shkurtër, prandaj pedagogjia quhet shkencë mbi edukatën.[1]
Esenca e pedagogjisë
Esenca e pedagogjisë qëndron në transformimin e edukatës dhe të arsimit, në integrimin e edukatës dhe të arsimit me punën në formimin dhe emancipin e njeriut, në shkollën e transformimit të shoqërisë dhe në përparimin e marrëdhënieve demokratike etj. Prandaj, investimi për pedagogjinë duhet të jet i madh.[2]
Pedagogjia si shkencë mbi edukatën
Pedagogjia si shkencë mbi edukatën paraqet tërësi të dijeve të sistemuara shkencore si dhe njohje teorike dhe empirike, shoqërore dhe praktike për njohjen e individit dhe organizimin e procesit edukativ si veprimtari qëllimore e njerëzore.[3]
Pedagogjia vepron si një faktor i ndryshimeve pozitive në shoqëri dhe nëpërmjet rolit të saj në ngritjen edukative-arsimore e kulturore të individit, të familjes dhe institucioneve të ndryshme shoqërore.[4]
Ç’është edukata?
Edukata është një natyrë e dytë e fituar në shpirt në saje të parimeve fetare ose, në kuptimin më të gjerë të saj, është një qëndrueshmëri e fituar nga njësimi i shpirtit me fenë. Ç’e do se njeriun të edukuar nuk e bën çfarëdo feje, kurse Islami po. Në të vërtetë, kur themi fe, mendja na shkon menjëherë te feja islame.
Në të njëjtën kohë, edukata është emërtimi i shkallës së lartësimit shpirtëror të quajtur ihsan, domethënë të asaj shkalle ku njeriu i edukuar i kryen të gjitha punët dhe detyrimet e veta brenda kritereve që presupozojnë qenien nën vëzhgimin e Allahut (xh.xh.) e sillet po ashtu; dhe kjo, në edukatë, është vetëdija e njeriut të favorizuar.[5]
Në një kuptim më të ngushtë, edukata nënkupton t’u lidhesh të njëjtave sjellje e veprime (përveç detyrimeve e domosdoshmërive) të profetit tonë (s.a.s.) dhe të rregullosh në praktikë jetesën sipas tij.[6]
Edukata si dukuri shoqërore objektive ka ekzistuar në çdo shoqëri njerëzore, madje edhe në shoqëritë më primitive. Ajo, prandaj, është e vjetër, sa edhe vetë lloji i njeriut. Prandaj, në pikëpamje historike sot mund të flitet për edukatën sipas informacioneve shoqërore historike, si në bashkësinë primitive, në shoqërinë skllavopronare, feudale, kapitaliste, ish-socialiste etj. brenda së cilave mund të përcaktohen variante të edukatës nga më të ndryshmet.[7]
Andaj, nga kjo mund të kuptojmë se edukata është virtyti më i lartë dhe më i çmuar që mundet ta posedojë njeriu, pasi pa edukatë ne si qenie njerëzore nuk jemi të kompletuar dhe nuk mund të reflektojmë pozitivisht.
Rëndësia e edukimit
Para së gjithash, nëse koncepti i edukimit do të nënkuptohet si edukim i fëmijëve të vegjël, do të thotë se nuk kemi hyrë në thelb të edukimit. Edukimin duhet ta kuptojmë si edukim të njeriut qoftë i vogël apo i madh.[8]
Edukimi nuk është një punë që mund ta kryejnë të vetme institucionet e quajtura “shkolla”. Institucion edukimi është shtëpia, vendi i punës, mjedisi dhe, më e rëndësishmja, xhamia. Institucioni më i rëndësishsëm ndërmjet të gjithë këtyre institucioneve është shtëpia.[9] Nëse mendojmë ta japim edukimin duke ia hequr këto ose ato cilësi të panevojshme dhe nëse këtë mendojmë se mund ta bëjnë shkollat, do të thotë se tani për tani po kërkojmë diçka të vështirë dhe se po tentojmë t’i zbukurojmë degët një peme që ia kemi neglizhuar rrënjët. Edukimi është edukim në çdo vend ku njeriu gjendet dhe rritet.[10]
Edukimi ndihmon zhvillimin e një shoqërie të fortë, demokratike dhe ekonomikisht të qëndrueshme, prandaj në një shoqëri multietnike, si kjo jona, edukimi i barabartë është dëshmi e një shoqërie të shëndoshë e demokratike.
