Author: Hamdi Kumanova

MPB Maqedoni informon se me datë 21.03.2023 në Prilep, zyrtarë policorë nga SPB Manastir – kanë privuar nga liria I.K.(50) nga Prilepi. Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, të kryer me vendim gjykate. Atij iu gjet dhe u sekuestrua një lëndëe bardhë, një peshore dixhitale dhe sende me mbetje të një lënde pluhuri. “Ai është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB Maqedoni.

Lexo më Shumë

Në shkollat e mesme në vend, që kanë drejtime shëndetësore më nuk do të mundet të regjistrohen me korrespondencë nxënës. Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës konfirmuan për MIA-n se në këto shkolla është dërguar shkrim, me të cilin kërkohet që regjistrim i nxënësve me korrespondencë të vihet në pezullim. Deri më tani ka mundur të përfundohet shkolla e mesme me korrespondencë për infermiere, teknik farmeceutik dhe për profile tjera nga profesione shëndetësore. Jozyrtarisht, më të interesuar janë zakonisht kandidatë me shkollë të mesme të përfunduar, të cilët rikualifikohen me qëllim që të marrin diploma në këto fusha…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, reis efendi Shaqir Fetai me fillimin e muajt të Ramazanit ka uruar gjithë besimtarët e fesë Islame, duke u uruar agjerim të lehtë dhe të pranuar. Porosia e Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai në vigjilje të muajit Ramazan 1444 H / 2023 “O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm”. [El-Bekare, 183] Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra dhe bashkëqytetarë të vendit, Kam kënaqësinë e veçantë që me rastin e…

Lexo më Shumë

Një grua 25 vjeçe ka ndërruar jetë nga aksidenti i djeshëm në rrugën Manastir-Kërçovë, përcjell TV21. Aksidenti ndodhi pasditen e djeshme në vendin e quajtur “Ura e bardhë”, në fshatin Belçe të Demirhisarit. “Në aksident trafiku është përfshirë automjeti i pasagjerëve “Mercedes” me targa të Demirhisarit i drejtuar nga B.G. (33) nga fshati Belçe i Demirhisarit, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Nga lëndimet e marra në vend ka ndërruar jetë pasagjerja J.G.(25) nga fshati Belçe, ku nga ana e Emergjencave Mjekësore është konstatuar vdekja, ndërsa një pasagjer i mitur është transportuar për në Spitalin…

Lexo më Shumë

Ka ende një hendek të madh diagnostikues prej mesatarisht 8 deri në 12 vjet ndërmjet shfaqjes së simptomave dhe vendosjes së një diagnoze të besueshme për endometriozën, dhe 30 deri në 50 për qind e grave që luftojnë me infertilitet e kanë atë, paralajmëroi Shoqata maqedonase e gjinekologëve dhe obstetërve (MAGO). Endometrioza është prania e indeve të ngjashme me endometriumin jashtë mitrës. Nga MAGO, në mars e shënojnë me aktivitete dedikuara për rritjen e ndërgjegjësimit për simptomat e endometriozës me qëllim të diagnostikimit të hershëm, transmeton Portalb.mk. Nga MAGO thonë se disa gra dhe vajza nuk kanë asnjë simptomë ose…

Lexo më Shumë

Grubi: Punojmë që VMRO të votojë për ndryshimet kushtetuese Grubi: Punojmë që VMRO të votojë për ndryshimet kushtetuese Publikuar 09:48 22 Mars, 2023 Po punojmë në atë qëllim që VMRO-DPMNE të votojë për ndryshimet kushtetuese. Nëse VMRO-DPMNE është e vendosur për Maqedoninë evropiane, atëherë do t’i bashkohet ndryshimeve kushtetuese, deklaroi sonte zv. kryeministri Artan Grubi. Ai për “Top Tema” tha se sot Qeveria ka diskutuar për ndryshimet kushtetuese, por më parë kishin formuar një ekip që punon për këtë çështje. “Për të mos qenë optimist, jam i bindur se do t’ia dalim, plani ynë është i shkëlqyer,…

