Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski ka bërë me dije se e ka mbajtur fjalën që ia ka dhënë banorëve të fshatit Luboten, transmeton Almakos. “ Sot në Luboten, fjalën e dhënë haxhi Zejnullahut, Selimit, Rasimit, Sametit, Muhamedit, por edhe qytetarëve tjerë të kësaj rruge u realizua. Në kohën më të shpejt para nisjes së Ramazanit i asfaltuam rrugët të cilat ia premtuam qytetarëve. Kemi zgjidhur një problem dekadësh, nuk ka më qytetar të harruar në Komunën e Butelit.”, deklaroi Kostovski. Përndryshe, me asfaltimin e sotëm për herë të parë u vendos asfalt në pjesët e rrugës 5. Këto…
Author: Hamdi Kumanova
– “Ne sërish u bëjmë thirrje të gjithë atyre të cilët dëshirojnë me ndershmëri dhe përgjegjësi ta kryejnë këtë veprimtari të lajmërohen në këtë shpallje. Me organin e ri koordinues të transportuesve biseduam. Ata kanë synime të ndershme, në të vërtetë janë të interesuar që të vazhdojnë të punojnë, të punojnë pikërisht ashtu siç kërkohet dhe duhet që jetë në interes të qytetarëve, ndërsa që të mundësohet shërbim më i mirë i mundshëm.” Kështu u përgjigj kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska në pyetjen e gazetarëve çfarë pret nga shpallja e fundit për transportuesit privatë të autobusëve, afati i…
Zëvendësministri i Jashtëm rus Sergei Ryabkov ka komentuar së fundmi situatën e tensioneve të Rusisë me Perëndimin në kuadër të furnizimit me municione me përmbajtje uraniumi të Ukrainës nga Britania. Pas kritikave për lëvizjen nga Vladimir Putin dhe Sergei Lavrov, Ryabkov tha se probabiliteti i një konflikti bërthamor ishte tani “në nivelin më të lartë prej dekadash”. Ai tha gjithashtu se nuk mund të flitet për negociata të fshehta apo të hapura me SHBA-në për rivendosjen e traktatit të ri START të reduktimit të armëve bërthamore, pasi Rusia u tërhoq nga ky i fundit në shkurt. Sipas OKB-së…
Maqedoninë e Veriut nesër do ta vizitojë ministrja e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, Analena Berbok, e cila pritet të realizojë takim me presidentin Stevo Pendarovkin, shefin e diplomacisë Bujar Osmanin, kryeministrin Kovaçevski, kryeparlamentarin Talat Xhaferi dhe përfaqësuesit e opozitës, transmeton Portalb.mk. “Ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë, Analena Berbok, me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, do të realizojë vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut më 23 mars 2023”, raportoi Ministria. Raportohet që temë e takimit do të jetë procesi eurointegrues dhe raportet brenda NATO-s. “Bisedimet ndërmjet…
Banka Botërore ka thënë se Ukrainës do t’i duhen 411 miliardë dollarë për rindërtim të shtetit. Këto vlerësime janë bërë një vit pas nisjes së luftës së Rusisë në territorin ukrainas. Dokumenti, që është përpiluar nga Qeveria ukrainase, Banka Botërore, Komisioni Evropian dhe Kombet e Bashkuara, parasheh që Kievi të kërkojë “14 miliardë dollarë për rindërtime kritike më 2023”. Për të përmbushur këto nevoja, Qeverisë ukrainase do t’i duhen 11 miliardë dollarë më shumë sesa që ka paraparë në buxhetin e vitit 2023. Lufta e Rusisë në Ukrainë ka ndikuar në zhvendosjen e miliona njerëzve dhe me rritje globale të…
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot realizoi takim me drejtoreshën e Bankës Botërore për Rindërtim dhe Zhvillim për Evropën Qendrore dhe Lindore, Sharllot Rue dhe shefin e Zyrës së BERZH-it në vend, Andi Aranitasi. Në takim morën pjesë zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për çështje ekonomike, koordinim të resorëve ekonomikë dhe investime, Fatmir Bytyqi, ministri i Financave, Fatmir Besimi dhe drejtori i SHA për kryerjen e veprimtarive energjetike Resurset Nacionale Energjetike Shkup, Bajram Rexhepi. Bashkëpunimi i deritanishëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim ishte në…
