Author: Hamdi Kumanova

(Analizë nga portali ekonomik Pari: Cilat ishin fitimet dhe pagat në tregtinë e duhanit në kulmin e pandemisë?) Lajmi për të ardhurat më të mëdha që raportohen në Drejtorinë e të Ardhurave Publike dhe që ky institucion i shpall çdo vit, ngjall vëmendjen e madhe të opinionit. Ajo që drejtoresha e DAP, Sanja Lukarevska, e kishte njoftuar në mars është se pagën më të lartë bruto vjetore në vitin 2021 e ka pasur një qytetar nga Shkupi, njofton pari.mk, transmeton PRESSonline.mk Paga është realizuar në aktivitetin e tregtisë me shumicë të produkteve të duhanit dhe në nivel vjetor arrin në…

Lexo më Shumë

-Nëse nuk doni që të gjithë të rinjtë të shkojnë në Evropë, atëherë duhet ta sillni Evropën këtu dhe kjo mund të bëhet me anëtarësimin në BE, këtë e tha sot ministrja e Punëve të Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock në Shkup, përcjell TV21. Ajo tha se personalisht ka respektin dhe mirënjohjen për kompromiset që ka bërë Maqedonia e Veriut për të trasuar rrugën për anëtarësim në BE. “Tani kur bëhet fjalë zbatimin e asaj për të cilën është arritur marrëveshje, kur me të vërtetë duhet të ndryshohet Kushtetuta, atëherë mundem vetëm të iu inkurajojë, dhe jo vetëm si përfaqësuese…

Lexo më Shumë

Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit në lagjën e Trimave në Kumanovë edhe sivjetë vërejmë një gjest human, shkruan Open-TV. Prej sot, në Lazi Market do të ndahet bukë falas për familjet e varfëra. Ky është viti i nëntë me radhazi që në këtë market ndahet bukë falas. Shumën e paguan një person i cili nuk dëshiron publicitet. (Open-TV)

Lexo më Shumë

Ndërveprueshmëria dhe digjitalizimi i shërbimeve publike ishin fokusi i takimit të sotëm të punës ndërmjet ministrit të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës Azir Aliu dhe drejtorit të Fondit për Sigurimit Pensional dhe Invalidor Arsim Hasani. Portali për shërbime elektronike do të pasurohet me 16 shërbime të reja digjitale për Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor. Procesi është në fazën përfundimtare dhe pritet që e- shërbimet të jenë në dispozicion të qytetarëve dhe kompanive në portalin Nacional të e- shërbimeve në muajin prill. Ky është konkluzioni i takimit të sotëm ku morën pjesë ekipet e IT-së, të të…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti ka takuar E. T. Andrea Silvestri, ambasador i Italisë, një nga miqtë më të mëdhenj të vendit tonë dhe veçanërisht mbështetës i sistemit shëndetësor. Marketing Shumë faleminderit për bashkëpunimin dhe mbështetjen e deritanishme, për numrin e madh të projekteve dhe donacioneve. Diskutuam për sfidat aktuale, reformat dhe përmirësimin e shërbimeve shëndetësore, për të cilat ambasadori shprehu gatishmërinë për mbështetje të mëtejshme. Ne mbetemi të përkushtuar, në bashkëpunim me miqtë tanë, të punojmë së bashku për të arritur vlerat evropiane në sistemin shëndetësor, theksoi ministri Mexhiti.

Lexo më Shumë

Për të shtatin vit me radhë edhe sivjet në furrën “Eja Bereqeti” në Tetovë do të shpërndahet bukë falas për familjet në nevojë për Iftar dhe Syfyr. Aksioni bamirës realizohet me ndihmën e biznesmenëve vendorë dhe mërgimtarëve, shkruan Lideri.mk. “Elhamdulilah: Mèshiroj ata qe janè në tokë, që të mëshirojë Ai që është në qiell” Tè nderuar besimtar Ky èsht viti i shtatè me radhe qè bashk me disa shok me disa ndermarje nga Tetova dhe ne bashkpunim me disa mergimtarè qè edhe kètè vitè nè kètè muaj te bekuar të Ramazanit ,tè ju qèndrojm pranè atyre qè janè ne nevojè…

Lexo më Shumë

KREDIA DESTINOHET  PËR KOMPANITË E DIGJITALIZIMIT DHE TRANSFORMIMIT DIGJITAL Kryeministri Dimitar Kovaçevski së bashku me ambasadoren e Zvicrës, Veronika Ulman Marti, dhe drejtorin e Bankës Zhvillimore, Kire Naumov, promovuan linjën e re kreditore për digjitalizim dhe transformim digjital për kompanitë. Kovaçevski në fjalën e tij theksoi se qëllimi i qeverisë është që vendi të ecë përpara, të ketë rritje dhe zhvillim të fuqishëm ekonomik. Banka Kombëtare për Zhvillim prezantoi linjë të re kredie e cila është e destinuar për kompanitë e digjitalizimit dhe transformimit digjital. Kredia parasheh kushte të favorshme për kompanitë edhe atë me norma të ulëta të interesit,  shfrytëzues të së cilës mund të jenë kompanitë…

Lexo më Shumë

Dje në hapësirat e komunës, në një ceremoni solemne, kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari ia ndau çmimin “Qytetar nderi i Gostivarit”, kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Me propozim të kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari në seancën e 19-të të Këshillit Komunal në shkurt të këtij viti, kryetari i Bashkisë së Tiranës u shpall qytetar nderi me unanimitet votash, ndërsa sot çmimi iu nda edhe zyrtarisht në Gostivar. Fjalim rasti mbajti kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari i cili u shpreh se Tirana tashmë është shndërruar në kryeqytet evropian dhe se është surprizë e…

Lexo më Shumë

Zyrtarët e policisë të SPB-Tetovë, dje (22-mars) rreth orës 18:50, në rrugën Bllagoja Toska në Tetovë, kanë privuar nga liria 21-vjeçarin A.I. nga fshati Mateç i Kumanovës, pasi që gjatë kontrollit të kryer ndaj tij është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të përpilohet parashtresë përkatës.TS

Lexo më Shumë

Dje (22-mars) rreth orës 16:25 në rrugën “Major Çede Filipovski” në Gostivar, punonjësit policorë të SPB Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë privuar nga liria 52-vjeçari L.M. nga Gostivari, i cili ka qenë i raportuar nga ish-bashkëshortja dhe avokati i saj se ai është sjellë në mënyrë agresive dhe i ka kërcënuar. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, thuhet në kumtesën e SPB-Tetovë.

Lexo më Shumë