I kontaktuar nga Radio KFOR, profesori i Fakultetit të Edukimit në Universitetin e Prishtinës, Naser Zabeli, flet për luftimin e diskriminimit nëpërmjet edukimit të një shoqërie: “Në çdo shoqëri demokratike, koncept kyç i formimit të një personaliteti të ardhshëm është barazia. Edukimi për barazi nënkupton edukimin e të gjithëve pa dallim besimi, pa dallim kombi, pa dallim gjinie, pa dallim të statusit ekonomik e social, pa dallim të racës, pa dallim të diversiteteve, pavarësisht qofshin ato të natyrës fizike, psikike e kështu me radhë. Prandaj, edukimi për barazi buron nga e drejta e njeriut për të qenë i barabartë, është një premisë njerëzore, është diçka e domosdoshme që i takon secilit individ, në çfarëdo shoqërie qoftë ai. Nëse i referohemi shoqërisë sonë në përgjithësi, ne mund të flasim për një zhvillim pozitiv këtyre viteve, dekadave të fundit për edukimin e barabartë”, kështu tha zotëri Zabeli dhe më tutje shtoi se edukimi, akoma më i rëndësishëm është për fëmijët, sepse ata janë e ardhmja e botës.[11]
– Bazuar nga këndvështrimi islam, po ashtu edukimit iu kushtua një rëndësi e veçantë, ku në këtë rrafsh flasin shumë thënie nga mësuesi i njerëzimit Muhamedi a.s. dhe shumë versete kuranore.
Pejgamberi i Islamit e ka përcaktuar qëllimin parësor të dërgimit të tij dhe metodologjinë e qartë të misionit të tij me fjalët: “Me të vërtetë, jam dërguar t’i plotësoj virtytet e moralit”. (Transmeton Maliku)[12]
Popujt mund të ekzistojnë derisa kanë moral
E nëse humbet morali i tyre, humben edhe ata[13]
I Dërguari i Allahut s.a.v.s. na këshillon gjithashtu në një hadith tjetër, ku thotë: “Bëhuni fisnikë ndaj fëmijëve tuaj dhe zbukuroni edukatën e tyre.”[14] (Enes ibën Maliku)
Edukimi i fëmijës nga ana e prindit është më e vlefshme se dhënia e sadakasë. (Muhamedi a.s.)
Nëse dëshirojmë t’u japim fëmijëve tanë një edukim me anë të cilit do ta njohin Allahun, atëherë duhet që shtëpitë tona të jenë të ndritura me dritën e Islamit.[15]
Për ata që janë të pajisur me moral dhe edukatë të lartë, Allahu u premtoi shpërblim:
“Pa dyshim se të devotshmit (ata që i druajnë Allahut) do të jenë në kopshte e burime, duke marrë atë që ua ka dhuruar Zoti i tyre, meqë më parë (në dynja) ishin mirëbërës.[16]
Fudajl ibën Ijadi thotë: nëse shoqërohesh me ndokënd, atëherë zgjidhe atë që ka moral të lartë sepse ai nuk të shpien përveç se ne mirësi, ai jeton i lumtur. Të më shoqërojë një mëkatar i moralshëm është më e dashur për mua se sa të më shoqërojë një i dhënë pas adhurimit e që ka moral të ulët, sepse mëkatari nëse ka moral të mirë jeton me logjikën e tij, është i lehtë për njerëzit dhe i dashur për ta, kurse adhuruesi nëse ka moral të ulët është i vështirë për njerëzit dhe i urrejtur tek ata.[17]
Nga e gjithë kjo mund të kuptojmë se bukuria e njeriut nuk qëndron në fizikun dhe rrobat e tij, por në moralin dhe sjelljet e tij. Me këto të fundit ai, para së gjithash, përfiton kënaqësinë e Allahut të Madhëruar, dhe pastaj edhe simpatinë e njerëzve. Për këtë shkak, këtij modeli të bukurisë dhe zbukurimit në Islam i është kushtuar rëndësi e madhe. Allahu i Madhëruar na ka bërë të qartë se tek Ai nuk arrihet e mira ndryshe vetëm se duke disponuar me këto të mira – virtyte. Sa njeriun e kanë marrë dhe konsideruar për të pavlerë, por tek Allahu ai ka qenë shumë i madh. Për këtë shkak, Pejgamberi [alejhiselam] ka qenë shumë kureshtar që t’i nxisë besimtarët të garojnë në këtë fushë, ngase të pasuruarit me virtyte dhe tipare nënkupton fitimin e vërtetë.
