Ndryshimet e bërë një muaj më parë nga drejtori i burgut të Idrizovës Shpend Tahiri i cili vjen nga radhët e partisë Alternativa, me shkarkimin e udhëheqësisë së drejtorisë dhe vendosjes e personave me përvojë në krye të burgut kanë filluar të japin rezultat. Gjatë ditës, policia e burgut ka zbuluar një tunel në gjatësi prej 60 metra, prej ku të burgosur me dënime të larta kanë planifikuar të ikin nga burgu. Kanë munguar edhe disa metra për të arritur deri tek muri kryesor i burgut. Sipas informacioneve tuneli ka qenë mirë i menduar, ndërsa ndriçimi është siguruar me…
Author: Hamdi Kumanova
Emisari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjatë një raportimi special online në lidhje me marrëveshjen e arritur në Ohër, mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, me ç’rast është pyetur për pesë shtetet e BE-së që vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e Kosovës. Ai tha se për këtë pyetje duhet të japin përgjigje këto vende, por shtoi se shpreson që në një të ardhme të afërt, pesëshja e BE-së të ndryshojë qëndrimin ndaj Kosovës. “Epo, së pari, çështjen e mosnjohjes nga pesë vende të…
Astrofotografi Apollo Lasky kapi imazhe mahnitëse të një tornadoje diellore teksa përdori imazhe nga Observatori Dinamik Diellor i NASA-s.Tornadoja diellore ishte rreth 14 herë më e madhe se Toka, me një lartësi prej 74,500 milje, e cila lëvizi me një shpejtësi 310,000 milje në orë.Lasky u shpreh se cikloni diellor lëvizi për tri ditë radhazi në Polin e Veriut të Diellit, duke lëshuar një sasi të madhe gazi në hapësirë. Tornado të tilla diellore ndodhin për shkak të strukturave magnetike në formë spiraleje të vendosura në dy skajet e diellit dhe ngrihen lartë.“Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë…
Transportuesit privatë u paraqitën në thirrjen e Qyteti të Shkupit, për t’u rikthyer në transportin publik. Thirrjes iu përgjigjën tre kompani të ndryshme për të gjithë linjat në kryeqytet. Transportuesit privatë presin që sa më shpejtë të përfundojnë procedurat për të filluar me punë. “Pakot hapen më datë 27 të këtij muaji, pra të hënën, prej se të hapen pason nënshkrimi zyrtar i marrëveshjes me Qytetin, më pas nënshkruhet marrëveshje me NQP-në, instalohet pajisja e nevojshme dhe do të inkuadrohemi në sistem dhe do të fillojmë me punë”, deklaroi Jovica Zafirovski, transportuesi privat.
QEVERIA SË SHPEJTI LETËR PARTIVE POLITIKE TË NOMINOJNË EKSPERTËT VMRO-DPMNE-ja opozitare ka hedhur poshte idenë e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, që të delegojë përfaqësues të saj në grupet e punës për ndryshimet kushtetuese, me të cilat, Bullgarët dhe bashkësi tjera duhet të futen në Kushtetutë, njofton KlanM. VMRO-DPMNE-ja ka përsëritur qëndrimin se ndryshimet kushtetuese nuk do të ndodhin me këtë përbërje parlamentare. “Qëndrimi i VMRO-DPMNE-së është I qartë. Nuk do të merr pjesë në grupe të tilla pune nga shkaku se bëhet fjalë për një process jolegjitim dhe disa herë kemi thënë dhe I kemi bërë…
Sandanski”, duke kaluar pranë njerëzve, rashë në një puset të hapur dhe u lëndova. Kalova gjashtë muaj në spitale me longeta dhe e çova çështjen në gjykatë. JP Low Construction u përpoq të arrinte një marrëveshje, por unë nuk pranova. Fatkeqësisht, në këtë gjykatë ka ende gjyqtarë që nuk na lejojnë të japim drejtësi. Unë i padis për rënie në bosht të hapur dhe po e humb kontestin”, thotë Jeparoski. Për këtë aktvendim të gjyqtarit Bogoja Strezoski, i cili e udhëhoqi procesin gjyqësor, Xheparoski thotë se është precedent që në Evropë raste të tilla janë gjithmonë në favor të…
