Author: Hamdi Kumanova

Shefi i Diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në takimin e mbrëmshëm me qytetarë ka mbajtur fjalim për takimin e së shtunës në Ohër në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi. Ai tha se e shtuna ishte dita kur është ndier më krenar se kurdo në jetë që është pjesë e BDI-së dhe se është përkrah Ali Ahmetit. “Çka është e përbashkët për çështjen e Kosovës, NATO-n, BE-në, Marrëveshjen e Ohrit, atë të Prespës, atë të fqinjësisë së mirë me Bullgarinë? Një gjë është e përbashkët, dhe besoj se gjithë e dini. Është Ali Ahmeti! Prandaj ishte aty për…

Lexo më Shumë

Dje (20-mars) rreth orës 19:50, në Tearcë të Tetovës, zyrtarët e policisë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liriaa A.B. (21) nga ky fshat, i cili paraprakisht ishte denoncuar nga bashkëfshatari i tij 21-vjeçar A.K. se rreth orës 18.00 në fshat e ka sulmuar fizikisht. Në sulmin, sipas kallëzimit, i cili më pas u shndërrua në një përleshje fizike mes tyre për shkak të mardhënjeve të pazgjidhura lidhur me shitblerje, A.B. kishte përdorur edhe një mjet metalik. Rasti po zbardhet dhe dokumentohet, pas së cilës do të pasojë parashtresë përkatëse.TS

Lexo më Shumë

Së paku 3 agjenci maqedonase janë në negociata për import të fuqisë punëtore nga jashtë. Angel Dimitrov nga Organizata e Punëdhënësve, në një intervistë thotë se kjo tashmë është praktikë e vendosur në Kroaci dhe Bullgari, ku kompanitë ndërtojnë edhe konvikte për punëtorët e ardhshëm, të cilët kryesisht vijnë nga vendet e Lindjes së Mesme dhe të Largët. -Ka vende me pagë minimale 114-115 euro dhe rroga jonë është tre herë më e lartë. Ata kanë edhe kushte shumë më të këqija për jetë dhe punë – tha Angel Dimitrov, Organizata e Punëdhënësve. Në veçanti, Dimitrov ka marrë një…

Lexo më Shumë

MPB bën të ditur se gjatë ditës së djeshme, respektivihst rreth orës 14:15 ka privuar nga liria 41 vjeçaren A.A nga Tetova dhe 26 vjeçaren F.B nga Srbinova e Gostivarit nën dyshimin për mashtrim. Ata dyshohen se në pesë raste kanë mashtruar persona të ndryshëm duke iu premtuar vizë pune për Gjermani. “Tetovarja, e cila në Gostivar po qëndronte te F.B, dyshohet se vitin e kaluar dhe këtë vit ka kryer më shumë se 5 mashtrime në zonën e Gostivarit, Tetovës dhe Shkupit,duke iu premtuar rrejshëm të mashtruarve se do t’i pajisë me viza pune për Gjermani, për të cilën…

Lexo më Shumë

Në vitin aktual 2023 do ta përgjysmojmë inflacionin, ndërsa viti 2024 do të jetë vit i rimëkëmbjes ekonomike me trend pozitiv ekonomik, tha zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, në intervistën për emisionin “Çka mendon populli”, që transmetohet në TV Star nga Shtipi. Zëvendëskryeministri Bytyqi tha se në Evropën të cilës i përkasim, më saktë në vendet e Bashkimit Evropian (BE) dhe vendet aspirante, është një konkluzioni, se ne e trajtuam mirë krizën energjetike dhe ekonomike dhe kjo do të ketë efekt në uljen…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në fjalimin e tij në Konferencën “30 vjet marrëdhënie diplomatike maqedonase-gjermane: Bashkëpunimi dypalësh dhe mbështetje zhvillimore me North Rhine-Vestfalen”, organizuar nga Qendra presidenciale për edukim politik, theksoi se Gjermania është partneri më i rëndësishëm evropian i Maqedonisë së Veriut dhe Gjermania, tha ai, është vendi që na ka mbështetur më shumë në rrugën tonë drejt integrimit në Bashkimin Evropian. Për momentin, theksoi Mariçiq, po kalojmë një kohë të vështirë me fqinjët tanë. “Ne e kemi tejkaluar çështjen afatgjatë me Greqinë, tani jemi në proces të tejkalimit të të njëjtës me Bullgarinë, por mendoj…