Edukimi në familje
Familja është bërthama e shoqërisë. Edukimi dhe arsimimi i një individi dhe sidomos i femrës sjell ndërtimin e institucionit të familjes së shëndoshë, të cilat përbëjnë edhe shoqërinë ideale.
Në kohën e sotme problemet e shkollimit dhe edukimit dalin gjithnjë e më shumë në plan të parë. Si shoqëria, ashtu edhe familja po kuptojnë seriozisht se krahas nivelit ekonomik dhe mirëqenies, krahas arsimimit dhe punësimit të gjeneratave të reja, vërehet qartë domosdoshmëria e një preokupimi serioz dhe me pikësynime të qarta për problemet e mësimit, shkollimit dhe edukimit të fëmijëve.
Nëse duam rini dhe ardhmëri të shëndoshë, pa dyshim se kujdes të veçantë çdo familje duhet t’i kushtojë edukimit të fëmijëve pasi një gjë të tillë ia kemi edhe borxh fëmijëve tanë ne si prindër.
Nese këtë e paraqesim si nga këndvështrimi fetar, po edhe nga ai shkencor kemi shumë porosi të cilat u drejtohen prindërve për edukimin e fëmijëve.
Para se të flasim për rëndësinë e edukimit të fëmijëve nga këndvështrimi islam, do t’ia rikujtoj fillimisht vetes, e pastaj edhe juve, një thënie të Pejgamberit a.s., që thotë: “Edukimi i fëmijës bëhet njëzet vjet para se ai të ketë lindur.”[18]
Kjo nënkupton që secili njeri duhet ta ketë vëmendjen para se të bëhet prind, pra të ketë kujdes në zgjedhjen e personit me të cilin do ta ndërtojë familjen e tij, ngase, po dështoi në këtë pikë, atëherë ka dështuar që në hapin e parë.
Dobitë në edukimin e mirëfilltë të fëmijëve janë shumë. Një e mirë tejkohore është edhe sadakaja rrjedhëse, pasi nga hadithet e Muhamedit a.s. kemi mësuar se prindërit që lënë pas fëmijët e edukuar dhe në rrugën e Zotit, kanë dobi të shumta edhe në këtë botë, por edhe në tjetrën. Fëmijët janë amanet në qafën e prindërve të tyre dhe prindërit do të pyeten për këtë amanet. Mangësia në edukimin e fëmijëve është një problem i qartë dhe një gabim i rëndë. Është tradhti ndaj amanetit dhe lëshim në fe.
Ndërsa, nëse e shqyrtojmë nga aspekti shkencor, rëndësinë e edukimit familjar, po ashtu e kuptojmë se sa shumë rëndësi të madhe i është kushtuar. Mes të tjerash, mund të themi: Faktori edukativ i cili edukimin familjar e bën të pazëvendësueshëm është ndjenja e dashurisë, që lidh prindërit me fëmijët e tyre. Qëndrimi i prindërve ndaj fëmijëve të tyre është ai qëndrim kur fëmijën e shohin si personalitet të vogël, i cili, përskaj kësaj, është anëtar i barabartë i familjes. Prindërit e dinë se fëmija duhet të mësohet t’i respektojë rregullat e jetës së përbashkët në familje dhe mes njerëzve si dhe të marrë përsipër dhe t’i kryejë obligimet e mëvonshme shoqërore. Fëmijët duhet të mësojnë të identifikojnë ndjenjat e tyre dhe t’i shprehin ato në mënyrën e duhur. T’i kuptojnë vështirësitë dhe sfidat në të cilat fëmija ballafaqohet në të ardhmen.[19]
Rëndësi të veçantë nga ana e prindërve po ashtu është vlerësimi, fokusi i prindërit tek aftësia, kapaciteti dhe mundësia e fëmijës për të bërë një gjë, kjo ka një ndikim pozitiv në ndjenjat e fëmijës ku, nëse fëmija ndihet i dashur, i vlerësuar nga prindërit me ngrohtësi, empati, kjo ndihmon të përballojë mungesën e një aftësie të caktuar dhe fëmija nuk ndihet inferior, por me një vetëbesim ndaj detyrave dhe angazhimeve të cilat i ka. Shumë me rëndësi është kur te fëmija nxisim, zhvillojmë të menduarit e tyre, fëmijët vetvetiu bëhen kureshtarë, kreativë, si shembull: cila është lidhja në mes përgjegjësive dhe privilegjeve, shpërblimeve.[20]
Karakteri i dinamikave familjare determinon suksesin akademik të fëmijëve[21] dhe jo vetëm, gjithashtu ai afekton shëndetin mendor dhe fizik. Fëmijëria jo vetëm që ndikon në rezultatet shkollore dhe lumturisë emocionale në nivel individual, por në masë të madhe është faktor relevant për rezultate pozitive nga zbulimet dhe shpikjet e reja[22] të cilat edhe janë tregues i zhvillimit të një shoqërie.
