MPB bën të ditur se gjatë ditës së djeshme, respektivihst rreth orës 14:15 ka privuar nga liria 41 vjeçaren A.A nga Tetova dhe 26 vjeçaren F.B nga Srbinova e Gostivarit nën dyshimin për mashtrim.
Ata dyshohen se në pesë raste kanë mashtruar persona të ndryshëm duke iu premtuar vizë pune për Gjermani.
“Tetovarja, e cila në Gostivar po qëndronte te F.B, dyshohet se vitin e kaluar dhe këtë vit ka kryer më shumë se 5 mashtrime në zonën e Gostivarit, Tetovës dhe Shkupit,duke iu premtuar rrejshëm të mashtruarve se do t’i pajisë me viza pune për Gjermani, për të cilën ajo u kërkonte atyre, njëkohësisht edhe iu mori para”, thonë nga MPB