Author: Hamdi Kumanova

Dje (23-mars) në ora 18:00 personi A.S.(40) nga Tetova, në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 17:00 në rrugën “Dimo Gavrovski” në Tetovë, ku ishte duke kryer detyrimet e tij të punës, është sulmuar fizikisht nga një person që e njihte. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar.

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot ka zhvilluar takim me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së të akredituar në vend. Ministri bëri një pasqyrim të zhvillimeve të fundit në planin e jashtëm, me theks në agjendën tonë evropiane dhe mbajtjen e Këshillit të Stabilizim-Asociimit për herë të parë në Maqedoninë e Veriut, takimi në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi në Ohër, si dhe vizitën e djeshme të shefes së diplomacisë gjermane, me çka BE-ja përcolli porosinë se Maqedoninë e Veriut e konsideron partner kredibil. “Mbajtja e Këshillit të Stabilizim-Asociimit javën e kaluar për herë të parë në Shkup,…

Lexo më Shumë

-Është e udhës, është me një procedurë demokratike që të vazhdohet të debatohet mbi këtë çështje, këtë e tha sot sekretari organizativ i BDI-së, Blerim Bexheti në lidhje me mbledhjen e BDI-së mbi raportin për punën e ekzekutivit, përcjell TV21. Bexheti tha se debati mbi punën e ekzekutivit është në procesverbalin e mbledhjes së kaluar dhe se pritet të vazhdojë. “Pres që të vazhdohet me atë pikë të rendit të ditës ku duhet të shqyrtohet llogaridhënia, e arritura e ekzekutivit nga radhët e BDI-së, ku është edhe pjesë e procesverbalit dmth që të vazhdohet, bile duheshte të vazhdojë që në…

Lexo më Shumë

Nga MPB bëjnë të ditur se gjatë ditës së djeshme është raportuar se në shtëpinë e një 30-vjeçari nga Prilepi janë gjetur 50 granata dore nga Lufta e Parë Botërore, përcjell TV21. Nga MPB shtojnë se granatat janë prodhim i Italisë. “Më datë 23.03.2023 në ora 13.40 në SPB-Manastir, B.I.(30) nga fshati Kanatllarc i Prilepit ka raportuar se gjatë punimeve ndërtimore në oborrin e tij në fshatin Kanatllarci ka gjetur 50 granata dore të prodhimit italian me origjinë nga Lufta e Parë. Bombat janë marrë nga një person i autorizuar nga Drejtoria e Mbrojtjes dhe Shpëtimit”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë

Në pikëpagesën para Tetovës, në autostradën Gostivar – Tetovë sot në mëngjes rreth orës 7, policia konfiskoi sasi të madhe të drogës dhe arrestoi dy dilerë të dyshuar, informuan për MIA-n burime të MPB-së. Ata konfirmojnë se po vijon aksioni policor, ndërsa detaje paralajmërojnë pas përfundimit të tij. Burimet e njëjta bëjnë të ditur se ky është një nga vargu i aksioneve të cilat këto ditë i zbaton policia për çrrënjosjen e tregtisë së paligjshme me drogë.

Lexo më Shumë

Të ftuar në emisionin Klan Debat janë disa nga studentët e UEJË-së në Tetovë e që vijnë nga vendet aziatike si Taxhikistani dhe Pakistani. Njëra nga studentet, Reena Ali, tregon rreth ngjashmrive mes popujve dhe dallimet. Ajo thotë se tetovarët janë shumë mikpritës, përcjell Shqip, ndërsa shton se kanë ngjashmëri në kulturë. Dallimet e shumta janë tek gjuha dhe ushqimi, sipas studentes Ali. “Kur flas për Tetovën, shumica e njerëzve atje janë myslimanë, kështu që jemi shumë të ngjashëm kulturalisht. Por përveç ngjashmërive ka edhe disa dallime. Tashmë kam vizituar edhe vende të tjera, si Shkupin, Matkën, Kodrën e Diellit,…

Lexo më Shumë

Sot në Qendrën Klinike të Shkupit është përuruar rinovimi i Klinikës së Gastroenterohepatologjisë, që është financuar nga SHBA-të, përcjell TV21. Ambasadorja e SHBA-së në Shkup Angela P. Aggeler tha se ky projekt ka përfunduar një vjet më herët ndërsa shtoi se për këtë projekt janë ndarë 400.000 dollarë. “I gjithë kati i kësaj klinike gastrike është rinovuar plotësisht dhe në mënyrë të konsiderueshme e përmirëson jo vetëm kapacitetin por edhe nivelin e shërbimit që ofron për të gjithë që vijnë këtu. Siç thash, SHBA përmes Komandës Evropiane të SHBA-së ka dhuruar 400.000 dollarë për renovimet dhe ky është vetëm një…

Lexo më Shumë

Dje (23- mars) nga ora 11:30 deri në ora 15:00 në disa lokacione në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB- Tetovë në bashkëpunim dhe koordinim me përfaqësuesit e Qendrës për Punë Sociale kanë zhvilluar aktivitet për trajtimin e lypjes si fenomen ilegal dhe antisocial. Në aksion janë sanksionuar 4 gra dhe një mashkull nga Tetova dhe Shkupi me parashtresa përkatëse në pajtim me Ligjin për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike (neni 24). Tre nga gratë ishin së bashku me fëmijë të mitur.

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), me konkluzion të Qeverisë, është duke zbatuar procedurën për ndryshimin e vendimit për çmimet e formularëve për nxjerrjen e dokumenteve personale. Momentalisht formularët lëshohen me çmimet që kanë qenë të vlefshme deri më tani, njoftoi ministria për 360 Gradë. Me vendimin, ndryshojnë çmimet dhe do të aplikohen kur vendimi të botohet në “Fletoren Zyrtare” dhe të hyjë në fuqi. Çmimi i pasaportës për personin deri në 27 vjeç do të mbetet i pandryshuar dhe do të jetë 1.500 denarë, por pasaporta për personin mbi 27 vjeç do të jetë 2.000 denarë, që është një…

Lexo më Shumë

Punonjësit e Ministrisë së Kulturës, Administratës për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Agjencisë së Filmit janë mbledhur sot në një protestë para Ministrisë së Financave, duke shprehur pakënaqësi për të ardhurat e tyre mujore. Siç tha kryetari i Organizatës sindikale në Ministrinë e Kulturës së UPOZ-it, Branko Kostovski, pagat e pothuajse 70 për qind të të punësuarve në këto tri institucione janë nën pagën mesatare në vend, ndërsa diferenca me pagat e të punësuar në pozita të njëjta në institucionet nga lëmia e kulturës është 10 mijë denarë. Ai shtoi se organizata sindikale në varësi të Ministrisë së Kulturës tashmë…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se të gjitha institucionet kompetente po punojnë për të zbardhur rastin e vdekjes së vajzës 6 vjeçe në spitalin e Manastirit, shkruan TV21. Kovaçevski tha se në bazë të fakteve duhet të vërtetohet se çka ka ndodhur dhe të ketë sanksione nëse nuk është vepruar në mënyrën e duhur nga përgjegjësit. “Tashmë është nisur procedurë, respektivisht ka nisur kontrolli i jashtëzakonshëm për atë që ka ndodhur në Manastir. Drejtori i Spitalit të Manastirit tashmë është rrugës për në Shkup ku do të ketë takim me ministrin dhe zv/ministrin dhe është informuar edhe Prokuroria Publike rreth këtij…

Lexo më Shumë