Rëndësia e pjesëmarrjes së prindërve në jetën studentore të fëmijëve është treguar në hulumtime të ndryshme të cilat në veçanti nënvizojnë progresin e tyre jo vetëm akademik, por edhe rezultate më të mira në testet e koeficientit te inteligjences (IQ) dhe koeficientit emocional (EQ). Studimet empirike treguan se pjesëmarrja edukative e prindërve, të tilla si diskutimi i çështjeve të shkollës me fëmijët, kontrollimi i detyrave të shtëpisë dhe pjesëmarrja në aktivitetet shkollore, mund të përmirësojë performancën akademike të fëmijëve.[23]
Edukimi ne shkollë
Duke e pasur parasysh faktin se shkolla është fillimisht një institucion edukativ, pa dyshim se rëndësi të madhe duhet kushtuar edukimit para arsimimit.
Megjithatë, konsiderimi i shkollës si e mjaftueshme për edukimin është shkalla e parë e gabimit. Sa pjesë të jetës përfshin shkolla ashtu që të përfshijë të gjithë edukimin?
Ne nuk duhet ta ngatërrojmë mësimin me edukimin.[24] Arsimimi dhe edukimi janë faktorë të rëndësishëm për rritjen dhe formimin e një personi. Kjo për faktin se njeriu është një krijesë e edukuar dhe sipas një edukimi të mirë ai mund të arrijë nivele të larta emocionale, shpirtërore dhe shkencore. Zhvillimi i njerëzve nga lindja e deri në fund të jetës kalon nëpër faza të njëpasnjëshme dhe ekziston mundësia e arritjes së pikës më të lartë të përsosmërisë. Ruajtja dhe kujdesi për një vazo të thjeshtë me lule në shtëpi ka nevojë për dritë, ujë, pleh etj., në mënyrë që ajo të mos vyshket.[25]
Shkolla është një prej institucioneve më të vjera të shoqërisë njerëzore. Që në gjenezën e saj shkolla është trajtuar si institucion i arsimit dhe kështu është vlerësuar deri vonë, kur kjo trajtohet si institucion i edukimit. Lindja e shkollës si çerdhe e arsimimit dhe edukimit ka qenë domosdoshmëri historike.[26]
Qëllimi i shkollës si institucion duhet të jetë që, nxënësit e tij të ndihen si pjesa më e rëndësishme e shoqërisë dhe jo thjesht si një pjesë që kanë një detyrim për të kryer ardhjen në shkollë.
Shkolla dhe edukimi familjar janë parësorë në formimin e karakterit të fëmijës. Ajo që shkolla duhet ta ngulitë thellë janë mbi të gjitha parimet e të qenët njeri.[27]
Ndërkaq, nga këndvështrimi islam për rolin e shkollës si institucion edukativ-arsimor mund të themi se është po ashtu mjaft i rëndësishëm.
Feja islame e cila u shpall para 1400 viteve nëpërmjet pejgamberit Muhamed a.s., i nxit besimtarët në kërkimin e diturisë, si dhe e urren paditurinë dhe injorancën. Allahu xh.sh., nëpërmjet Kuranit u bën thirrje besimtarëve në kërkimin e diturisë, e atë jo vetëm një herë po më dhjetëra herë, ku në disa raste në formë këshille, nxitje ose edhe në formën urdhërore. Edhe Muhamedi a.s. u bën thirrje myslimanëve t’i përkushtohen kërkimit të diturisë.
