Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar sot se përgjegjësia tani është në anën e Serbisë, se pse nuk po e nënshkruan marrëveshjen e dakorduar në Ohër, më 18 mars.
Për këtë, Kurti thotë se pret nga faktori ndërkombëtar që të gjykojnë dhe dënojnë sjelljen e Serbisë edhe për moszbatim të aneksit të marrëveshjes.
Në një prononcim para gazetarëve, Kurti ka thënë se zbatimi i marrëveshjes do të duhej të fillonte që dje, pasi siç ka thënë, nuk ka një afat se kur duhet të fillojë zbatimi.