Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar pas publikimit të Departamentit Amerikan të Shtetit për Kosovën, i cili shpërfaq dështimin e Qeverisë Kurti për të ndërtuar institucione kredibile, të përgjegjshme dhe të pakorruptuara, si dhe dështimin për krijuar një ambient ku vajzat dhe gratë janë të sigurta.Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, është shprehur se ky raport e shpërfaq fytyrën e vërtetë të kësaj qeverie, e cila, në dy vitet e fundit ka prodhuar vetëm skandale që kanë prekur të gjithë sektorët: qeverisjen, ekonominë, shëndetësinë, arsimin, diplomacinë e sigurinë.“Raporti fakton korrupsionin serioz qeveritar dhe mosndëshkimin e rasteve të tilla, mungesën e hetimit dhe përgjegjësisë për dhunën me bazë gjinore, përfshirë dhunën në familje apo dhunën seksuale, dhe ngre shqetësimin se si zyrtarë të korruptuar vazhdojnë të mbajnë pozicione të larta në sektorin publik. Kjo është historia e vërtetë e kësaj Qeverie, e cila, në dy vitet e fundit ka prodhuar vetëm skandale që kanë prekur të gjithë sektorët: qeverisjen, ekonominë, shëndetësinë, arsimin, diplomacinë e sigurinë”, shkruan kreu i PDK-së.Sipas Krasniqit, me kryeministrin Kurti në Qeveri dhe me Martin Berishajn si ambasador me skandale, raportet për Kosovën do të vazhdojnë të përkeqësohen vazhdimisht.“Padyshim, si emërues i përbashkët i cili vulosë të gjitha këto gjetje që karakterizojnë Qeverinë Kurti, mbetet ambasadori Martin Berishaj, i cili, përkundër raportimeve, fakteve dhe akuzave, vazhdon të mbetet në detyrë pa dhënë asnjëherë llogari për miliona euro të shpërdoruara e të dyshimta. Me Kurtin në qeverisje dhe Martinin si simbol të saj – raportet për Kosovën do të vazhdojnë të përkeqësohen vazhdimisht!”, shkruan Krasniqi.
Data 02.11.2026
Aktuale
- Shoferi 19-vjeçar kapet duke vozitur me shpejtësi të frikshme në zonë të banuar
- Arjola Demiri rrëfen dramën e martesës dhe divorcit: “Kam duruar 6 vite, kam qenë edhe unë në lëkurën e Arlindës!”
- Zgjedhjet në Bërvenicë, ky është rezultati përfundimtar sipas KSHZ-së
- Trazirave nuk ju shpëtoi as Zvicra, natë e zjarrtë në Cyrih dhe Bazel
- Mickoski numëron arsyet se përse humbën në Bërvenicë: Demografia, karta etnike dhe ndonjë “kalë Troje”
- Kostovski-Selës: Matematika juaj është e dobët
- E rëndë në Gjilan, gjenden të vdekur 27-vjeçari dhe foshnja, arrestohet babai i të riut
- Arkin Jahiji pas fitores: Do të jemi gjithmonë pranë jush!