Ajetet e para që iu shpallën mësuesit të njerëzimit, Muhamedit a.s. ishin pesë ajetet e para së sures “Alak”, ku Allahu xh.sh. thotë: “Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (çdo gjë).[28] Urdhri hyjnor “Lexo” nuk i drejtohet vetëm Muhamedit a.s. personalisht, por i drejtohet gjithë njerëzimit.
Syed Muhamed Naquib al-Attas e përshkroi qëllimin islam të edukimit dhe arsimit si një zhvillim i ekuilibruar i personalitetit të plotë nëpërmjet trajnimit të shpirtit, intelektit, unit racional, ndjenjave dhe shqisave trupore të tilla që besimi të futet në gjithë personalitetin.[29]
Seyyed Hossein Nasr deklaroi se, ndërsa arsimi e përgatit njerëzimin për lumturinë në këtë jetë, “qëllimi i tij përfundimtar është vendbanimi i përhershëm dhe i gjithë arsimi tregon për botën e përhershme të përjetësisë”.[30]
Edukimi në baza psikologjike
Psikologjia edukative merret me një sërë sjelljesh njerëzore të përfshira në procesin arsimor duke përfshirë zhvillimin njerëzor, të mësuarit, kujtesën, motivimin dhe vlerësimin e të mësuarit.[31]
Edukimi është forca lëvizëse jo vetëm intelektuale, por edhe politike, ekonomike dhe shpirtërore e një shoqërie. Individit të çdo grupi i shërben si mjet për ta gdhendur të ardhmen e tij në formën më të bukur dhe me atributet më solide. Nese i referohemi kuptimit të pergjithshem shohim që edukimi paraqet një formë të të mesuarit nga e cila shprehitë, shkathtësitë dhe dituria e një grupi të njerëzve i shkëmbehen gjeneratës së re.
Investimi në arsim konsiderohet gjerësisht si i një rëndësie jetike për zhvillimin[32], edhe pse niveli i të ardhurave varet nga faktor të tjerë të rëndësishem si kërkesa dhe marketing[33], niveli i edukimit ndikon ne sasinë e të ardhurave private dhe publike dhe mbetet si një nga faktorët më të rëndësishem që ndikon në përfitimin e sasisë financiare.[34]
Rritja e të ardhurave lejon për autonomi dhe fuqi më të madhe blerëse për individët dhe një shtet që është më i mirë në gjendje të arrijë qëllimet e saj zhvillimore.
Për të arritur sukses çdo student duhet të maksimizojë përkushtimin e tij në nxënie për të arritur qëllimet me të larta të perfitimit të qëllimeve akademike që janë paracaktuar[35]. Shumë sjellje që te ne mund të konsiderohen brenda kronizave të normales, në fakt janë ato që ndikojnë në rezultate të dobëta dhe deshtim të qëllimeve të studentëve, ndër to që kontribojnë në procesin e mësimnxënies arritja në klasë me vonesë, moskëshillimi me professorë, të qenuët të papërgatitur në mësim etj. Këto dhe sjellje të tjera ndikojnë në mungesë vetëbesimi dhe në raportin me ambientin, performancë të dobët akademike dhe ndjenja të fajit ose zhgënjimit.[36]
Studentët, për dallim nga profesorët, nuk e vleresojnë mundin dhe kontributin personal në kryerjen e obligimeve dhe detyrave akademike që iu janë kërkuar. Ata duket sikur më shpesh zgjedhin të mbështeten te shoqeria, gjë e cila shkakton disa ngecje emocionale dhe intelektuale si, për shembull: pritja nga të tjerët, mosbesimi në aftësi personale, dembelizëm, paaftesi vendimmarrëse dhe menaxhuese, si koha, qëllimet dhe detyrat afatshkurtra dhe afatgjata. Sipas (Kamila & Mukhlis),[37], një individ që paracakton për veten e tij qëllime dhe krijon pritshmëri, ka tendenca të zhvillojë një raport pozitiv me veten dhe ka një rritje më të lartë statistikore të vetëvlerësimit, ndërsa e shohim një pasqyrë të kundërt tek individët të cilët zhvillojnë vetëvlerësim të dobët në raport me veten e tyre kanë vështirësi në vëmendje, thyejnë rregullat akademike dhe shoqërore, nuk respektojnë kërkesat e institucioneve etj.