Kina e ka miratuar vaksinën e saj të parë kundër koronavirusit, e cila e lufton virusin përmes teknologjisë mRNA, raporton REL. Rregullatorët për ilaçe ia kanë dhënë dritën jeshile kësaj vaksine, për përdorim emergjent, ka thënë grupi farmaceutik CSPC, që e ka krijuar vaksinën. Laboratorët e Kinës kanë tentuar me vite që të krijojnë një vaksinë mRNA, pasi autoritetet shtetërore kanë refuzuar që të përdorin vaksina të tilla që janë krijuar nga kompanitë perëndimore. Studimet kanë treguar se vaksinat kineze kanë qenë më pak efektive në luftim të koronavirusit, në krahasim me vaksinat mRNA. Mungesa e një…
Rektori i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti, bashkë me Prorektorin për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Prof. Dr. Shefik Shehu dhe drejtoreshën e Parkut Teknologjik, Mr. Sc. Artina Kamberi, e pritën në takim pune drejtorin e kompanisë Alpak – Eko SHPK Shkup, z. Fatmir Ejub dhe bashkëpunëtorin e tij, z. Besnik Ademi. Qëllimi i këtij takimi ishte nënshkrimi i memorandumit për bashkëpunim ku palët kanë interesa të përbashkëta në shkëmbimin e përvojave dhe njohurive shkencore – profesionale; përgatitjen e programeve të përbashkëta për aftësimin dhe avancimin shkencor – profesional të kuadrove inxhinierike – teknike; përgatitjen e projekteve të përbashkëta për…
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Enver Hasani në emisionin ka analizuar në detaje përmbajtjen e marrëveshjes së arritur në Ohër në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe ka theksuar aspektet problematike të saj që Hasani thotë se i kanë lëkundur shtyllat kryesore të shtetësisë së Kosovës.Profesori i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare ka potencuar se mbi 90% e materies së marrëveshjes themelore do të duhej të ishin norma kushtetuese. Sipas tij, kjo nënkupton që Kosova është futur në një proces që do ta cenojë Kushtetutën e cenueshme.“Është marrëveshje bazë që rregullon materien tërësisht kushtetuese dhe definon origjinën,…
Qëllimi i përbashkët i anëtarëve të NATO-s për të ndarë të paktën dy për qind të Bruto Prodhimit Vendor për mbrojtje u përmbush vetëm nga shtatë nga 30 vendet, ndërsa mes tyre nuk janë ekonomitë më të forta evropiane. Nga vendet e Bashkimit Evropian, Greqia, Polonia, Lituania, Letonia dhe Estonia, përveç Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar e kanë arritur këtë synim në vitin 2022. Greqia është e para në listë, me 3.54 për qind të BPV-së të shpenzuar për mbrojtjen, që është ende më pak se në vitin 2021. Megjithatë, ekonomitë më të mëdha të Evropës nuk…
Departamenti Amerikan i Shtetit në raportin vjetor i ka vendosur theks të veçantë mos zbatimit të Ligjit për shtetësi të miratuar në vitin 2020 me të cilin u lehtësuan procedurat për pajisje me shtetësi. Sipas raportit, përveç çalimit të ligjit, qindra persona në shtet mbeten akoma pa shtetësi si pasojë e mos posedimit të certifikatave të lindjes, ndërsa mbi 200 persona mbeten akoma të panjohur juridikisht apo kategori fantom ashtu siç i trajnon sistemi vendas. Pavarësisht vërejtjeve, Agjencia për Siguri Kombëtare edhe sot si shumë herë deri tani nuk kishte një përgjigje për ngecjet e kërkesave për shtetësi dhe…
Në kētë panel nga një prezantim bënë Përfaqësuesi i TRT-së Shkup, Ömer Rahmi Serim, dhe Zëvendësrektori i Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) Dr. Serdar Serdaroğlu. Diplomacia publike turke në Ballkan”, kështu titullohej paneli i mbajtur në Shkup, i cili u organizuar nga Qendra për Studime Politike, Sociale dhe Ekonomike e Fondacionit për Studime Ballkanike (BSF). Në këtë panel nga një prezantim bënë Përfaqësuesi i TRT-së Shkup, Ömer Rahmi Serim, dhe Zëvendësrektori i Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) Dr. Serdar Serdaroğlu. Kreu i BSF-së, Sevba Abdula, në deklaratën për Anadolu tha se në këtë periudhë do…