Ish-presidenti i Kroacisë, Ivo Josipoviq, në një intervistë ka folur për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë të arritur më 18 mars në Ohër të Maqedonisë Veriore. Ai ka thënë se serbët në Kosovë të drejta dhe liri, autonomi lokale, pjesëmarrje në nivel shtetëror, por sipas tij, nuk duhet të ketë për ta një model që mund të krijojë një shtet brenda shtetit. Josipoviq ka propozuar modelin kroat për funksionimin e minoritetit serb në Kosovë. closevolume_off “Mendoj se modeli kroat i vendosur me Ligj Kushtetues për të drejtat e pakicave kombëtare është model i mirë që mund të frymëzojë liderët në…
Në janar të vitit 1909, me nismën e atdhetarit dhe publicistit , Jashar Erebara, themelohet “Klubi i Kumanovës”, i cili është cilësuar edhe si vatra e parë e arsimit shqip në këto treva. Me themelimin e këtij klubi dalin në ndritë personalitete dhe ngjarje të tjera që kanë rëndësi historike për trevën shqiptare të Kumanovës. Prandaj edhe Departamenti i trashëgimisë kulturore të këtij rajoni jo rastësisht do të mbaj emrin e Jashar Erebarës. Në kuadër të ITSHKSH në të ardhmen do të funksionojnë edhe Departamenti i Mërgatës si dhe Qendra multimediale dhe dokumentare. Duke themeluar Departamentin e Mërgatës,…
Kryeministri Edi Rama pasi çeli ditën e djeshme ekspozitën me piktura në Greqi është pritur nga presidentja e vendit, Katerina Sakellaropoulou. Në ditën e dytë të vizitës së tij në Athinë kreu i qeverisë u shpreh optimist për zgjidhjen e çështjeve të lëna pezull mes dy vendeve. Sipas kryeministrit dakortësia për t’ ju drejtuar një pale të trete për zgjedhidhjen e detit tregon se dy vendet janë në rrugën e duhur për t’ i dhënë zgjidhje problemeve. “Marrëdhënia e njerëzve të zakonshëm është e shkëlqyer, kjo na ka ndihmuar që ta shihnim njëri tjetrin me sytë e…
Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS), sot publikoi të dhënat e pagës mesatare për muajin janar. Sipas tyre, neto paga mesatare mujore në janar të këtij viti ka aarrtur 33.943 denarë dhe në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar është rritur për 13.2 për qind Rritja e këtillë ka të bëjë para se gjithash, me rritjen e neto-pagës mesatare mujore të paguar për një të punësuar në niveë vjetor në sektorët Transport dhe deponim (23.4 për qind), Ndërtimtari 920.9 për qind) dhe Informacione dhe komunikime (17.3 për qind). Ulja e neto-pagës mesatare mujore për një…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar sot se përgjegjësia tani është në anën e Serbisë, se pse nuk po e nënshkruan marrëveshjen e dakorduar në Ohër, më 18 mars. Për këtë, Kurti thotë se pret nga faktori ndërkombëtar që të gjykojnë dhe dënojnë sjelljen e Serbisë edhe për moszbatim të aneksit të marrëveshjes. Në një prononcim para gazetarëve, Kurti ka thënë se zbatimi i marrëveshjes do të duhej të fillonte që dje, pasi siç ka thënë, nuk ka një afat se kur duhet të fillojë zbatimi.
Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Odës së Mjekëve në RMV ku temë qëndrore ka qenë përballja me sfidat e migrimit të mjekëve dhe sfidat me të cilat ballafaqohen mjekët në vendin tonë. Në këtë takim u theksua se e njohim kontributin e çmuar që japin mjekët në sistemin tonë të kujdesit shëndetësor dhe e kuptojmë rëndësinë e kësaj, prandaj duam të jemi të sigurtë që ata të kenë mbështetjen që u nevojitet për të vazhduar të ofrojnë kujdes cilësor. Pyetja mbi çështjen e migrimit të mjekëve është një çështje komplekse dhe ne…