Mësuesit duhet t’u ndihmojnë studentëve të zhvillojnë vetëvlerësimin gjatë ndërveprimeve të tyre në klasë dhe në angazhimet grupore, duke ofruar mbështetje sepse kjo në studime të ndryshme është treguar si faktor që ka ndikuar në uljen e zvarritjes akademike[38] Mbështetja psiko-emocionale ka impakt në performancë akademike dhe rezultatet e procesit të mësimnxënies[39].
Thënie të çmuara për rëndësinë e edukimit
- “Edukimi është arma më e fuqishme që mund ta përdorni për ta ndryshuar botën”, kjo thënie e nobelistit Nelson Mandela.
- “Edukimi është lëvizje nga errësira në dritë.” – Allan Bloom
- “Edukimi është një mbrojtës më i mirë i lirisë sesa një armatë këmbësorie.” – Edward Everett
- “Gjeniu pa edukatë është sikur argjendi në minierë.” – Benjamin Franklin
- “Shpresa kryesore e një kombi qëndron në edukimin e drejtë të të rinjve të tij.” – Erasmo Roterdami
- “Edukimi është një zjarr shëndritës, jo një enë që mbushet.” – Sokrati
- “Fëmijët e edukuar mirë nuk janë një thesar, por një thesar thesari (fjalë e urtë popullore)
- “Më të mirët prej jush janë ata që kanë moral më të lartë.” (Muhamedi a.s.)
- “Bëhuni të edukuar se, nëse jeni mbretër, fitoni lumturi; nëse jeni mesatarë, bëheni të famshëm, e nëse jeni të varfër, pasuroheni.” – Ibën Kiriju
- “Nëse dëshiron t’i tregosh botës se je mysliman, atëherë tregoju atyre me veprimet dhe me moralin tënd, e jo me thirrjet dhe slloganet tua.” (Zoglul en-Nexhar)
Përfundim
Nga e gjithë kjo që u tha brenda këtij punimi, mund të konkludojmë se edukimi është një burim që fillimisht rrënjët nisin nga ambienti familjar, e pastaj nga ai shkollor, jashtëshkollor dhe ai shkollor jo i detyruar – është pa diskutim rruga më efektive për të formuar vlera, qëndrime, sjellje e zhdërvjelltësi, të cilat bëjnë të mundur që gjërat të funksionojnë efektivisht në një shoqëri botërore të integruar.
Prandaj, roli i edukimit në stimulimin e zhvillimit shoqëror, veçanërisht të integrimit shoqëror, duhet të trajtohet në mënyrë të qenësishme.
Edukimi i mirë është baza ose themeli i çdo individi, e kështu duke kaluar në kolektivitet, që të jemi një shoqëri e shëndoshë me tipare të moralit më të lartë!
Edukimi është mësim që nuk ka moshë të caktuar, çdo ditë e jetës na mëson dhe na jep edhe një përvojë më të mirë!
Bibliografia
- Prof. dr. Lulzime Lutfiu Kadriu, Hyrje në pedagogji, Tetovë 2020
- Enis S. Cakaj “Prindërit e suksesshëm”, Prishtinë 2017
- Muhamed Gazali, Karakteri i Muslimanit, Shkup 2011,
- Nuredin Jëlldëz “Shpjegimi i gjendjes sonë”, Shkup 2017
- Prof. dr. Xheladin Murati, Pedagogjia dhe zhvillimi i saj sot, Tetovë 2019
- Coleman, J.S., E.Q. Campbell, and C.J. Hobson. 1966. Equality of educational opportunity. Washington: National Center for Educational Statistics (DHEW/OE).
- Heckman, James J. 2011. The economics of inequality: the value of early childhood education. American Educator 35
- Pong, S.L., L. Hao, and E. Gardner. 2005. The roles of parenting styles and social capital in the school performance of immigrant Asian and Hispanic adolescents. Social Science Quarterly 86.
- Acemoglu, Daron & amp; Dell, 2010. Productivity Differences between & within countries. American Economic Journal 2(1).
- Kremer, m., 2003. Randomized evaluations of educational Programs in Developing countries: some lessons, American Economic Review 93(2).
- Pugatch, t., 2011. Bumpy rides: school to work transitions in Aouth Africa, Mimeo, Oregon State University.
