“Institucionet në Shkup nuk kanë paraqitur argumente reale për kontestimin e regjistrimit të shoqatave bullgare”, tha sot në një konferencë për media zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Bullgarisë, Kostadin Koxhabashev, si reagim ndaj vendimit të djeshëm të shlyerjes së klubit bullgar “Ivan Mihajllov” nga Regjistri Qendror i Maqedonisë së Veriut. Ai tha se janë thellësisht të shqetësuar nga veprimet e Maqedonisë së Veriut për të kufizuar të drejtat e asociimit dhe shprehjes së lirë të komunitetit bullgar në RMV. Sipas tij, autoritetet e Shkupit për mbylljen e këtij klubi nuk kanë paraqitur argumente reale, përcjell INA. “Vendimi është joparimor,…
Author: Hamdi Kumanova
Presidenti Stevo Pendarovski sot e nënshkroi Dekretin e Ligjit të miratuar për amnisti, i cili parasheh që personat e dënuar për veprat penale nga neni 205 “Transmetimi i sëmundjes ngjitëse” dhe neni 206 “Mos respektimi i rregullave shëndetësore gjatë epidemisë” të Kodit Penal, gjatë pandemisë Covid-19, që gjoba ose dënimi me burg të zëvendësohet me një masë alternative të dënimit me kusht, transmeton Portalb.mk. Sipas këtij ligji, personat të cilëve gjoba u është mbi 1000 euro ose dënimi i shqiptuar u është zëvendësuar me dënim me burgim, do të dënohen me kusht prej tre vjetësh, ndërsa ata persona të cilëve…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot tha se nuk do të thërret takim të liderëve në lidhje me ndryshimet kushtetuese, përcjell TV21. Kovaçevski tha se nuk do të praktikojë takime individuale me deputetë për sigurimin e numrit të nevojshëm të deputetëve për miratimin e ndryshimeve kushtetuese. “Takime të tilla individuale unë as nuk kam praktikuar, as nuk praktikoj, as nuk do të praktikojë. VMRO-DPMNE duhet të vendos nëse ajo që e flet nëpër ambasada, “na jepni pushtet dhe pa kushte do ta ndryshojmë Kushtetutën”, do ta thotë edhe para qytetarëve. Konkretisht, a po i gënjejnë ambasadat, apo po e gënjejnë popullin, fillimisht…
Lidhja Demokratike (LD) e Maqedonisë ka reaguar në lidhje me raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit në lidhje me të drejtat e njeriut. Nga kjo parti thonë në raportin e fundit, Departamenti Amerikan i Shtetit paralajmëron për korrupsion që përfshin Qeverinë, gjyqtarët, zyrtarët e burgjeve dhe zyrtarët e tjerë që keqpërdorin pozitën e tyre zyrtare. Nga partia e Pavle Trajanovit theksojnë se nga analiza rezulton se në Maqedoni ende nuk ka luftë efektive dhe jo selektive kundër krimit të organizuar, para së gjithash për shkak të partishmërisë dhe politizimit të lartë të institucioneve shtetërore përgjegjëse për zbulimin, ndjekjen…
VMRO-DPMNE përmes një komunikate ka akuzuar ministren Sllavjanka Petrovska se para 10 dite në Kosovë janë arrestuar agjentë të shërbimit të inteligjencës në Maqedoni. “Operativët e inteligjencës janë dërguar në Kosovë rreth 10 ditë më parë nga ministrja Sllavjanka Petrovska, por në të njëjtën ditë që ata kanë mbërritur në Kosovë, ata janë ndaluar për aktivitete të dyshimta. Për 10 ditë nga Ministria e Mbrojtjes heshtin për arrestimin në Kosovë të operativëve të Shërbimit të Sigurisë dhe Informimit Ushtarak. Se çfarë kërkonin oficerët e inteligjencës shtesë në territorin e Kosovës, ku tashmë ekziston misioni i NATO-s dhe pse Sllavjanka Petrovska…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia e ka pranuar njohjen “de facto” të Kosovës, raporton Ekonomia Online. Duke raportuar para deputetëve për takimin e Ohrit, të mbajtur më 18 mars, Kurti e ka cilësuar marrëveshjen si historike për Kosovën, teksa ka thënë se me anë të saj Serbia e ka pranuar Kosovën si anëtare të barabartë. Mirëpo, Kurti është shprehur skeptik ndaj këtij pranimi, duke thënë se nuk i beson Serbisë. “Sinqerisht aleatët tanë duan ta sjellin Serbinë afër Evropës, por a do ta arrijnë nuk jam i sigurt. Ja vlente mundimi pasi arritëm diçka të rëndësishme.…
