Mënyra më e fundit e transportit e preferuar nga Vladimir Putin duket se është treni privat i blinduar, pasi sipas raportimeve, ai është i tmerruar se avioni i tij privat mund të rrëzohet nga raketat.Illya Rozhdestvensky, një gazetar rus anti-Kremlin tha për CNN se që prej nisjes së luftës në Ukrainë, Putin nuk përdor më avionin e tij presidencial.
Por ai po udhëton me një tren të veçantë të pajisur me sisteme të veçanta komunikimi.
“Arsyeja psikologjike përse ai përdor këtë tren është sepse është i tmerruar,” tha Rozhdestvensky për rrjetin. “Është i trembur se mund të gjurmohet, se avioni i tij mund të gjurmohet dhe të rrëzohet”.
Sipas gazetarit investigativ që fliste për CNN, lideri rus beson se treni është më i sigurtë dhe se “kështu askush nuk e di se ku ai shkon.”Rrjeti ‘Dossier Center’, ka zbuluar deri tani disa nga itineraret e udhëtimit të Putin, dhe financohet nga ish-oligarkë opozitarë si Mikhail Khodorkovsky, që themeloi projektin në 2018 për të ndjekur aktivitetet e njerëzve të lidhur me Kremlin./TCh/
Data 04.11.2026
Aktuale
- “Në dy udhëtimet që bëri Sartri në SHBA-ës, isha përkthyesi i konferencave të tij, si në Universitetin tim në Indiana dhe në…”/ Historia e panjohur e “ballistit” të famshëm, që iku nga Shqipëria në 1944
- Trump pranon rezultatin e zgjedhjeve, por mohon përgjegjësinë për humbjen e republikanëve: Nuk isha në fletën e votimit!
- Gati 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit 2026
- Avioni drejt Moskës u kthye në Beograd, në bord ishin Vulin dhe dy zyrtarë të tjerë
- Ramadani: BDI-ja ende e kontrollon BFI-në, VLEN-i ende nuk e ka në dorë përfaqësimin e shoqërisë shqiptare
- Efin nuk do ta njhni, bën një ndryshim në “look”
- VLEN: Aleanca e Hotel Mariott po luan ruletin rus me drejtësinë
- Zbulimi i ri: Inteligjenca artificiale monitoron bletët pa i dëmtuar ato