Lexo më Shumë

Ngrirja e çmimeve është politikë e gabueshme e autoriteteve, shprehen Odat Ekonomike në vend. Dy nga organizatat e kompanive private kundërshtojnë masat e Qeverisë për ngrirjen e çmimeve të produkteve bazë. Oda Ekonomike vlerëson se masat sociale që shteti do t’i zbatojë për të zbutur krizën ekonomike të konsumatorëve, nuk duhet të jetë në dëm të kompanive private. Zoran Jovanovski nga Oda Ekonomike tha se në një shtet me treg të hapur nuk duhet të ngrijnë çmimet për të gjithë konsumatorët, që disa mezi arrijnë t’i blejnë, ndërsa një kategori tjetër mund ta paguajnë edhe pesëfishin e të njëjtave çmime.…

Lexo më Shumë

Sot, kur bota demokratike është e bashkuar në mbështetje të Ukrainës dhe kthimit të paqes, është me rëndësi thelbësore që Bashkimi Evropian t’i përforcojë partneritetet me shtetet në botë, ndërsa vendeve landodate t’u mundësojë të vazhdojnë rrugën integruese në frymën e vlerave në të cilat bazohet BE-ja, porositi sot ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska nga Forumi i parë i Sigurisë dhe Mbrojtjes “Shuman”. “Në një kohë kur bota demokratike është e bashkuar në mbështetje të Ukrainës, në një kohë kur angazhohemi të fitojnë vlerat demokratike dhe kur jemi të përkushtuar për kthimin e paqes ndërkombëtare bazuar në rregulla dhe…

Lexo më Shumë

Nesër do të jetë dita e fundit e Fatmir Humollit si pjesë e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Humolli, i cili është shprehur vazhdimisht i pakënaqur me partinë e kryeministrit Albin Kurti, prej nesër do të jetë deputet i pavarur në Kuvendin e Kosovës.Në një bisedë për Paparacin, ligjvënësi tregoi se ka paralajmëruar kohë më parë që kur do të bëhen dy vite të Qeverisë Kurti, ai nuk do të jetë më pjesë e deputetëve të LVV-së.“Tri kërkesat e mia s’i kanë futur në program qeverisës. Po nga nesër s’do jem në Grup Parlamentar. Do të jem deputet i pavarur”,…

Lexo më Shumë

Kryeministri i RMV-së Dimitar Kovaçevski, ka njoftuar se sot e ka pritur në zyrën e tij ambasadoren e SHBA-ve në vend, Angela Aggeler. Siç shkruan Kovaçevski në Facebook, mes tjerash kanë diskutuar edhe për rolin e RMV-së si nikoqirë të procesi të negociatave në mes Kosovës dhe Serbisë. “Në takimin e sotëm me ambasadoren e SHBA-ve, Angela Price Aggeler, diskutuam për rolin tonë të rëndësishëm si nikoqirë të procesit të negociatave ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, në Ohër. Ramë dakord se paqja, stabiliteti dhe zhvillimi ekonomik janë parakushtet kryesore për përparimin e përshpejtuar të të gjithë Ballkanit Perëndimor drejt…

Lexo më Shumë

Qendra për Studime Politike, Ekonomike dhe Sociale në kuadër të Fondacionit për Studime Ballkanike (Balkan Studies Foundation) organizoi panel diskutimi me temë: Migrimi dhe Ballkani Perëndimor: Rast Studimi: Maqedonia e Veriut (Tendencat migruese në Ballkanin Perëndimor: Sfidat dhe Perspektivat). Folës në këtë panel ishin Prof. Dr. Gadaf Rexhepi nga Universiteti i Evropës Juglindore, Dr. Elisabeta Bajrami Ollogu nga Universiteti Nënë Tereza në Shkup, dhe Prof. Dr. Mevludin Ibishi nga Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik. Fokusi i panel diskutimit ishin aspekti ekonomik i migrimit, si ndikimi i migrimit në makro indikatorët ekonomik të RMV-së, remitancat, GDP për capita, migrimi i…

Lexo më Shumë

Për 23 nga 81 ekspertët e angazhuar nga kompanitë për mbikëqyrjen e punimeve në Korridoret 8 dhe 10-D mungojnë dokumentet kyçe të marrëveshjeve për angazhimin e tyre në kompanitë për mbikëqyrje apo kompanive lokale ndihmëse. Sipas Ligjit për Ndërtim, kompania që kërkon licencë A për ndërtim duhet të ketë të paktën 4 inxhinierë të punësuar. Të pyetur se kush janë inxhinierët me të cilët kompania “Elektra Sollushëns” ka kërkuar dhe fituar licencën A për ndërtim, nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve në një qëndrim për emisionin “360gradë” në Alsat kanë deklaruar se nuk mund të japin të dhëna personale. …

Lexo më Shumë