27 vendet anëtare të BE kanë mbeshtetur marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë në Ohër. Në konkluzionet e takimit të Këshillit Europian u kërkua nga palët të implementojnë pa humbur kohe të gjitha pikat e marrëveshjes. “Këshilli Evropian mirëpret Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe Aneksi i Zbatimit të saj, të arritur në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja i udhëhequr nga Përfaqësues i Lartë, si pjesë integrale e tyre rrugët përkatëse evropiane, dhe u bën thirrje të dyja palëve që të zbatojnë me lehtësi dhe në mirëbesim detyrimet e tyre përkatëse”, thuhet ne…
Author: Hamdi Kumanova
Gjatë ditës së djeshme një burrë është therur me thikë në rrugën “Agim Ramadani” në Viti. Viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar nga policia. “Rruga “Agim Ramadani”, Viti 23.03.2023-12:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ka sulmuar fizikisht me mjet të mprehtë viktimën mashkull kosovar me ç’rast i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima pas marrjes së tretmanit mjekësor është liruar ndërsa, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia e Vlorës ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale. Në një njoftim për media, blutë bëjnë me dije se kanë marrë një denoncimi se një 28-vjeçar po lëvizte me një automjet dhe se kishte kallashnikov për të kryer një vrasje. Pas kësaj, ata janë vënë në lëvizje, ku kanë bërë të mundur arrestimin e të riut, ndërsa ka proceduar penalisht dy pasagjerët e tjerë, për moskallëzim krimi. Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi edhe kallashnikovin, me të cilin do të kryhej vrasja. Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Aleksandria”. Parandalohet një ngjarje e rëndë…
Një 9-vjeçar nga Kina theu një rekord botëror Guinness kur ai arriti një kohë mesatare prej 4.69 sekondash në përpjekjet e tij për të zgjidhur një kub Rubiku3x3x3. I riu Yiheng Wang bëri pesë përpjekje më 12 mars në ngjarjen Yong Jun KL Speedcubing 2023 në Kuala Lumpur, Malajzi, dhe regjistroi kohët prej 4.35, 3.9, 4.41, 5.31 dhe 6.16 sekonda. Rregullat e Shoqatës Botërore të Kubit kërkonin që kohët më të shpejta dhe më të ngadalta të zbriteshin gjatë llogaritjes së mesatares, duke i dhënë Yiheng një kohë mesatare prej 4,69 sekondash. Rekordet Botërore të Guinness-it thanë se djali theu…
Me rezervat e saj të armëve të epokës sovjetike, Bullgaria, shtëpia e një industrie të lulëzuar armësh, mund të jetë një aleat kyç i Ukrainës, e cila është trajnuar dhe pajisur me armë të tilla në luftën e saj kundër forcave pushtuese ruse.Bullgaria aktualisht ka parlamentin e shpërbërë dhe do t’i zhvillojë zgjedhjet parlamentare me 2 prill të cilat janë zgjedhjet e pesta të parakohshme në dy vjet. Në këtë kohë të pasigurisë politike, qeveria në detyrë nuk është në disponim që t’i ofrojë ndihmë me armë vdekjeprurëse Kievit.Këtë e ka shfaqur edhe presidenti bullgar, Rumen Radev, i cili njihet…
Gjiganti metalurgjik, Trepça ka hapur rreth 100 vende të lira të punës. Është hapur konkurs i brendshëm për punëtorë në Minierë./arbresh.info/ KËTU mund të aplikoni:
Lionel Messi shënoi golin e 800-të në karrierën e tij në fitoren e Argjentinës përballë Panamanë në Buenos Aires. Shtatë herë fituesi i topit të artë e gjeti rrjetën direkt nga gjuajtja e lirë në minutën e 89-të për të vulosur fitoren 2-0. Ky ishte goli i 99-të i Messit në karrierë me ndërkombëtare, ndërsa ai ka shënuar edhe 701 të tjera me klube. Barcelona 778 (Ndeshje) 672(Gola) PSG 66 (Ndeshje) 29 (Gola) Argentina 173 (Ndeshje) 99 (Gola) Total 1017 (Ndeshje) 800 (Gola)
Zbatimi i marrëveshjes së Ohrit i hap rrugën njohjes së Kosovës nga pesë vendet e BE-së. Por Beogradi nuk do të zbatojë pjesët e marrëveshjes që lidhen me anëtarësimin e Kosovës në OKB.Prishtina zyrtare i kërkoi komunitetit ndërkombëtar që ta penalizojë Serbinë për shkeljen e Marrëveshjes së Ohrit, pasi Presidenti serb Vuçiq tha se “nuk do të zbatojë pjesët e marrëveshjes që kanë të bëjnë me anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara”, kurse të tjerat po. Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, ka thënë se nëse marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë zbatohet, kjo do t’i hapte rrugën njohjes së…
Mbi 1 milion njerëz protestuan në Francë, të enjten, kundër reformave të pensioneve. Në Paris, disa protestues që po mbanin maska të zeza u përplasën me policinë, pasi sulmuan të paktën dy restorante, një supermarket dhe një bankë. Policia, e goditur nga kokteje molotovi dhe sende të forta, përdori gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Një mjegull gazi lotsjellës mbuloi një pjesë të Pallatit të Operës, ku protestuesit u mblodhën në fund të marshimit. Sipas Ministrisë së Brendshme, ishin rreth 1,500 protestues të dhunshëm. Dhuna shpërtheu edhe në marshime të tjera, veçanërisht në qytetet perëndimore të Nantes,…
Gjatë vizitës së tij në Britaninë e Madhe, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar edhe një bashkëbisedim me në auditorin e Institutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Chatham House. Kjo e fundit njihet gjithashtu si Instituti Mbretëror i Çështjeve Ndërkombëtare dhe është një institut i pavarur politikash me seli në Londër. Edhe pse një ditë pas takimit me kryeministrin, Sunak, Rama nuk i ka kursyer ironitë ndaj përqasjes së autoriteteve britanike ndaj emigrantëve shqiptarë. “Nëse rusët do të pushtojnë Britaninë, ju ejani tek ne, ne do t’ju mbrojmë nga Putini dhe nga Suella Braverman të dy, kjo është e sigurt, do t’ju…
Një kontraktor amerikan humbi jetën dhe 5 ushtarë mbetën të plagosur si pasojë e një sulmi me dron në një baza ushtarake që ndodhet në verilindje të vendit. Pentagoni reagoi menjëherë për këtë ngjarje të rëndë dhe shefi i tij Lloyd Austin e drejtoi gishtin nga forcat elitë të sigurisë iraniane për organizimin e këtij sulmi. Pas kësaj avionët amerikanë u ngritën në fluturim gjatë natës dhe u kundërpërgjigjën duke bombarduar disa struktura që dyshohet se përdoreshin nga rojet revolucionare islamike të Iranit në Siri. Në njoftimin për sulmit gjatë natës, Austin tha: “Ky reagim erdhi në përgjigje të sulmit…
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi njofton se nga java e ardhshme do të ketë ulje të çmimit të miellit. Përmes një statusi në Facebook, ai ka treguar se shteti ka kompani me përgjegjësi shoqërore “Sot u informova se nga java e ardhshme do të ketë ulje shtesë të çmimit të miellit, nga prodhuesit tanë! closevolume_off Shteti jonë ka kompani me përgjegjësi shoqërore!”, shkruan Bekteshi në profilin e tij në facebook.