- Yasmin, F. L., Santoso, A., & Utaya, S. (2016). Hubungan Disiplin dengan tanggung Jawab Siswa. Jurnal
- Pendidikan: Teori, Penelitian, dan Pengembangan,1(4).
- Wasak, M. R. P., Manggoa, M. A., & Blegur, J. (2016). Perilaku Indisipliner Mahasiswa dan Implikasinya dalam Proses Belajar-Mengajar. Seminar Nasional Psikologi Indigenous Indonesia 2016
- “Kebhinekaan dan Masa Depan Indonesia: Peran Ilmu Sosial dalam Masyarakat (hal. 433–449),
- Malang, Universitas Negeri Malang.
- Kamila, I. I., & Mukhlis. (2013). Perbedaan Harga Diri (Self esteem) Remaja ditinjau dari Keberadaan
- Ayah. Jurnal Psikologi, 9(2).
- Khotimah, R. H., Radjah, C. L., & Handarini, D. M. (2016). Hubungan antara Konsep Diri Akademik,
- Efikasi Diri Akademik, Harga Diri Akademik Pada Siswa SMP Negeri di Kota Malang. Jurnal Kajian
- Rosli, Y., Othman, H., Ishak, I., Lubis, S. H., Saat, N. Z. M., & Omar, B. (2012). Self-Esteem and
- Academic Performance Relationship amongst the Second Year Undergraduate Students of Universiti
- Kebangsaan Malaysia, Kuala Lumpur Campus. Procedia-Social and Behavioral Sciences.
- Arshad, M., Zaidi, S. M. I. H., & Mahmood, K. (2015). Self-Esteem & Academic Performance among Coleman, J.S., E.Q. Campbell, and C.J. Hobson. 1966. Equality of educational opportunity. Washington: National Center for Educational Statistics (DHEW/OE).
- Heckman, James J. 2011. The economics of inequality: the value of early childhood education. American Educator 35.
- University Students. Journal of Educational Practice, 6(1).
- Nuredin Jëlldëz “Shpjegimi i gjendjes sonë”, Shkup 2017
- Enis S. Cakaj “Prindërit e suksesshëm”, Prishtinë 2017
- Muhamed Gazali, Karakteri i Muslimanit, Shkup 2011,
- Kitab RAUDHATUL UQALA’ Wa Nuzhatul Fudhola fq,64
Burime nga interneti
- https://urtesi.al/ceshte-edukata-cdo-te-thote-te-jesh-i-edukuar/
- https://radiokfor.com/1/pse-eshte-i-rendesishem-edukimi-ne-nje-shoqeri/
- http: Edukimi dhe arsimi në Islam – Wikipedia,28.12.22
- http: Rëndësia e edukimit dhe arsimimit të fëmijëve në islam – Islam Gjakova.net
Përmbajtja:
Rëndësia e edukimit në baza shkencore dhe fetare
Pedagogjia si shkencë mbi edukatën
Pedagogjia si shkencë mbi edukatën
Thënie të çmuara për rëndësinë e edukimit
[1] Prof. dr. Kadriu Lutfiu Lulzime, Hyrje në pedagogji, botimi: Tetovë 2020, fq. 8.
[2] Prof. dr. Kadriu Lutfiu Lulzime, Hyrje në pedagogji, botimi: Tsetovë 2020, fq. 9.
