Author: Hamdi Kumanova

Sektori për punë të brendshme -Tetovë dje (21-mars) nga ora 07:00 deri në ora 12:00 ka kryer aksion të intensifikuar kontrollues ndaj automjeteve që kryejnë transport publik të udhëtarëve, kryesisht autobusë dhe furgona. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar 4 automjete me defekte teknike (TE-2 dhe GV-2), dy prej tyre (TE-1 dhe GV-1) me parregullsi në frena, 1 (GV) me kontroll të pa kryer teknik dhe 1 ( TE) nuk kishte pajisjet e nevojshme. Automjetet me defekte teknike menjëher janë përjashtuar menjëherë nga trafiku dhe drejtuesve u janë përgaditë parashtresat e përcaktuara me ligj. Përveç këtyre, janë sanksionuar edhe 5…

Lexo më Shumë

Zyrtarët e policisë të SPB- Tetovë mbrëmjen e djeshme (21-mars) rreth orës 22:15, në Bërvenicë të Tetovës, kanë privuar nga liria 20-vjeçarin P.S. nga ky fshat, pasi që gjatë kontrollit të kryer i është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përpilohet parashtresë përkatëse.TS

Lexo më Shumë

Uji i trajtuar me cilësi të lartë, sipas standardeve evropiane dhe me kursim të rrjedhjes, do të mundësojë që stacioni i filtrimit në Shkup për ndërtimin e të cilit, sot, me grantin e BE-së prej 70 milionë euro, u përmbyll korniza financiare me vlerë mbi 200 milionë euro. Marrëveshjen për grantin e nënshkruan ministri i Financave Fatmir Besimi, zëvendëskryetarja e Bankës Evropiane për Investime përgjegjëse për Ballkanin Perëndimor, Liljana Pavllova dhe ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova, në prani të zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane Bojan Mariçiqit dhe ambasadorit evropian Dejvid Gir. Siç u tha, projekti do…

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Punëve të Brendshme demantojnë lajmin e rremë që u përhap sot në rrjetet sociale në lidhje me një këdnapues, i cili sipas informacioneve të rreme dyshohet se lëvizte nëpër shkollën e mesme të muzikës në Shkup, përcjell TV21. Nga MPB thonë se për një person të tillë nuk ka asnjë denoncim në polici dhe as ndonjë raportim se ndonjë person është rrëmbyer. “Edhe personi që postoi këtë lajm të rremë e tërhoqi atë dhe tha publikisht se ishte lajm i rremë. Qëllimi i përhapjes së gënjeshtrave të tilla është shkaktimi i panikut, ankthit, ndjenjës së vazhdueshme…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot ka mbajtur takim pune me grupin punues të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, të udhëhequr nga kryetari i SHGM-së Mlladen Çadikovski, në të cilin u promovua Protokolli i përgatitur për sigurinë e gazetarëve në internet, me fokus për gazetaret. Si rezultat i zhvillimit të këtij protokolli, ndër të tjera, në Ministrinë e Punëve të Brendshme është caktuar një person-pikë kontakti për kërcënimet në internet ndaj gazetarëve dhe në përgjithësi punonjësve të medias. Protokolli ofron hapa praktike që gazetarët të veprojnë kur janë subjekt i një kërcënimi përmes rrjeteve sociale dhe në përgjithësi…

Lexo më Shumë

“DUHET TË SIGUROHET QË GJYQËSORI TË JETË I PAVARUR DHE I BESUESHËM” Ambasadori i BE-së në Shkup, Dejvid Gir, thotë se ka kontakte të rregullta me parti të ndryshme politike nga pozita e opozita, duke sqaruar se procesi aderues për në BE duhet të jetë proces që ka pajtimin e të gjitha partive politike. Rruga më e shpejtë për në BE bëhet përmes reformave – ka thënë Euroambasadori Gir. Shefi i delegacionit të BE-së në Shkup, David Geer ka përsëritur sot se, nevojiten hapa konkret në përparimin e mëtejmë të reformave të gjyqësorit, njofton KlanM. Ai tha…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Maqedonisë së Veriut njofton se ka dorëzuar kërkesë për paraburgim për dy persona, për shkak se të njëjtit dyshohen për kontrabandën e stolive të arit në Aeroportin e Shkupit. Nga Prokuroria bëjnë të ditur se njëri prej të dyshuarve është person me shtetësi të dyfishtë, respektivisht shtetësi turke dhe serbe, ndërsa personi tjetër i dyshuar për bashkëpunim me të dyshuarin e parë, është një i punësuar në Doganë. “Më 20 mars, në pikën kufitare të Aeroportit të Shkupit, në hyrje të vendit, i dyshuari 32-vjeçar me dy shtetësi, turke dhe serbe, përmes linjës doganore ka bartur mall të…

