Për herë të parë po bëhet inventarizimi i biodiversitetit dhe eko-sistemit të burimeve në Shën Naum. Qëllimi i këtij inventarizimi është marrja e të dhënave të reja relevante për gjendjen e trashëgimisë natyrore të këtij lokaliteti jashtëzakonisht të rëndësishëm, si dhe një plan për mbrojtjen më të madhe të tij. Projekti financohet nga UNESCO dhe bashkon Parkun Kombëtar të Galiçicës dhe për herë të parë është zhvilluar një plan i veçantë për menaxhimin e kompleksit të burimeve në Shën Naum.
“Institucioni publik i është afruar hartimit të një plani të posaçëm për menaxhimin e këtij kompleksi. Është një risi dhe diçka e panjohur për zonat e mbrojtura të territorit të Maqedonisë së Veriut. Dhe institucioni publik, me burimet e veta, me pjesëmarrjen aktive të punonjësve, krijoi një version pune të këtij plani të posaçëm dhe rezultatet që do të dalin nga ky projekt do të përdoren dhe do të përfshihen në këtë plan special, i cili në disa mënyrë do të mundësonte cilësi më të lartë, efikasitet në aspektin e ruajtjes dhe menaxhimit të kësaj zone.”, tha Sanja Rilkoska, anëtare e Komisionit për Trashëgimi Botërore.
Burimet e Shën Naumit janë një nga vendet më mistike dhe më të bukura nga ku ushqehet liqeni i Ohrit. Ato janë një zonë e mbrojtur dhe një bukuri e rrallë natyrore.
“Do të marrim një dokument vërtet cilësor që do të ishte shembull se si zona të caktuara të rëndësishme brenda zonave të mbrojtura mund të menaxhohen dhe trajtohen veçmas dhe kështu mbrojtja mund të ngrihet në një nivel më të lartë.”, tha Rilkoska.
Burimet në Shën Naum ngjajnë me një pellg të vogël me një rrjedhë uji si lum. Gjatësia është 700 metra me një thellësi maksimale 3.5 metra. Ka 15 burime bregdetare dhe 30 burime më të mëdha nënujore. Vendi është i pasur me florë dhe faunë endemike.
ILMIE ZHAKU