Lexo më Shumë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pas publikimit të Departamentit Amerikan të Shtetit për Kosovën, i cili shpërfaq dështimin e Qeverisë Kurti për të ndërtuar institucione kredibile, të përgjegjshme dhe të pakorruptuara, si dhe dështimin për krijuar një ambient ku vajzat dhe gratë janë të sigurta.Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, është shprehur se ky raport e shpërfaq fytyrën e vërtetë të kësaj qeverie, e cila, në dy vitet e fundit ka prodhuar vetëm skandale që kanë prekur të gjithë sektorët: qeverisjen, ekonominë, shëndetësinë, arsimin, diplomacinë e sigurinë.“Raporti fakton korrupsionin serioz qeveritar dhe mosndëshkimin e rasteve…

Lexo më Shumë

Kthimi i tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) për qytetarët me skanimin e llogarive fiskale përmes aplikacionit “TVSH-ja ime” rritet nga 1.800 në 2.100 denarë për një tremujor, transmeton Portalb.mk. Deputetët dje pasdite i kanë votuar ndryshimet ligjore me të cilat rritet kufiri, ndërsa lajmin në rrjetet sociale e ka vlerësuar drejtoresha e Drejtorisë së të hyrave publike, Sanja Lukarevska. “Deputetët i dhanë dritën jeshile ndryshimeve dhe shtesave në Ligjin për kthimin e një pjese të TVSH-së personave fizikë. Me këtë ndryshim mund të rritet pragu për rikthim të një pjese të TVSH-së nga 1800 denarë në 2100…

Lexo më Shumë

MPB bën të ditur se zyrtarët policorë nga SPB-Shtip kanë zbardhur 5 vjedhje të rënda të kryera në një kamion, depo, në spital modular në Spitalin klinik të Shtipit dhe në një kioskë në territorin e komunës së Shtipit, dy prej të cilave janë realizuar në tetor të vitit të kaluar, ndërsa tre janë realizuar në fillim të marsit të këtij viti. Janë arrestuar 2 persona. “Për shkak të ekzistimit të dyshimit se janë autorë të krimeve, janë privuar nga liria D.M. (34) dhe S.S.(26), të dy nga Shtipi. Në një bisedë zyrtare në stacion të policisë, ata kanë…

Lexo më Shumë

Bie fuqia blerëse, ankohen edhe shitësit edhe blerësit Çmimi për një kilogram qepë në treg shitet prej 80 deri në 90 denarë, shitësit thonë se më këtë çmim qepa nuk blihet me kilogram por me copë, njofton KlanM. E shkaku kryesor i këtij çmimi të qepës shitësit thonë se është produkti i importuar nga jashtë vendit dhe kjo ka bërë që çmimi i këtij produkti të krahasohet me çmimin e bananeve. “Po 90 denarë, nuk ka sepse shteti ua ka dhënë tokat personave që nuk mbjellin, ato që mbjellin nuk kanë ato që i kanë tenderët…

Lexo më Shumë

Ministri i drejtësisë Krenar Lloga vazhdon të përmbush një nga një premtimet e tij pasi erdhi në krye të ministrisë së Drejtësisë. Një nga premtimet e radhës është ai i ligjit për amnesti të personave që shkelën masat Kovod i cilo sot ishte në kuvend. Pas një procedure të shkurtuar, Kuvendi miratoi Ligjin për Amnisti për shkelësit e protokolleve të Covid. Kuvendi me 76 vota pro dhe 1 kundër miratoi Ligjin për Amnisti pas procedurë të shkurtuar. Ministria e Drejtësisë ka marrë pjesë në përgatitjen e ligjit dhe është propozuar në Kuvend nga një grup deputetësh. Mijëra shkelës…

Lexo më Shumë