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë dy muajve të parë të vitit 2023 në territorin e SPB-së Manastir, në lidhje me tregtinë ilegale të drogës, nga liria janë privuar 62 persona (40 në Manastir dhe 22 në Prilep). Sipas njoftimit të MPB-së janë kryer 13 bastisje në banesa dhe hapësira të tjera (tetë në Manastir dhe pesë në Prilep) si dhe janë kryer 97 kontrolle të personave dhe automjeteve në Manastir. “Gjatë kësaj periudhe, edhe për krimet e kryera nga neni 215 i Kodit Penal, janë ngritur gjithsej 24 kallëzime penale (Manastir-14, Prilep 9, Krushevë 1) për…
Vetëm 169 persona me nënshtetësi bullgare nga Maqedonia e Veriut janë regjistruar për të votuar në zgjedhjet parlamentare në Bullgari që do të mbahen më 2 prill, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, njofton PRESSonline.mk . Më së shumti votues të regjistruar janë në Kavadar 42, në Prilep 41, Tetovë 40, Strumicë 20, në Shkup 14 dhe në Manastir 9. Sipas rezultateve të regjistrimit të fundit të popullsisë në Maqedoni, 3504 persona janë deklaruar si bullgarë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Republikës së Bullgarisë njoftoi se gjithsej 47.389 persona janë regjistruar dhe do të mund të votojnë në…
Aktivistja dhe zyrtarja e Partisë Socialdemokrate, Teuta Rrusta është shprehur se kreu i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti nuk do të humbasë pushtetin.Për këtë arsye sipas saj, ai po pranon dhe kushtet e presidentit serb Aleksandër Vuçiq. Këtë deklaratë e bëri në një intervistë për Euronews Albania, duke thënë se tashmë Serbia është më e favorizuar se Kosova dhe fajtor për këtë sipas saj është vetë Kurti.“Ne nuk kemi parë asnjë propozim të vetëm nga Kurti që është hedhur poshtë. Kurtin ka fuqizuar pikat e marrëveshjes. Çështja në veri ne e dimë se si është. Prej tre marrëveshjeve në…
Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 17:40 në Kumanovë kanë privuar nga liria 27 vjeçarin A.M. nga Kumanova. Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij të kryer me urdhër gjyqësor, është gjetur dhe konfiskuar marijuhanë, një peshore digjitale dhe mbetje nga marijuhana. Personi në fjalë është ndaluar në stacionin policorë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit dhe në koordinim me prokurorin publik ndaj tij do të ngritët padi adekuate.
Në kushtet kur Maqedonia e Veriut po përballet me mungesën serioze të fuqisë punëtore, edhe vetë politikanët drejtues po shtrojnë si opsion tërheqjen e fuqisë së huaj punëtore nga vendet e Lindjes së Afërt. Zv/kryeministri i Ekonomisë, Fatmir Bytyqi, ka konfirmuar se shumë kompani vendase ankohen se vështirë gjejnë fuqi punëtore. Zgjidhjen, siç tha ai, e sheh në importimin e punëtorëve nga vendet ku paga mesatare është 200 euro. Pavarësisht rritjes së pagës minimale, por edhe asaj mesatare, Maqedonia e Veriut, sipas tij ka nevojë për 10.000 punëtorë në vit, shkruan Deutsche Welle. “Ata po ikin për paga mesatare më…
Sot në moshën 82 vjeçare ka ndërruar jetë Muhamed Kaba, i njohur si Meti i Kabës, i cili njihet si kryetar i komunës së Dibrës për dy mandate në të kaluarën. Ai ishte një personalitet i shquar në komunën e Dibrës, që dibranët e njihnin si njeri me virtyte të larta njerëzore dhe shoqërore. arsimdashës, ekonomist dhe profesionist i perkryer, duke lënë gjurmë në menaxhim dhe funksionim me sukses të komunës. Biografia Muhamed Kaba u lind më 3.2.1941, në Dibër. Shkollën fillore e kreu në vendlindje,Dibër, në gjuhën shqipe. Shkollën e mesme-Teknikumin Ekonomik e kreu në Shkup, në gjuhën maqedone.…

