Author: Hamdi Kumanova

Moti sot do të jetë kryesisht me diell, do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugperëndimorë. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 17 deri në 22 gradë. Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me diell dhe vranësira të vogla, do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet në 5, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 22 gradë Celsiusë.

Lexo më Shumë

MPB-ja njofton se sot (23.03.2023) në lagjen Gazi Babë, Shkup, zyrtarë policorë të Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor – Departamenti për Hetime, kanë arrestuar shtetasin K.I.(34) nga Shkupi. Ai kërkohej me urdhër të Gjykatës Themelore Shkup 1 për vuajtje të dënimit me burg prej një viti për veprën penale “vjedhje e rëndë” nga neni 236 i Kodit Penal. Personi do të dërgohet në INK kompetent për vuajtjen e dënimit

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit në emër të deputetëve dhe në emrin e tij personal i uroi qytetarët, pjesëtarë të besimit islam ditën e parë të Ramazanit duke u dëshiruar agjërim të lehtë dhe të pranuar. Xhaferi thotë se agjërimi do të na ndihmojë të gjithëve të futemi thellë në vete, të gjejmë më të mirën në ne dhe ta përhapim dhe ndajmë me anëtarët tanë të afërm. “Më lejoni që në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe…

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi sot bëri thirrje te Inspektorati i Tregut që të sanksionojë prodhuesit në rast se konstatohet se buka që shitet me çmimi të ngrirë, respektivisht buka që shitet për 33 denarë, ka peshë më të vogël se më parë, shkruan TV21. Bytyqi tha se me ngrirjen e çmimit të bukës nuk është dëmtuar biznesi, pasi në të njëjtin çmim parashihet edhe fitimi i kompanive. “Nëse këto informata të cilat ju sot po i thonë, që sasia e bukës, vëllimi i saj është më i vogël nga që është i parashikuar dhe shitet me çmimin…

Lexo më Shumë

Një vajzë 6 vjeçe ka ndërruar jetë në Repartin e Fëmijëve në Klinikën e Manastirit, përcjell TV21. Informacionin për vdekjen e vogëlushes e kanë konfirmuar edhe nga Prokuroria. “Aktualisht nuk mund të japim më shumë informacion, derisa të përfundojë autopsia dhe të zbatohen të gjitha masat e nevojshme”, thonë nga Prokuroria. Jozyrtarisht, vajza ka qenë e shtrirë në repartin e Pediatrisë, me simptoma të gripit, me temperaturë dhe diarre, ndërkaq në spital ka marrë terapi dhe infuzion.

Lexo më Shumë

Ministrja e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska para 10 ditësh dërgoi në mision në Kosovë operativë të inteligjencës, por sapo shkelën atje, ata u ndaluan për rrethana të dyshimta, pretendojnë nga partia më e madhe opozitare në Maqedoni, VMRO-DPMNE. Dragan Kovaçki nga kjo parti akuzon LSDM-në dhe ministren Petrovska se e kanë sjellë shërbimin e sigurimit ushtarak në nivel talljeje. “Kanë tallur edhe shërbimin ushtarak të sigurisë dhe inteligjencës në Ministrinë e Mbrojtjes. Para 10 ditësh, operativët e inteligjencës ishin dërguar në Kosovë nga ministrja Slavjanka Petrovska, por në të njëjtën ditë ata arritën në Kosovë, ata u ndaluan për shkak…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski, sot nënshkroi marrëveshje për punësimin e Stefan Trpkovski i cili është personi i parë me Sindromin Daun që do të punësohet në këtë komunë, transmeton Almakos. “ Stefan i tregoi kryetarit të komunës për talentet e tij, për basketbollin që ka qenë dashuria e tij e parë, për kërcimin modern dhe për nxënien e vendit të dytë në Olimpiadën Speciale për kërcim, për notimin që 10 vite e ka si hobi. Tregoi se është duke u përgatitur për të notuar në Paraolimpiadën në Berlin, ku bashkërisht me tre persona tjerë do t`i mbroje ngjyrat…

Lexo më Shumë

Një lajm i mirë vjen për mërgimtarët nga Aeroporti i Shkupit. Tani nuk kanë nevojë të mërziten nëse do ti pres dikush në Aeroport apo nuk kanë njerëz për ti pritur. “Momo Rent a Car” që posedon vetura të reja mund të merrni çfarë do llojë veture me çmime tepër të lira dhe të sigurt. Vlen të theksohet se veturat janë me Karton të gjelbërt për Kosovë dhe Shqipëri, Full Kasko  dhe ZERO Kaucion. E keni më lehetë se kurrë,  vetëm rezervoni në numrin +389/ 71-226-999 nga Avioni direkt në shtëpi pa e lodhur askënd dhe ju del më lirë.

Lexo më Shumë

Kenia i ka njohur pasaportat e Kosovës. Kjo u bë e ditur nga kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli. “Ky është një moment historik për raportet diplomatike të Kosovës me Kenian”, tha Pacolli.

Lexo më Shumë

Nëse keni vënë re se jeni bërë  i ndjeshëm ndaj tingujve të caktuar, si: Nuk dëgjon tone të larta, Tingujt duken të mbytur, Keni vështirësi të kuptoni një bisedë kur rreth jush ka zhurmë, I kërkoni dikujt të përsërisë atë që ju tha, Flisni me zë më lartë Dëgjoni zhurmë në veshët tuaj Kjo do të thotë se keni dëmtuar dëgjimin. Këto probleme nuk prekin vetëm të moshuarit. Sipas një studimi rreth 80% e të rinjve midis moshës 13 dhe 18 vjeç dëgjojnë shpesh muzikë me zë të lartë, për të paktën…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot deklaroi se nuk është e saktë se ka deputetë nga shumica qeveritare, gjegjësisht nga LSDM-ja, të cilët janë kundër ndryshimeve kushtetuese. Sipas tij, atë që po e thotë opozita nuk ka bazë reale. Procesi i ndryshimeve kushtetuese, thotë Kovaçevski, nuk mund të jetë proces i shantazheve dhe i politikës ditore, por se ky duhet të jetë proces i një konsensusi të gjerë shoqëror dhe politik. “Së pari nuk do t’i komentoj qëndrimet e opozitës. Për qëndrimet e tyre do t’i pyesni ata. Ata kishin në dhjetor dhe në janar dhe deri në mes të shkurtit deklarata…

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur që Agim Ademit t’i caktohet masa e arrestit shtëpiak për një muaj. Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës u shoqërua sot me autoambulancë në gjykatë. Ademi është dërguar dje në mbajtje për 48 orë, por që nga dje ka qenë i shtrirë duke kryer teste ekzaminime mjekësore. Agim Ademi u arrestua dje nën dyshimin për veprat “Keqpërdorim i besimit” dhe “Shmangie nga Tatimi”. Sot, në raportin e policisë u tha se Ademi dyshohet për keqpërdorim të buxhetit të Federatës së Futbollit.

Lexo më Shumë