[3] Prof. dr. Kadriu Lutfiu Lulzime, Hyrje në pedagogji, botimi: Tetovë 2020, fq. 12
[4] Prof.dr. Murati Xheladin, Pedagogjia dhe zhvillimi I saj sot, Tetovë, 2019, fq. 20
[5] https://urtesi.al/ceshte-edukata-cdo-te-thote-te-jesh-i-edukuar/, 26.12.2022
[6] https://urtesi.al/ceshte-edukata-cdo-te-thote-te-jesh-i-edukuar, 26.12.2022
[7] Prof. dr. Kadriu Lutfiu Lulzime, Hyrje në pedagogji, botimi: Tetovë 2020, fq. 12
[8] Jëlldëz Nuredin, Shpjegimi i gjendjes sonë, Shkup, 2017, fq. 104
[9] Jëlldëz Nuredin, Shpjegimi i gjendjes sonë, Shkup, 2017, fq. 105
[10]Jëlldëz Nuredin, Shpjegimi i gjendjes sonë, Shkup, 2017, fq. 105
[11] https://radiokfor.com/1/pse-eshte-i-rendesishem-edukimi-ne-nje-shoqeri/ 12, janar, 2023
[12] Gazali Muhamed, Karakteri i Muslimanit, Shkup 2011, fq. 10
[13] Gazali Muhamed, Karakteri i Muslimanit, Shkup 2011, fq. 42
[14] https://islamgjakova.net/artikulli.php?id=269 12 janar, 2023
[15] Jëlldëz Nuredin, Shpjegimi i gjendjes sonë, Shkup, 2017, fq. 105
[16] Kuran, kaptina edh-Dhariat, verseti 15-16
[17] Kitab RAUDHATUL UQALA’ Wa Nuzhatul Fudhola fq,64
[18] Edukimi i fëmijëve në Islam – IslamGjakova.net, 28.12.2022
[19] http:Roli i prindit në edukimin dhe disiplinimin e fëmijës – Rajonipress.com, 28.12.22
[20] http: Roli i prindit në edukimin dhe disiplinimin e fëmijës – Rajonipress.com, 28.12.22
[21] Coleman, J.S., E.Q. Campbell, and C.J. Hobson. 1966. Equality of educational opportunity. Washington: National Center for Educational Statistics (DHEË/OE).
[22] Heckman, James J. 2011. The economics of inequality: the value of early childhood education. American Educator 35
[23] Pong, S.L., L. Hao, and E. Gardner. 2005. The roles of parenting styles and social capital in the school performance of immigrant Asian and Hispanic adolescents. Social Science Quarterly 86.
[24] Jëlldëz Nuredin, Shpjegimi i gjendjes sonë, Shkup, 2017, fq. 104
[25] http:Rëndësia e edukimit dhe arsimimit të fëmijëve në islam – Islam Gjakova.net, 28.12.22
[26] Prof. dr. Kadriu Lutfiu Lulzime, Hyrje në pedagogji, botimi: Tetovë 2020, fq. 98
[27] Prof. dr. Kadriu Lutfiu Lulzime, Hyrje në pedagogji, botimi: Tetovë 2020, fq. 100
[28] Kuran, 96: 1
[29] http:Edukimi dhe arsimi në Islam – Wikipedia,28.12.22
[30] http: Edukimi dhe arsimi në Islam – Wikipedia,28.12.22
[31] Banks, S.R. and Thompson, C, L. (1995) Educational Psychology for Teachers in Training. West Publishing Company. NY
[32] Kremer, m., 2003. Randomized evaluations of educational Programs in Developing countries: some lessons, American Economic Review 93(2).
[33] Pugatch, t., 2011. Bumpy rides: school toworktransitions in South Africa, Mimeo, Oregon State University.
[34] Acemoglu, Daron & Dell, 2010, Productivity Differences between & within countries. American Economic Journal 2(1).
[35] Yasmin, F. L., Santoso, A., & Utaya, S. (2016). Hubungan Disiplin dengan tanggung Jawab Siswa. Jurnal Pendidikan: Teori, Penelitian, dan Pengembangan,1(4).
[36] Wasak, M. R. P., Manggoa, M. A., & Blegur, J. (2016). Perilaku Indisipliner Mahasiswa dan Implikasinya dalam Proses Belajar-Mengajar. Seminar Nasional Psikologi Indigenous Indonesia 2016 “Kebhinekaan dan Masa Depan Indonesia: Peran Ilmu Sosial dalam Masyarakat (hal. 433–449), Malang, Universitas Negeri Malang
[37] Kamila, I. I., & Mukhlis. (2013). Perbedaan Harga Diri (Self esteem) Remaja ditinjau dari Keberadaan Ayah. Jurnal Psikologi, 9(2).
[38] Khotimah, R. H., Radjah, C. L., & Handarini, D. M. (2016). Hubungan antara Konsep Diri Akademik, Efikasi Diri Akademik, Harga Diri Akademik Pada Sisëa SMP Negeri di Kota Malang. Jurnal Kajian Bimbingan dan Konseling, 1(2).
[39] Rosli, Y., Othman, H., Ishak, I., Lubis, S. H., Saat, N. Z. M., & Omar, B. (2012). Self-Esteem and Academic Performance Relationship amongst the Second Year Undergraduate Students of Universiti Kebangsaan Malaysia, Kuala Lumpur Campus. Procedia-Social and Behavioral Sciences.