Lexo më Shumë

Në krizë ekonomike, me shportë konsumatore të shtrenjtë, ndërsa të ardhura të ulëta, besimtarët myslimanë kanë filluar përgatitjet për muajin e Ramazanit. Mes dëshirës që ta ruajnë frymën e Ramazanit, me shumë ushqime në tryezën e iftarit e syfyrit, qytetarët e anketuar thonë se do të shkurtojnë listën e blerjeve krahasuar me vitet e kaluara. “Po. Po ngadalë ngadalë po blejmë, sa e kemi xhepin aq… Po heqim nga pak prej secilit send, ta kalojmë Ramazanin si duhet… (A keni me prit mysafirët njëjtë) Po kësmet.” “ Patjetër duhet, ka ardhur koha… Patjetër duhet të bëjmë shkurtime se…

Lexo më Shumë

Babai i të zhdukurit Samoil Kostadinovski, nipit të politikanit Lube Boshkovski, ofron një shpërblim monetar për informacion në lidhje me zhdukjen e djalit të tij, përcjell TV21. I thotë se nuk kanë asnjë lajm as nga Prokuroria, e as nga miqtë e tij për gjetjen e Samoilit. “Nuk më ka humbur një biçikletë, por fëmija, dhe pas 20 ditësh nuk e dimë ku është, çfarë ka ndodhur me të, pse?”, tha për A1on babai i Samoilit të zhdukur, Ljupço Kostadinovski. Ljupço është vëllai i Violetës, gruas së Ljube Boshkoskit. Policia arrestoi dy persona në lidhje me rrëmbimin, por…

Lexo më Shumë

Në debatin publik, këtu në Kuvend, së bashku me ju, të konstatojmë nëse mund të ndërhyhet në lidhje me shumën e shumës absolute në fitimin e përgjithshëm të bankave që vjen nga të ardhurat jokamatore”, tha Kovaçevski më 29 qershor 2022. Duke qenë se kanë kaluar gati 9 muaj nga ajo kohë, REL pyeti qeverinë nëse po shqyrtojnë ndryshime legjislative për kufizimin e provizioneve bankare, por nuk kanëmarrë përgjigje deri në publikimin e këtij teksti. E pyetën Shoqatën e Bankave të Maqedonisë nëse ka hapësirë ​​për uljen e provizioneve bankare, por as nga atje nuk morën përgjigje. Në Maqedoni ka…

Lexo më Shumë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur për dakordimin mes Kosovës dhe Serbisë në takimin e Ohrit. Osmani ka shtuar se komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë presion mbi Serbinë që ajo t’i respektojë obligimet për të cilat kanë rëndë dakord. Ajo është e bindur se Serbia e ka njohur Kosovën, duke shtuar se “krejt çka mungon është një letër njohje e nënshkruar”. “I gjithë presioni duhet të jetë mbi Serbinë që ajo t’i respektojë obligimet që i ka ndërmarrë. E kuptoj që nënshkrimi si i tillë nuk është i domosdoshëm për ta bërë një marrëveshje ligjërisht të obligueshme.…

Lexo më Shumë

Qeveria e Kosovës ka miratuar sanksionet e reja ndaj grupit kriminal rus, Wagner. Në fjalën e tij, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se Departamenti i Thesarit ka ndërmarrë masa kufizuese ndaj grupit Wagner, duke përfshirë edhe rrjetin mbështetës global të tyre. “MPJ-ja propozon plotësim-ndryshimin e vendimit të qeverisë të marrë më 16 maj 2022, për zbatim të sanksioneve ndërkombëtare të vendosura nga ShBA-ja e që implementohen nga Kosova në raport me obligimet ndërkombëtare ndaj grupit Wagner si dhe bashkëpunëtorëve të tyre dhe kompanive të tjera që mbështesin fushatës luftarake ruse”, është shprehur Bislimi. Kujtojmë se ShBA-të sanksionuan…

Lexo më Shumë