Astrofotografi Apollo Lasky kapi imazhe mahnitëse të një tornadoje diellore teksa përdori imazhe nga Observatori Dinamik Diellor i NASA-s.Tornadoja diellore ishte rreth 14 herë më e madhe se Toka, me një lartësi prej 74,500 milje, e cila lëvizi me një shpejtësi 310,000 milje në orë.Lasky u shpreh se cikloni diellor lëvizi për tri ditë radhazi në Polin e Veriut të Diellit, duke lëshuar një sasi të madhe gazi në hapësirë. Tornado të tilla diellore ndodhin për shkak të strukturave magnetike në formë spiraleje të vendosura në dy skajet e diellit dhe ngrihen lartë.“Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë në të gjitha vitet e mia që kam vështruar diellin. Kjo është e mahnitshme”, tha Lasky.
Data 02.11.2026
Aktuale
- Shoferi 19-vjeçar kapet duke vozitur me shpejtësi të frikshme në zonë të banuar
- Arjola Demiri rrëfen dramën e martesës dhe divorcit: “Kam duruar 6 vite, kam qenë edhe unë në lëkurën e Arlindës!”
- Zgjedhjet në Bërvenicë, ky është rezultati përfundimtar sipas KSHZ-së
- Trazirave nuk ju shpëtoi as Zvicra, natë e zjarrtë në Cyrih dhe Bazel
- Mickoski numëron arsyet se përse humbën në Bërvenicë: Demografia, karta etnike dhe ndonjë “kalë Troje”
- Kostovski-Selës: Matematika juaj është e dobët
- E rëndë në Gjilan, gjenden të vdekur 27-vjeçari dhe foshnja, arrestohet babai i të riut
- Arkin Jahiji pas fitores: Do të jemi gjithmonë pranë jush!



